Mandiq: Sistemi EES që pamundëson punën e shoferëve profesionistë, do të bllokojmë kufijtë derisa të na lejojnë

Predsednik Udruženja prevoznika Srbije Neđo Mandić
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Shoqatës së Transportuesve të Sërbisë Negjo Mandiq i cili me kolegët nga Mali i Zi dhe B&H njoftoi bllokimin e vendkalimeve kufitare të hënën e 26 janarit drejt BE, thotë për Kosovo onlajn se zbatimi i Sistemit hyrje-dalje nga Unioni (EES) në praktikë nuk e rëndon, por pamundëson punën e shoferëve profesionistë të Ballkanit Perëndimor dhe se pasojat mund të jenë katastrofike si për ekonominë ashtu dhe për qytetarët.

Mandiq bën të ditur se i tillë regjim pune më parë do të çojë në rrënimin e të punësuarve dhe punëdhënësve të tyre.

"Ai nuk e rëndon, e pamundëson sepse atë çka mund të punojmë pak as për pronarin e biznesit as për shoferin e tij nuk do të thotë asgjë. Ky është rrënim. As shoferi nuk do të marrë rrogën prej të cilës mund të jetojë me dinjitet, as punëdhënësi nuk do të jetë në gjendje të paguajë detyrimet e tij dhe në fund as të njëjtën rogë", tha Mandiq.

Sipas fjalëve të tij, transportuesit duhet të punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa mbyllja e firmave do të kishte pasoja për ekonominë.

"Ne duhet ose të punojmë me kapacitet të plotë ose të ndalojmë, duke pasur parasysh atë se punëdhënësit tanë kanë investuar shumë të holla dhe kanë detyrime ndaj punëtorëve të tjerë, jo vetëm ndaj shoferëve. Egziston numër i madh kostosh të tjera që janë aq të mëdha sa pa punë serioze nuk ka biznes pozitiv dhe pa këtë të fundit kompania duhet të mbyllet. Ne këtë nuk e dëshirojmë sepse kjo do të kishte pasoja të këqija për ekonominë tonë", vuri në dukje ai.

Mandiq u shpreh dhe për vonesat afatgjata në kufij.

"Kur nisemi, presim në kolona-ndonjëherë 24 orë, diku 48, madje edhe 72 orë. Në kthim e njëjta dhe kjo na pamundëson të përshkojmë kilometra të mjaftueshëm dhe të arrijmë realizimin për shkak të humbjes së madhe të kohës tekdoganierët e huaj e vendas dhe vonesave të ndryshme që mund të shmangeshin", tha ai.

Shtoi se futja e sistemit elektronik do të kufizojë më tej punën.

"Më parë ne nuk na kontrollonin dhe ky është sistem ngarkese elektronike. Kur mbushni 90 ditë-nuk ka hyrje dhe kjo mbushet për tre deri në katër muaj çka do të thotë se dy muajt e ardhshëm nuk ka punë”, theksoi ai.

Duke folur për pasojat, paralajmëroi se ato do të ishin "katastrofike".

"E para, asnjë investitor i huaj nuk do të mund të respektojë detyrimet e veta sepse nuk do të ketë transport të sigurt. Ne jemi relativisht të lirë, mjaft efikas dhe të organizuar. Të huajt nuk mund ta bëjnë këtë, sepse nuk kanë interes. Ata udhëtojnë në hapësirën pa kufij dhe dogana dhe kalojnë 15,000 kilometra, dhe mund të paguajnë transportin, paguajnë të gjitha detyrimet dhe sërish fitojnë, ndërsa ne mund të kalojmë 8,000 deri në 9,000 kilometra. Nëse fillojnë të vozisin prej këtej dhe ata do të kalojnë edhe 8,000 kilometra çka do të thotë çmim i dyfishtë. Kjo prek punëdhënësit dhe kur prek atë, prek dhe popullatën sepse çdo kosto në fund i kalon konsumatorit përfundimtar", tha ai.

Duke komentuar mesazhet nga Bashkimi Europian, Mandiq tha se mungon përgjigja.

"Kjo është e njëjta përgjigje që kemi marrë dy vite të shkuara. Kjo përgjigje është e pakuptimtë. Ata thonë se nuk ka ndryshim, ndërsa në Marrëveshjen e Shengenit thuhet se mund të ndryshohet dhe plotësohet. Duket se dikush është përshtatur me një jetë të rehatshme pa asnjë detyrim për të punuar. Nuk do ta nisin iniciativën që po fillojmë, por është më e lehtë të ofrohen zgjidhje që janë të pazbatueshme dhe pa interpretimin e nevojshëm se shoferët nuk janë popullsi civile, por njerëz në punën e vet. Puna e tij është të vozisë nga Sërbia apo vende të tjera ballkanike për në Europë dhe anasjelltas dhe ky rregull nuk duhet të lidhet me të", tha bashkëbiseduesi ynë.

Duke folur për zgjidhje të mundshme, tha se ajo egziston.

"Ka njëqind zgjidhje, nga më e thjeshta: vendosni sërish vizën afatgjate për shoferët për ata profesionistë-me tre ose pesë vjet që do t’u mundësojë numër të pakufizuar hyrje-dalje dhe atëherë nuk do të ketë probleme. Ne kemi propozime, por më e mira është të bisedojmë dhe çdokush nga ana e vet të propozojë atë që i përshtatet më mirë, që në fund të gjejmë zgjidhje kompromisi, të zgjidhim problemin dhe të mos ketë më nevojë për protesta", tha ai.

Theksoi se bllokadat nuk janë qëllimi, por prej tyre nuk tërhiqen.

"Në takimin me Von Bekeret, thashë se nuk do të ketë bllokada, vetëm le të na përcjellin letër dhe të na ftojnë në takim, me angazhim të përbashkët që në harkun kohor të 60 ditëve të arrijmë kompromis dhe gjejmë zgjidhje. Nëse nuk shkohet deri tek kjo, ne do të presim derisa të na lejojnë të hyjmë në BE. Ne do të sjellim kamionë të ngarkuar në kufi, por shoferi e di se hyrja do të thotë rreziku i kontrollit, deportimit, arrestimit dhe se do të ketë pasoja dhe ne nuk kemi të drejtë ta detyrojmë ta bëjë këtë. Dhe ai sigurisht që nuk do ta bëjë, sepse ajo që ka ndodhur kohët e fundit, vetëm në Rostok, është vërtet më shumë se katastrofike", tha Mandiq, duke treguar arrestimin e tetë shoferëve nga Sërbia për tejkalim të afatit të qëndrimit.