Raporti për të drejtat e popullit sërb në rajon: Pozitë e keqe e sërbëve në Kosovë
Pozita e popullit sërb në Kosovë është e keqe dhe sërbëve u vihen në diskutim të drejtat dhe barazia para ligjit dhe e drejta për të qenë të pranishëm në qeveri, bëhet e ditur në Raportin për të drejtat politike të popullit sërb në rajon që e paraqiti Klubi Progresist.
Për të tillë pozitë, përgjegjësia bie mbi autoritetet në Prishtinë ku sikurse thuhet në Raport, për mosrespektim të marrëveshjeve të arritura, por dhe një pjesë tek bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash tek Berlini dhe Londra, raporton RTS.
Një nga konkluzionet e Raportit është se në shumë shtete të rajonit, sërbët nuk mund të arrijnë as minimumin e të drejtave politike, ndërsa situata është pak më e mirë në Republikën Sërbe të Bosnjës dhe Malin e Zi. Autorët rekomandojnë mbështetje më të fortë institucionale dhe investime të mëdha tek komunitetet sërbe në zonën përreth.
"Duhet të them se Kroacia është burimi i të gjitha problemeve që sërbët kanë në Ballkan, sepse dhanë modelin e para vitit 1918 sesi duhet të privohen sërbët nga e drejta e votës. Fatkeqësisht, Kroacia prej hyrjes në BE është shtet që ka probleme serioze me identitetin, ajo i zgjidh duke thelluar dhe zgjeruar urrejtjen ndaj popullit sërb", tha një prej autorëve të Raportit, historiani Çedomir Antiq.
Për shkak të pozitës së rënduar të të drejtave politike të sërbëve në rajon, kopertina e raportit ishte e zezë për gati një dekadë dhe këtë vit u zgjodh nuancë më e çelët, të cilën autorët e spegojnë si përmirësim të pozitës së sërbëve në Republikën Sërbe të Bosnjës dhe Mal të Zi.
Bëhet e ditur se sërbët në Mal të Zi marrin pjesë në qeveri, se pronat e Kishës Ortodokse Sërbe nuk janë më të kërcënuara si më parë, por që mbetet kërkesë që gjuha sërbe e cila flitet nga më shumë se 43% e qytetarëve, të marrë statusin e gjuhës zyrtare. Situata në Republikën Sërbe të Bosnjës, thonë se është relativisht e mirë, nëse përjashtohen presionet nga Sarajeva.
"Në Federatë, situata është ndryshe, sërbët aty janë popull konstitues, por me minimum të drejtash. Mjaft dobët është përdorimi i sërbishtes, shumë pak janë të përfaqësuar në institucionet e sistemit ku përbëjnë më pak se 1% e administratës shtetërore", bën të ditur një prej autorëve të Raportit, Llazar Janosheviq.
Për Rumaninë dhe Hungarinë, autorët do të zgjidhnin kopertina të bardha. Në ato shtete, bëhet e ditur se sërbët gëzojnë të gjitha të drejtat-nga përfaqësimi politik e deri tek përdorimi i gjuhës. Në polin e kundërt ndodhet Sllovenia e Shqipëria.
"Aty të drejtat e sërbëve nuk respektohen, madje në të dy shtetet sërbët nuk njihen si pakicë kombëtare. Si në Shqipëri ashtu dhe në Slloveni, sërbëve nuk u ofrohet mësim në gjuhën e tyre amtare përmes sistemit shkollor, por këtë e bëjnë përmes kurseve që janë paralele me klasat e rregullta", spegon një nga autorët e raportit dhe përfaqësues i Klubit Progresist, Igor Vukoviq.
0 komentet