Në postën e vogël në Mitrovicën e Veriut u vendos tabela Posta e Kosovës, punimet i siguron policia

Pošta u Severnoj Mitrovici
Burim: Kosovo Online

Në ambjentet e postës së vogël në Mitrovicën e Veriut në të cilën dikur gjendeshiun zyrat e Postës së Sërbisë, sot u vendosën tabelat e Postës së Kosovës.

Sikurse mëson Kosovo onlajn, po ndërmerren rehabilitme të objektit dhe heqjen e posterave të vjetër. Punëtorët lyen pjesën e jashtme të objektit ndërsa u vendosën dhe dy tabela me mbishkrimin e ndërmarrjes kosovare.

Në terren kanë qenë të pranishëm dy policë që sigurojnë punonjësit e Postës së Kosovës gjatë ndërmarrjes së punimeve.

Për tani nuk ka informacione zyrtare rreth datës së çeljes së objektit të ri.

Kujtojmë se objekti në të cilën më herët ofrohej shërbim nga Posta e Sërbisë, në gusht të vitit të kaluar u kyçën dhe aksioni i drejtuar nga policia kosovare është drejtuar për mbylljen e objekteve të Postës së Sërbisë në veri të Kosovës.