Nga sot zbatimi i plotë i sistemit EES
Sot ka nisur implementimi i plotë i sistemit të ri të Unionit Europian për hyrje-daljet (EES), zbatimi i së cilës ka nisur me faza prej tetorit të vitit të kaluar në të 29 vendet europiane.
Kjo do të thotë se vulat në pasaporta do të zëvendësohen me evidencë dixhitale të hyrje-daljeve, si dhe regjistrimin e refuzimit të hyrjes për udhëtarët afatshkurtër që nuk janë pjesë e BE. Të dhënat biometrike, sikurse fotografitë e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve, së bashku me të dhënat personale nga dokumentet e udhëtimit, do të mblidhen dhe ruhen në sistem.
Ky sistem i vendosur ka të bëjë me modernizimin e kontrolleve në kufij dhe proçedurave të emigrantëve në Unionin Europian, si dhe ka të bëjë dhe me pakësimin e krimeve dhe mashtrimeve dhe identifikimin e lehtë nga rreziku i sigurisë.
Sipas të dhënave nga Komisioni Europian, prej nisjes së zbatimit, më shumë se 24,000 personave u është refuzuar hyrja në kufi për skadim apo dokumente falsifikuara ose pamundësia për të justifikuar qëllimin e udhëtimit. Më shumë se 600 persona janë identifikuar rrezik potencial sigurie për Europën.
Deri në 90 ditë qëndrim në periudhë kohorë prej 180 ditësh
EES i referohet shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të BE/Shengen, që udhëtojnë në zonën Shengen apo BE për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në periudhë kohore 180-ditore. Kjo përfshin shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar, udhëtarët që nuk u nevojitet viza (për arsye turistike apo biznesi) dhe personat që zotërojnë pasuri të paluajtshme në BE, por që nuk kanë leje qëndrimi.
EES nuk zbatohet për qytetarët e Unionit Europian dhe zonës Shengen, as për personat që kanë viza afatgjata apo leje qëndrimi në ato vende, përfshirë shtetasit që nuk janë nga BE. Gjithashtu, përjashtohen dhe anëarët e familjes së qytetarëve të BE që posedojnë kartë si dhe banorët vendas që kanë leje për trafik të vogël ndërkufitar.
Përveç kësaj, sistemi nuk zbatohet për anëtarët e ekuipazhit të trenave dhe avionëve në linjat ndërkombëtare, as dhe për pjestarët e forcave të armatosura dhe familjet e tyre kur udhëtojnë si pjesë e aktiviteteve të NATO apo Partneritetit për Paqe.
Irlanda dhe Qipro nuk janë pjesë e sistemit EES, kështu që në këto vende vazhdojnë të zbatohen kontrollet klasike të pasaportave.
Egzistojnë dhe përjashtime të tjera nga sistemi EES, përfshirë udhëtimet njëditore me anije që fillojnë dhe mbarojnë jashtë zonës Shengen. Gjithashtu, qytetarët e Andorrës, San Marinos, Vatikanit dhe Monakos nuk do të duhet të kalojnë përmes sistemit EES.
Rrëmujat në aeroporte tashmë kanë nisur
Kur bëhet fjalë për vonesa, me shumë gjasa që në muajt e parë të zbatimit të plotë të EES, të ketë rrëmujë të konsiderueshme në aeroporte. Tashmë, sipas shoqatave të aeroporteve dhe aviokompanive, pritjet gjatë rrëmujërave të mëdha zgjasin deri në dy orë, diku dhe më gjatë.
Një nga arsyet kryesore është se të gjithë udhëtarët nga vendet e treta deri në fund të marsit duhet të regjistrohen përmes EES, ndërsa kontrollet e hershme nuk duhej t’a zbatonin përherë gjatë periudhave të pikut. Nga 10 prilli, ky fleksibilitet nuk egziston më.
Ndaj, pasagjerët me shumë gjasa duhet të mbërrijnë në aeroport një deri në dy ore më herët në mënyrë që të kalojnë nëpër procedurat shtesë të EES, por situata pritet të stabilizohet me kalimin e kohës ndërsa proçeset përshpejtohen.
Të dhënat ruhen për tre vite
Përsa i përket pasaportës, pasaportës biometrike nuk është detyruese për EES dhe nevojitet vetëm nëse udhëtarët dëshirojnë të përdorin makinat vetëshërbyese për regjistrim të shpejtë. Nëse pasagjerët kanë pasaportë të zakonshme, ata do të duhet të shkojnë në sportel, ku do t'u bëhet fotografia dhe do t'u merren gjurmët e gishtërinjve.
Këto të dhëna ruhen për tre vite ndaj hyrjet pasuese do të jenë më të shpejta. Nëse pasagjerit nuk i jepet leja për marrjen e të dhënave biometrike, hyrja do t’i refuzohet. Fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk japin gjurmët e gishtërinjve, por fotografohen.
Regjistrimi për EES nuk bëhet paraprakisht, por direkt në kufi kur hyjnë në BE. Megjithatë, egziston opsion që proçesi të përshpejtohet përmes aplikacionit celular Travel to Europe, që u mundëson udhëtarëve nga vendet e treta që paraprakisht 72 orë para mbërritjes të vendosin foton dhe të dhënat nga pasaporta. Megjithatë, kjo nuk e zëvendëson bisedën e detyrueshme në kontrollin kufitar. Momentalisht ky aplikacion është i disponueshëm vetëm në disa vende, sikurse Portugalia dhe Suedia, por planifikohet të zgjerohet në të gjithë BE.
Shoferët: EES pamundëson punën
Shoferët profesionistë të rajonit të Ballkanit Perëndimor në fund të janarit organizuan bllokada në vendkalimet kufitare duke kërkuar shtyrje të zbatimit të sistemit EES. Presidenti i Shoqatës së Transportuesve të Sërbisë, Negjo Mandiq atëherë tha për Kosovo Onlajn se zbatimi i këtij sistemi në praktikë nuk rëndon, por pamundëson punën e shoferëve profesionistë nga Ballkani Perëndimor dhe se pasojat mund të jenë katastrofale si për ekonominë dhe për qytetarët.
Mandiq vuri në dukje qëndrimet e gjata në kufij dhe shtoi se vendosja e sistemit elektronik do t’a kufizojë më tej punën.
"Kur mbushni 90 ditë-nuk ka hyrje dhe kjo mbushet në tre deri në katër muaj, çka do të thotë se nuk ka punë për dy muajt e ardhshëm", theksoi ai.
Duke folur për zgjidhje të mundshme, tha se se ajo egziston.
“Ka 100 zgjidhje, nga më e thjeshta: rivendosjen e vizës afatgjatë të shoferit për shoferët profesionistë-tre ose pesë vjet, e cila do të mundësojë numër të pakufizuar hyrje-dalje dhe atëherë nuk do të ketë probleme”, tha ai.
0 komentet