Në Manastirin e Deçanit kremtohet festa e ktitorit: Vend takimi e ngushëllimi

U manastiru Visoki Dečani obeležena ktitorska slava
Burim: Kosovo Online

Në Manastirin e Deçanit, sot në liturgjinë e prerjes së pites u kremtua festa e Shënjt mbretit Stefan i Deçanit. Liturgjia e Shenjtë u shërbye nga mitropoliti Theodhosi dhe peshkopi novobërdas Ilarion me pëlqimin e klerit dhe murgjve të Arqipeshkvisë Rashko-Prizrenase.

Qindra besimtarë asistuan në festën e sotme në Manastirin e Deçanit.

Peshkopi novobërdas Ilarion i‘u drejtua besimtarëve dhe theksoi se Manastiri i Deçanit është tempull që ka aromë bukurie.

"Reliktet e shenjta të Shënjt Stefan Deçanit janë themeli për këtë tempull të shenjtë, sepse mabn aromë të bukur dhe shkëlqen me bukurinë e vet dhe sikur të ishte sprovuar në bollëk tundimesh, edhe është ngurtësuar dhe sa më shumë vorbulla dhe tundime që sulmohet ky vend i shenjtë, aq më i bukur shkëlqen, aq më shumë dëgjohet, aq më bukur mban aromë të bukur", tha peshkopi.

Vuri në dukje se Deçani është vend takimi e ngushëllimi.

"Zoti e dhëntë, nëpërmjet lutjeve të Martirit të Madh të Shenjtë, Mbretit Stefan Deçanit, si dhe të patriarkut tonë Porfiri, i cili në këtë shënjtore murgoi bekimet dhe përshëndetjet e të cilit i‘u përcjell me shpresën se do takohemi me të së shpejti në K&M. Uroj që, përmes lutjeve të tij dhe të atit dhe mikpritësit tonë, mitropolitit Theodhosi, i cili gjithashtu u rrit në këtë familje të shenjtë dhe vendosi t'i shërbejë Zotit që në rininë e vet, duke menduar për deçanasit ku e çoi providenca e Zotit dhe falë tij, ai po rikthehet. Uroj që ky vend të jetë vend mbledhjeje, vend ngushëllimi, vend frike, vëllezër e motra, por në të cilin kemi mësuar të qëndrojmë dhe të mbijetojmë, të egzistojmë në një vend të frikshëm, pra, shkurt, dëshmi martiri, sikurse tha poeti popullor, të egzistosh në një vend të frikshëm që qëndron në vend të tmerrshëm. Le tu japë të gjithëve forcë Zoti për të mbijetuar në lutjet e Mbretit të Shenjtë dhe të gjithë shenjtorëve për të mirën, në lavdinë e Trinisë së Shenjtë", tha peshkopi Iilarion.

Mitropoliti Theodhosi tha në predikimin e vet se manastiri i Deçanit i rezistoi tundimeve, rreziqeve dhe armiqve dhe se ai qëndron i fortë edhe sot.

"Ky është vendi më i shenjtë për ne që jetojmë në Kosovë e Metohi e ngado. Këtu janë reliket e Mbretit të Shenjtë çudibërës. Mbreti i Shenjtë nuk ka dashur kurrë të braktisë shtëpinë e vet, këtë kishë, tentuan disa t’a bënin por pa sukses deri më sot dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen me vullnetin e Zotit. Dhe pastaj murgjit, igumenët, vëllezërit, ata i shërbejnë me besnikëri mbretit të tyre dhe kësaj familjeje të shenjtë. Gjithçka e lanë për t'ia kushtuar jetën e tyre atij, Mbretit të Shenjtë dhe familjes së shenjtë dhe përmes tyre Zotit, shpëtimtarit tonë, a ka ndonjë gjë më të vlefshme për të gjithë ne. Ashtu sikurse Mbreti i Shenjtë është i përkushtuar ndaj kësaj vendi të shenjtë, ai nuk do t’a braktisë kurrë, ashtu sikurse murgjit e përkushtuar ndaj Mbretit të tyre. Por dhe për ju të gjithë vëllezër e motra të mbledhur këtu sot, festoni atë përkushtim ndaj shenjtorit tonë, mbretit, mes të gjithë sundimtarëve më të famshëm në familjen tonë këtu, për të qenë shtyllë, themeli i jetës dhe mbijetesës sonë në kohën më të vështirë", tha mitropoliti Theodhosi. 

Milena Parlliq, ndihmësdrejtore e Zyrës për Kosovë e Metohi, e cila kujdeset për KOS dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, e cila asistoi në liturgji, theksoi se sot e mirëpresim me gëzim të madh mbrojtësin e provuar të qiellit dhe të tokës, i cili ka ndriçuar rrugën për popullin sërb për shekuj me dashuri dhe drejtësi të pamasë.

"Mbreti Shënjt Stefan Deçanasi dhe kjo dhuratë janë provë e gjallë e mbijetesës dhe jetëgjatësisë sonë. Në këto kohë të vështira, plot tundime, kohë të qëndrueshme, ky shenjtor mbetet rojtari i egzistencës së popullit sërb, rojtari i shpresës për të ardhme të mirë. Numri i madh i besimtarëve që janë këtu për t'iu lutur Mbretit të tyre të Shenjtë për të ardhme të mirë dhe përmes saj paqja e nevojshme", theksoi Parlliq.

Besimtarët e mbledhur në Manastirin e Deçanit thanë se është nder dhe kënaqësi e veçantë që merrnin pjesë në këtë festë.

"Si sot përherë mirë të jesh këtu. Është nder dhe privilegj i madh të jesh sot në Deçan, i jemi mirënjohës Zotit", tha Nenad Filipoviq nga Shtërpca.

Të njëjtën përshtypje ndan Kristina Markoviq nga Tërsteniku.

"Është ndjenjë e mrekullueshme kur gjendemi në tokën e shenjtë sërbe dhe në dëshminë madhështore të historisë dhe ortodoksisë sërbe", tha Kristina.

"Është ndjenjë e bukur, është e para herë që ndodhemi këtu, na solli miku që ka qenë këtu shumë herë. Duhet t’a përjetojmë këtë, kushdo që ka mundësi duhet t’a vizitojë Deçanin, veçanërisht në këtë ditë", tha Marko Drobnik nga Beogradi.

Manastiri i Deçanit është një nga katër manastiret në Kosovë që është në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESKO. Ndërtimi i manastirit përfundoi në vitin 1335, ndërsa pikturimi i afreskeve në vitin 1350. Në këtë manastir, i cili sot është nën mbrojtjen e ushtarëve të KFOR, pushojnë reliket e Stefan Deçanasit.