Prezantohet përmbledhja e veprave të pogromit të marsit; Rakoçeviq: Paralajmërim se nuk ka harresë
Përmbledhja e veprave “Pogromi i Marsit 2004: Shkaqet, pasojat, shkatërrimi” është prezantuar sot në Panairin e Librit në Beograd, në stendën e Zyrës për Kosovë e Metohi, ndërsa një prej redaktorëve të botimit, drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Graçanica“ Zhivojin Rakoçeviq është shprehur se përmbledhja paraqet dëshmi gjithëpërfshirëse rreth asaj sesi u vra një civilizim në tre ditë para syve të 50,000 deri në 60,000 të huajve dhe paqeruajtësve.
"Pogromi është një nga krimet më të mëdha në epokën e paqes në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore. Ai goditi gjithçka që kishim. Kisha, shkolla, biblioteka, afreske, arkitekturë, qendra shëndetësore, mjedise urbane, vendbanime... E gjithë kjo u zhduk. Gjëja më e rëndësishme ishte që njerëz nga të gjitha këto fusha, të cilat i kam renditur, të cilët janë shkencëtarë përkatës, veprat e të cilëve janë shqyrtuar nga distanca prej 20 vitesh, saktësisht në bazë të dokumenteve, dëshmive, dëshmitarëve të gjallë, në bazë të asaj që shikojmë me sytë tanë, të bëjnë vepra shkencore që do të ruajnë jo vetëm kujtesën, sepse kjo është para së gjithash thirrje për ripërtëritje. Ky është dhe paralajmërim se nuk ka harresë", tha Rakoçeviq për Kosovo Onlajn, pas promovimit.
Sikurse shtoi, shkenca jep përgjigje të sakta, të ashpra dhe preçize dhe askujt nuk i mbetet borxh, as shqiptarëve, as sërbëve, as bashkësisë ndërkombëtare.
"Këtu nuk ka justifikim apo tifozllik. Kjo është ajo shkencë që na nevojitet me të cilën duhet të përballemi dhe të shikojmë fytyrën tonë në të gjithë këtë. Pogromi i marsit është kaq gjithëpërfshirës sa do t’a studiojmë, kuptojmë dhe shkruajmë për atë që na ndodhi për dekadat që do të vijnë", tha Rakoçeviq.
Përmbledhja përmban 25 vepra shkencore, ndërsa Nemanja Dimitrijeviq, dy veprat e të cilit ndodhen në përmbledhje, tha se vështirë të shkruash rreth Kosovës sepse ajo nuk është term gjeografik, por paraqet atdhe.
Duke folur për pogromin e marsit, tha se ato ishin ditë frike dhe se përmbledhja kontribuon në kujtimin e saj.
"Në përmbledhje ka qindra fotografi. Pogromi atëherë zgjati në 17 dhe 18 mars por ai vazhdon edhe sot çka tani është institucional” tha Dimitrijeviq në prezantimin e përmbledhjes.
Botuesit e kësaj vepre janë Shtëpia e Kulturës Graçanica dhe Arkivi i Kosovës e Metohisë, ndërsa kryeredaktori është profesor Vladan Virijeviq.
Historiani Millan Gulliq reçesent i përmbledhjes, vuri në dukje në promovim se kjo vepër jep kontribut të rëndësishëm në spegimin se çfarë na ndodhi në mars të vitit 2004.
“Kjo përmbledhje si asnjë tjetër, nuk mund t’i mbulojë tamam të gjitha por që tregoi se çfarë ndodhi dhe e vendosi marsin e vitit 2004 në kontekst-se kjo ishte vetëm një etapë për të pastruar gjurmët sërbe në K&M dhe se nuk është herët të flitet për tema të tilla. Ndonëse kanë kaluar 20 vite, rreth saj duhet të flitet. Nuk jam i sigurt që me përmbledhjet tona të mund të ndikojmë tek opinioni i palës tjetër, por po vijnë breza që nuk do t’a kujtojnë kristalisht dhe ne duhet të ofrojmë kushtimisht, të vërtetën tonë", tha Gulliq.
komentet