Raoniq: Rritet interesimi për të vizituar objektet e shenjta sërbe në Kosovë
Koha e agjërimit para Krishtlindjes është momenti i duhur që besimtarët të luten në objektet e shenjta sërbe në Kosovë, thotë guida turistike nga Novi Sadi, Vesna Raoniq e cila së fundi me grupin e besimtarëve udhëtoi në pelegrinazh. Ajo shprehet se pasagjerët e saj janë të vetëdijshëm për rreziqet e sigurisë në atë territor, por pavarësisht kësaj, interesi nuk ka rënë. Në ofertë, thotë ajo, është dhe Manastiri i Banjskës, të cilin turistët, pavarësisht incidentit të shtatorit 2023, me kënaqësi e vizitojnë për të “ushqyer shpirtin e tyre”.
Gjatë vitit 2024, Raoniq ka organizuar 11 udhëtime në Kosovë. falë përkushtimit të saj, objektet e shenjta sërbe gjatë vitit të kaluar janë vizituar nga gati 500 persona nga mbarë rajoni, mes të cilëve kanë qenë dhe prindër me fëmijë.
Ajo pret që në vitin 2025 Kosovën t’a vizitojnë edhe më shumë persona.
“Në vitin 2023, kam qenë shtatë herë në K&M, ndërsa vitin që lamë pas, 11 herë. Para disa ditësh u ktheva me autobuzin e 11 me udhëtarë nga K&M mes të cilëve kisha me vete dhe djalin 4 vjeçar, pata gjyshen 78 vjeçare. Kam patur spektrin më të gjerë të udhëtarëve nga Zrenjanini, Pozharevaci, Velike plana, njerëz nga Beogradi, Kraljeva, Kragujevaci, Valjeva. Gjithashtu kanë ardhur dhe disa prej Malit të Zi por kam patur dhe udhëtar prej Republikës Sërbe të Bosnjës”, ka thënë Raoniq për Kosovo onlajn.
Festat, thekson ajo, janë koha ideale që besimtarët nga rajoni të vizitojnë Kosovën.
Vitin e kaluar organizova udhëtim falas për Pashkë dhe për suprizën e saj të madhe, duke qenë se ishte festë familjare, në udhëtim lëvizën dhe prindërit me fëmijët.
“Sigurisht që njerëzit dëshirojnë të kalojnë festat në Kosovë, aplikojnë dhe familje të tëra shkojnë sëbashku. Tani është koha e Kreshmës, po i afrohemi një prej festave më të mëdha të krishtera, Lindjes së Krishtit. Agjërojmë dhe është momenti i duhur për t'iu lutur shenjtorëve tanë më të mëdhenj”, tha Raoniq.
Kjo e fundit thotë se për vitin 2025 ka planifikime udhëtime për në janar dhe shkurt.
Raoniq thekson se turistët janë të vetëdijshëm për situatën e sigurisë në Kosovë, por që prioriteti i tyre është të “ushqejnë shpirtin” dhe të përjetojnë monumentet më të mëdha të kulturës dhe besimit sërb.
Në ofertë, shton ajo, është dhe Manastiri i Banjskës, pavarësisht incidentit në shtator të vitit 2023.
“Sapo vizituam Manastirin e Banjskës, na pritën bukur, në fakt përgjatë gjithë kohës shkojmë pavarësisht gjithçkaje. Shikojmë gjithçka që ndodh rreth nesh, por thjesht ne jemi të fokusuar në atë që na intereson. Probleme konkrete nuk kemi patur, pra ne dimë se cili është prioriteti ynë, që t’i lutemi Zotit, të na ushqejë shpirtrat”, thotë ajo.
Megjithatë, ajo vë në dukje se shumë gjëra kanë ndryshuar kur bëhet fjalë për turneun e Banjskës-konakët e manastirit shumë herë nuk janë të disponueshme për turistët, por as kompleksi i afërt Rajska Banja.
“Vijmë me trishtim në Banjskë, por disa gjëra kanë ndryshuar. Ne më parë kishim shfrytëzuar akomodimin në konaqet e bukura të Manastirit të Banjskës, darkonim, morëm pjesë në liturgji dhe më pas vazhduam udhëtimin. Tani kalojmë, qëndrojmë rreth një orë dhe vijojmë më tej. Është pak e trishtueshme. Më poshtë ka qenë kompleksi Rajska Banja, me pishina dhe hotel. Dikur ktheheshim të drekonim, tani kjo nuk është e mundur sepse ai kompleks është marrë në dorrëzim. Por udhëtarët ende shkojnë në Manastirin e Banjskës" spegon Raoniq.
Kjo e fundit karrierën e vet e nisi si humanitare, më pas nisi të drejtonte ture të pavarura udhëtarësh në Kosovë.
Me rritjen e interesit turistik, vendosi të jepte provimin për t'u bërë guidë turistike e licencuar.
“Mendoj që kjo që bëj e bëj mirë, pasi ky është misioni im dhe tek kjo gjeta veten. Me të vërtetë marr 50 pasagjerë në K&M për çdo tur dhe kthej 50 udhëtarë të lumtur, të gëzuar dhe të ngazëllyer. Egziston interes i madh nga të gjitha anët, sepse jemi pak prej nesh që i çojmë në K&M ndoshta jo më shumë se pesë, nëse përjashtojmë priftërinjtë dhe kryetarët e organizatave. Është përgjegjësi e madhe, por dhe kënaqësi e madhe, aty është bota e tretë, gjithçka në mënyrë tjetër shihet ndryshe. Sa e vështirë është nga një deri në 10, vështirë 30, por shkalla e kënaqësisë është më e pakta 100” konkludoi Raoniq.















0 komentet