Mbahet meshë për fëmijët e vrarë në Bistricë; Dakiq: Përherë do të ketë shpresë që autorët do të përgjigjen
Me meshën që u mbajt në kishë, e më pas në varret e fëmijëve të vrarë Ivan Jovoviq dhe Panto Dakiq, në Gorazhdevc sot u shënua 23 vjetori i krimit ndaj fëmijëve sërbë në lumin Bistricë.
Meshën në kishën e Lindjes së Virgjëreshës së Bekuar, e mbajti Peshkopi Ilarion i cili tha se mund të thuhet se tashmë jemi 23 vite afër takimit me Ivanin dhe Panton.
"Unë e di që jeta juaj u këput atëherë dhe se nuk do të jetë kurrë e njëjtë me atë që ishte më parë kur dikush, kur vdekja dhe krimi, morën fëmijën, por ja ku po ju lutem të gjithëve, para së gjithash prindërve të Ivanit dhe Pantos, vëllezërve, motrave dhe të afërmve tuaj e të gjithë ju këtu që rroni sipas ringjalljes dhe të matni kohën nga ajo pikë, nga pika e ardhjes së Krishtit", tha ai.
Peshkopi Ilarion apeloi tek vendasit që të qëndrojnë në tokat e tyre stërgjyshore dhe të ruajnë pronat e tyre.
"Përpiquni të ruani trashëgiminë tuaj stërgjyshore, veçanërisht këtë tokë që është spërkatur me gjakun e Ivanit dhe të Pantos. U jemi borxhlinj atyre të qëndrojnë këtu, të mos e shesin lirë, nëse mundem t’a them dhe gjaku i fëmijëve tanë aty i derdhur pafajësisht, ai na lidh", tha ai.
Theksoi se "për të gjithë Kosova e Metohia është plagë e hapur".
"Por le të mund të dalim nga ajo plagë e hapur, në jetën e përjetshme, që nga plaga të shkëlqejë bekimi, le të shkëlqejë shërimi dhe gëzimi nga plaga. Jeta ka kuptim vetëm nëse është e rëndë, atëherë ajo ka thellësinë e vet, sepse siç thotë vetë fjala-ka peshë. Kështu që Zoti na dhëntë forcën që të jemi në gjendje dhe të dimë si të moçmit tanë të mbajmë peshën e jetës, të mund të ndiejmë dhe atë përmes lehtësinë e asaj zgjedhe të Krishtit", tha ai.
I jati i Pantos së vrarë, Milisav Dakiq, tha se për 23 vite krijoi përshtypjen se bashkësia ndërkombëtare është shumë më e keqe dhe më e dëmshme sesa vrasësit e fëmijëve.
"Këta njerëz që e bërën këtë, i sollën dhe kryen vrasje. Jo vetëm fëmijët tanë në Bistricë, por sigurisht që u bë në mbarë Kosovën, vrasja e kositësve për të mos përmendur të gjithë", tha ai.
Theksoi se përherë do të shpresojë që autorët e këtij krimi do të mbajnë përgjegjësi.
"Për sa më përket mua, përherë do të ketë shpresë, por nga kjo bashkësi ndërkombëtare dhe ata mjeranë, nuk ka asgjë", tha Dakiq.
Vëllai i Pantos, Nemanja, ishte vetëm tetë vjeç kur ndodhi krimi dhe ishte me vëllain e tij në Bistricë, por, sikurse thotë, kujton gjithçka.
"Pyetëm babanë nëse mund të shkonim të freskoheshim në Bistricë. Na tha të shkonim për gjysmë ore dhe u nisëm. U lamë pak. Ndërkohë vëllai nga ana tjetër e Bistricës kaloi andej dhe ndezi zjarr me Bogdan Bukumiriq. Ishte pak ftohtë dhe po dilnin re të zeza, sikur të paralajmëronin ndonjë tragjedi të madhe. Të paktën kështu e kujtoj. Pashë të kalonin dhe u afrova me ta. Isha me vëllanë. Bogdani ishte përmes rrugës së zjarrit. Vetëm dëgjuam të shtëna. Degët u drodhën. Në atë kaos të gjithë nisën të shkonim në anën tjetër të lumit ku ishte fshati, aty kishte lartësi nga ai ledh i krijuar nga lumi, kështu që ishte e vështirë, rrëshqisnim nëpër atë argjilë, ato vena. Më pas arritëm te teli, ku u gërvishtëm, ishim të gjithë të përgjakur. Dhe unë, në gjithë atë kaos dhe rrëmujë, e shikoja disi tim vëlla përpara meje sikur të ishte një lloj guide dhe rruge shpëtimi, por në fakt ai ra aty, pikërisht pranë zjarrit” kujton Nemanja. Plumbi, thotë ai, i kaloi nëpër kokë.
"Qëndrova në atë pjesë të Bistricës. Im atë më gjeti aty duke u rrotulluar, ashtu si të humbur, e më pas më çoi në shtëpi. Dhe babai pastaj vazhdoi me të rrugës për në spital, ku i’u nënshtrua torturave të ndryshme nga KFOR dhe forcat e sigurisë që ishin të pranishme në spital në ato momente", thotë Nemanja.
