Qytetarët e Kosovës qëndrore: Si pasojë e bllokadës së Prishtinës, na duhet të blejmë prodhime të shtrenjta dhe jo kualitative
Pas bllokadës së vendosur në qershor nga autoritetet prishtinase, mallrat sërbe pothuajse nuk ka nëpër shitoret e zonave sërbe në jug të Kosovës, raftet janë gjysmë të zbrazëta, ndërsa tregtarët detyrohen të blejnë mallra nga furnitorët vendas të cilat, sipas fjalëve të bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, janë dukshëm të shtrenjta dhe me kualitet të dobët.
Qysh prej 14 qershorit kur qeveria kosovare ndaloi importin e mallrave sërbe, rezervat e gjetura nëpër shitore janë konsumuar.
Miljana Çanoviq nga Graçanica thotë se është e vështirë të mësohesh me çmimet e reja dhe produktet e cilësisë së keqe.
“Po, mungesa është ndjerë qysh kur e ndaluan importin e produkteve sërbe dhe tani gjërat janë përkeqësuar edhe më shumë. Ndjehet mungesa përsa i përket produkteve ushqimore, por edhe kur bëhet fjalë për ilaçet. Nuk ka nga ato produkte me të cilat jemi mësuar dhe tashmë jemi të detyruar të blejmë atë që kemi në dispozicion, çka janë me kualitet shumë të ulët. Ndihet dhe shihet se shporta e konsumit nuk është e njëjtë si më parë, nuk është e njëjta sasi çmimesh që ishim mësuar në periudhën e kaluar, megjithatë duhet të mësohemi me situatën e re” tha Çanoviq.
Dhe Nebojsha Arsiq nga Dobrotina vëren raftet bosh nëpër shitore.
“Vërej se mallra ka pak, më duket se raftet janë pothuajse të zbrazëta. Gjithësesi ndjehet mungesa. Më duket se mallrat janë të shtrenjta, nuk di me përqindje sesa shumë është kjo, por përshtypja ime personale është se janë të shtrenjta” ka thënë Arsiq.
Para mallrave sërbë, Zorica Veliq vëren se nganjëherë nuk vijnë as paratë.
“Mungesë e madhe jo vetëm të mallrave, por edhe të pareve. Sot mësova se mbërriti sasi e caktuar parash në bankë dhe postë. Më shumë sesa produktet, më mungon liria, ky është prodhimi më i shtrenjtë. Liria është më e shtrenjta dhe nuk mund të gjendet e as të blihet, vetëm mund t’a kesh apo t’a fitosh”, tha Veliq.
Qytetarët janë veçanërisht të shqetësuar për mungesën e ilaçeve të caktuara nëpër disa farmaci.
“Ja ilaçet që pij pas operacionit në kokë, këtu nuk ka. Si dhe çfarë do të bëj më pas, nuk e di. Kam disa rezerva, por nuk mundem të shkoj në situatën që të mbetem pa terapi. Shkoj në farmaci, më thonë, 'nuk ka, shko në Sërbi dhe bliji'. Më të rëndësishmet janë ilaçet, ato janë më të rëndësishme sesa ushqimi dhe uji, pa ushqim mundesh, pa ilaçe aspak” na tha Ivica Smajlloviq.
Mungesën e ilaçeve, vaksinat për bebet dhe materialet sanitare, i patën paralajmëruar dhe mjekët të cilët tremben se nëse ndalimi vazhdon, mund të shkohet deri në katastrofë humanitare.
komentet