Luçiq: Sulmi kryesor ndaj Telekomit në Kosovë ishte në gusht, e zgjidhëm me ndihmën e SHBA

Vladimir Lučić
Burim: Kosovo Online

Drejtori i përgjithshëm i Telekom Serbisë, Vladimir Luçiq, tha sot se kompania nuk ka ndërmend të shesë asnjë aksion, por ka plane për zgjerimin e biznesit të saj, duke shtuar se kanë problem të bëjnë biznes në Kosovë që kur është në pushtet regjimi i Albin Kurtit, raporton Euronews Serbia.

Luçiq tha se kompania Telekom në territorin e Kosovës e ka problem të bëjë biznes pasi në pushtet është regjimi i Albin Kurtit, qëllimi i të cilit është t'ia vështirësojë jetën komunitetit serb dhe të mbyllë kompanitë serbe.

“Sulmi kryesor ndaj Telekomit ishte në gusht, por ne arritëm ta zgjidhim atë me ndihmën e administratës amerikane”, tha Luçiq për televizionin Happy.

Sipas tij, janë tentuar edhe kufizimi i aktiviteteve të Telekomit dhe zbatimi i ligjit në mënyrë retroaktive për të gjobitur kompaninë me 1.5 milionë euro për blerjen e katër operatorëve.

Luçiq tha në televizionin Happy se në vitin 2024 me siguri do të ketë rigrupim në Ballkanin Perëndimor dhe se disa operatorë të tjerë do të shesin aksionet e tyre, por jo Telekom.

“Të ardhurat tona do të jenë afër dy miliardë euro këtë vit dhe Telekom Srbija duhet vetëm të zgjerojë biznesin e saj”, tha Luçiq, duke hedhur poshtë akuzat për shitjen e 20 për qind të aksioneve, që do të humbiste kontrollin mbi biznesin.

Siç thotë ai, United Group ka gjashtë vite që merret me Telekomin dhe ajo kompani po zgjerohet.

“Do të jetë interesante të shihet se kush do t'i shesë të gjitha aksionet këtë vit”, tha ai dhe përsëriti se Telekomi po merret me biznesin dhe rezultatet e tij.