Turneu ruan kujtimin
Në shenjë kujtimi të dy djemve të vrarë nga Gorazhdevci, para katër vitesh u nbajt turne përkujtimor i futbollit të vogël nën emërtimin "Kujtim për Ivanin dhe Panton".
"Pjesmarrje e madhe ekipore të ekipeve përreth Prishtinës, Zveçanit, Mitrovicës, Kosova veriore, kemi ekipe nga Novi Sadi, nga Bjelina, si dhe shumë të tjera. Nuk është aq i rëndësishëm për ne numri i ekipeve, sesa njerëzit që vijnë të njihen me figurat, sikurse ishin Ivani dhe Panto dhe të marrin me vete disa kujtime që ne do të flasim për to në dritën më të mirë të mundshme", tha ai.
Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë, Borisllav Tajiq, deklaroi se të shtënat ndaj Ivanit dhe Pantos dhe fëmijëve të tjerë pranë Bistricës, ishin të shtëna ndaj gjësë më të shenjtë që kemi.
"Goditje tek e ardhmja jonë, në pafajësinë fëminore, në të drejtën për jetë dhe identitet, në qëndrimin dhe mbijetesën në shtëpitë e tyre, në kohëzgjatjen dhe egzistencën shekullore në këto vise. Ajo çka e bën këtë plagë edhe më të thellë, është heshtja e tmerrshme dhe e turpshme e drejtësisë ndërkombëtare. Bëhet fjalë për një nga krimet më të rënda të kryera ndaj sërbëve në krahinën pas ardhjes së misionit ndërkombëtar në Kosovë e Metohi. Autorët deri më sot nuk janë gjetur dhe kjo është përgjegjësi dhe njollë në fytyrën e të gjithë atyre që ndalën hetimin me një spegim të turpshëm për mungesën e supozuar të provave", tha ai.
Tajiq theksoi se Sërbia përherë do të jetë e përkushtuar për të ditur të vërtetën dhe për të procesuar krimin në Gorazhdevc, por dhe në Livadicë, Obiliq, Stari Gracko, Cërnicë dhe në vende të tjera, me dëshirën që të gjitha viktimat të marrin vendin e merituar, familjet të vërtetën për të rënët e tyre, ndërsa autorët ndëshkimin e merituar.
"Ne sot nga ky vend gjithashtu themi se për krimet ndaj fëmijëve nuk ka parashkrim. Emrat e Pantos dhe Ivanit, lëndimet e Draganës, Markos, Bogdanit dhe Gjorgjes, janë dëshmitarë dhe paralajmërime të përjetshme për mbarë botën. Me tubimin e sotëm jemi këtu për të treguar se krime të tilla të përgjakshme, të paturpshme dhe të pashembullta, na bindin të mbrohemi dhe të luftojmë për egzistencën dhe mbijetesën tonë në Kosovë e Metohi. Prova e kësaj është e dukshme këtu sot, në garën e fëmijëve në turneun përkujtimor të futbollit. Duke parë fëmijët e Gorazhdevcit që në të tillë numër rriten, pavarësisht gjithçkaje, shikojmë fitoren e jetës mbi vdekjen. Mbijetesa jonë, mbijetesa juaj dhe qëndresa, është monumenti më i madh për djemtë tanë të rënë", tha Tajiq i cili pas meshës, vendosi kurorë para memorialit për viktimat e agresionit të NATO dhe për fëmijët në Bistricë.
Tajiq tha se Zyra për Kosovë e Metohi prej momentit të persekutimit dhe zhvendosjes, nga ngjarjet tragjike që kemi lënë pas, në çdo rast është e përkushtuar të kuptojë nevojat dhe çdo lloj forme mbështetëse për banorët e këtij rajoni.
Deputeti i Kuvendit të Malit të Zi, Velimir Gjokoviq theksoi se kjo nuk është hera e parë me familjet e djemve të vrarë në Gorazhdevc dhe se ndjenjat janë të përziera.
"Respekt të madh personal, nga komuna dhe sërbët nga Mali i Zi kemi ndaj të gjitha viktimave në Kosovë e Metohi, për këto kurora, veçanërisht sepse bëhet fjalë për çuna të rinj. Sidoqoftë, përpiqemi sa më shumë që të jetë e mundur, na mungon vullneti i mirë, të jemi gjithmonë me popullin sërb në Kosovë e Metohi dhe që ata të ndiejnë se kanë mbështetje vëllazërore tek ne. Ne jemi pjesë e një populli unik dhe vetëm kështu duhet të funksionojmë", tha Gjokoviq.
Në breshërinë e plumbave ndaj fëmijëve sërbë që laheshin në Biistricë më 13 gushtin e vitit 2003, u vranë 19 vjeçari Ivan Jovoviq dhe 12 vjeçari Panto Dakiq, ndërsa u lëndua rëndë Marko Bogiqeviq, Dragana Sërbljak, Bogdan Bukumiriq dhe Gjorgje Ugrenoviq.
Autorët derimë sot nuk janë vënë para drejtësisë, ndërsa EULEKS zyrtarisht mbylli hetimet në vitin 2010 me spegimin se nuk kishte prova të mjaftueshme.




0 komentet