Millovan dhe Milladin Rajçiq erdhën për fundjavë në Istog-gjetën fadromat që i shembën shtëpinë

Miladin Rajčić
Burim: Kosovo Online

Vëllezërit Millovan dhe Milladin Rajçiq të larguar nga fshati Dragoljevac në Istog, erdhën për fundjavë në vendlindjen e tyre dhe aty gjetën-fadromën duke shembur shtëpinë familjare.

Se diçka po ndodhte në parcelën e tyre, i informoi një i afërm nga fshati ndërsa kur mbërritën në Dragoljevac, e vërtetuan vetë se shtëpia do të rrënohej.

“Kur mbërritëm unë dhe vëllai im i madh Millovani, shkuam në shtëpi, gjetëm fadroma. Im vëlla i’u afrua punëtorit dhe i tha që t’a fikë fadromën pasi nuk mund t’a bëjë këtë pasi kjo është shtëpia jonë familjare... Punëtori i’u përgjigj se atë e pati thirrur shefi, shqiptari që ka blerë këtë parcelë”, thotë Milladin Rajçiq për Kosova Onlajn.

Ky i fundit thotë se kanë pyetur se kush e ka blerë shtëpinë e tyre.

“Shkuam në kadastrën e Istogut dhe në gjykatë. Kërkuam kontratën që im at bëri me gruan nga e cila ka blerë shtëpinë në vitin 1997. Megjithatë kontrata nuk egziston askund në gjykatë, në arkiv. I gjithë libri në arkiv nuk egziston qysh prej vitit 1997. Nuk mundëm t’a gjenim” tha ai.

Pas kësaj kanë shkuar në kadastër, por sërish nuk e kanë marrë më dokumentin.

“Kërkuam që të n’a e lëshonin letër-se kujt i është drejtuar çdo gjë prej vitit 1997 e më tej. Nuk kanë dashur të na e lëshojnë atë dokument, kanë thënë se është në një proces” spegon Milladini.

Ky i fundit thotë se shqiptari që i’a shembi parcelën e ka kërcënuar, çka ka shqetësuar familjen e tij.

"Ai shqiptari, ndërsa ishte im vëlla kur ndaloi fadromën, tha se do të thërriste shefin... Ai erdhi dhe unë e dërgova në stacionin policor për t’a denoncuar ngjarjen. Kur u ktheva pashë shtatë shqiptarë përreth tim vëllai ndërsa ai i vetëm. Ai shqiptari i cili nisi t’a shembte i tha tim vëllai ’do t’a shikoni dhe mbajeni mend se cili jam unë“ ka thënë i shqetësuar Milladini. E gjitha kjo është denoncuar në polici ku kanë dhënë dhe spegimet.

"Poshtë po bëjmë dezhurn në turnin e natës, kemi frikë për sigurinë tonë... Sinqerisht nuk është e thjeshtë” pranon Milladin Rajçiq.

Pasi familja e tij ka ikur prej Kosovës pas luftës, ai thotë se tani nuk është e sigurt të kthehen dhe ndihen të kërcënuar.

“Si mund të kthehemi?” pyet Milladin Rajçiq.

Familjen Rajçiq e kanë kontaktuar përfaqësues të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, si dhe kryetari i Organit të Përkohshëm të Komunës së Istogut, të cilët përmes mekanizmit të ndihmës juridike do të përpiqen të luftojnë për të drejtat e kësaj familjeje sërbe.