Muratovska: Zbatimi i sistemit EES mund të cënojë ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Generalna sekretarka Udruženja poslodavaca transportnih kompanija Makedonije „Makam-trans“ Biljana Muratovska
Burim: Kosovo Online

Sekretarja e përgjithshme e Shoqatës së Punëdhënësve të Kompanive të Transportit të Maqedonisë “Makam-trans“ Biljana Muratovska paralajmëroi se zbatimi i sistemit EES në vendet e Shengenit, mund të rëndojë seriozisht punën e shoferëve profesionistë të Ballkanit Perëndimor, por që ka pasoja negative për ekonominë e mbarë rajonit.

“Në fillim ishin vetëm pesë shtete në zonën Shengen dhe marrëveshja që ne nënshkruam për liberalizimin e vizave ku zbatohet 90 në 180 ditë ka 16 vite. Megjithatë nga pesë shtete tashmë kemi 29-27 shtete anëtare të BE plus Norvegjia dhe Zvicra dhe tashmë jemi të rrethuar nga shtetet e zonës së Shengenit ku fill kur dalim nga vendi, hyjmë direkt në territorin e Shengenit”, sqaroi Muratovska.

Bën të ditur se numërimi i ditëve të qëndrimit është ekonomikisht i paqëndrueshëm për shoferët profesionistë.

"Në ato 180 ditë, ato 90 ditë që do të ndahen në të gjithë muajt, shoferët mund të ngasin për 10 deri në 15 ditë, varësisht nga ajo nëse kanë itinerare të shkurtra apo të gjata. Nëse e dimë se me të gjitha pushimet e detyrueshme që kanë, javore apo ditore, se orari i tyre i punës është 20 ditë, atëherë këto 10 apo 15 ditë janë ekonomikisht të pajustifikuara. Me një fjalë, na ndalojnë dhe nuk mund t'u shërbejmë klientëve normalisht, çka do të thotë se ngadalë do t’a humbasim të gjithë punën", theksoi ajo.

Duke folur për pasojat e mundshme për ekonominë, Muratovska tha se transporti rrugor është gjaku i jetës së çdo shteti.

"Ne lidhim importuesit, eksportuesit dhe shpërndarjen e produkteve. Kur e dimë që të gjithë në rajon, me përjashtim të Malit të Zi, jemi të lidhur vetëm nga transporti rrugor dhe se jemi të varur nga importet, kjo do të thotë që nëse nuk punon transporti rrugor, do të përballemi me problem të madh, sepse do të kemi mungesë të lëndëve të para, mallrave të konsumit të gjerë, si dhe barnave dhe gjërave të tjera që janë të nevojshme", tha Muratovska.

Kjo e fundit shtoi se kjo do të kishte pasoja për ekonominë e mbarë rajonit.

"Kjo do të thotë një sulm ndaj mbarë ekonomisë së të gjitha këtyre shteteve që janë nga Ballkani Perëndimor, pra, atyre që janë jashtë Unionit Europian", tha ajo.

Duke komentuar kërkesat e transportuesit, Muratovska thotë se prej dy vitesh po ndërmerren bisedime me institucionet europiane.

"Ne prej dy vitesh luftojmë bashkarisht me Sërbinë, B&H, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Turqinë, por derimë tani nuk kemi asnjë përgjigje, veç premtimit se duhet të merret në konsideratë një lloj vize. Nëse bëhet fjalë për një lloj vize, ne u themi t’a vendosin, por nuk ka ndalim. Megjithatë, dhe në Zvicër thuhet 90 në 180 ditë. Çka do të thotë se as me vizë nuk e kemi zgjidhur problemin, veçse paguajmë tarifa shtesë për marrjen e saj", tha ajo.

Ajo paralajmëron se aplikimi i sistemit elektronik e komplikon edhe më situatën.

"Kur sistemi elektronik të nisë plotësisht nga puna prej 10 prillit, nuk do të jemi më në gjendje të punojmë. Duhet të keni të paktën tre shoferë, që të ndryshojnë vazhdimisht. Megjithatë, nuk egziston mundësi që dikush të mund të përballojë ekonomikisht duke punësuar tre shoferë secili si rezervë", tha ajo.

Muratovska bën të ditur se me bllokadën dëshirojnë të përcjellin mesazh dhe të tregojnë se çfarë do të ndodhte nëse do të kishte ndalim transporti.

"Më shumë se një milion ton mallra do të ndalen, çka do të thotë se do të ketë mungesë produktesh në dyqane dhe lëndë të para në fabrika. Do të lejonim barnat, gjënë e gjallë, eksplozivët dhe municionet. Gjithashtu do të lejojmë kamionë që transportojnë qymyr për REK Bitola, sepse bëhet fjalë për prodhimin e energjisë elektrike, por gjithçka tjetër do të ndalet", theksoi bashkëbiseduesja jonë.