Tre vite pa të përditshmet sërbe në Kosovë: Heshtja-bashkëfajësi e bashkësisë ndërkombëtare

1
Burim: RTV

As tre vjet pas vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të ndaluar hyrjen e mallrave të prodhuara në Sërbinë qëndrore në Kosovë, deri tek dyqanet dhe kioskat nuk mbërrin shtypi i përditshëm në gjuhën sërbe, kujton Shoqata e Gazetarëve të Sërbisë (UNS). Së bashku me Shoqatën e Gazetarëve të Kosovës dhe Metohisë (DNKiM), paralajmërojnë se liria e shtypit është themeli i demokracisë dhe e drejta për informim në gjuhën amtare është një nga të drejtat themelore të njeriut që duhet të sigurohet në çdo moment pa kufizime.

Shpërndarja e shtypit të përditshëm sërb në Kosovë është pamundësuar disa herë në 15 vitet e fundit. Vendi bosh në kioska është mbresëlënës për çdo qytetar, si për ata për të cilët gazetat paraqesnin burim të rëndësishëm informacioni, ashtu edhe për çdo njeri që njeh dhe ushqen kulturën e vet, bëhet e ditur në tekstin e publikuar në uebsajtin e UNS.

Kryetarja e SHGK&M Ivana Vanovac, vlerëson se bëhet fjalë për preçedent dhe se nuk ka askund në botën moderne, përveç në zonat e shkatërruara nga lufta, ku është e pamundur të shpërndahet shtypi.

"Në paqe, kemi vendim për ndalim-hyrjen e shtypit të përditshëm në gjuhën amtare, që i garantohet komunitetit sërb në Kosovë. Madje dhe nëse nuk ka dispozita vendore për këtë, egzistojnë konventa ndërkombëtare për të drejtat qytetare që përfshijnë të drejtën e informimit në gjuhën amtare", vëren ajo.

Vanovac: I frikshëm mosinteresimi i bashkësisë ndërkombëtare

Ky është preçedent, thekson Vanovac, që ndodhi në Europë në shekullin XXI.

"Mosinteresimi i faktorit ndërkombëtar që janë aty për të ngritur gjoja shkallën e demokracisë në shoqëri, është edhe më e tmerrshme se veprimet e autoriteteve kosovare", thotë ajo.

Në këto rrethana, shton, më e rëndësishmja është që mediat elektronike vendore që informojnë qytetarët në gjuhën sërbe në Kosovë, punojnë në perfeksion përgjatë gjithë kohës.

"Njerëzit nuk janë të privuar nga informacioni, ndonëse kushtet në të cilat veprojnë këto media janë larg të qenit të kënaqshme, duke pasur parasysh qëndrimin diskriminues ndaj tyre-mungesën e përkthimit, pamundësinë për të ndjekur ngjarjet dhe mosftimin e mediave që informojnë në gjuhën sërbe, vështirësitë financiare dhe shumë më tepër", tha Vanovac.

Megjithatë, kryetarja e SHGK&M thekson se pavarësisht asaj që mediat elektronike janë në dispozicion të komunitetit sërb, mohimi i të drejtës themelore qytetare për informacion përmes rrugës së shtypit në gjuhën amtare është i papranueshëm.

Guxhiq: Kosova e mbyllur hermetikisht për çdo lloj opinioni të ndryshëm

Historiani Aleksandar Guxhiq thotë për SHGS se ndalimi i hyrjes së shtypit të përditshëm sërb është veçse pjesë e mozaikut që është bërë intensivisht agresiv në dhjetë vitet e fundit dhe që vijnë prej Prishtinës.

"Këtu është dhe ndalim-hyrja e mallrave nga Sërbia qëndrore, shtypi dhe qindra masa e ligje të tjera të miratuara nga Prishtina. Ajo çka është shqetësuese nga pozita e personit të zakonshëm, është se sërbët pranuan dhe nuk reaguan ndaj metodave represive, kufizimeve të vendosura nga Prishtina. Përsa i përket bashkësisë ndërkombëtare, përfaqësuesit e saj vitet e fundit kryesisht kanë zhvilluar 'strategji fantastike' heshtje dhe mosreagim. Kështu që me mosreagimin e tyre, ata janë bashkëfajtor në të", vëren ai.

Elita politike e shqiptarëve kosovarë, thekson Guxhiq edhe sot 27 vjet pas luftës, "frikësohet nga çdo opinion ndryshe dhe kritik që devijon nga narrativa zyrtare dhe e dëshirueshme".

"Kosova është zonë e mbyllur hermetikisht për çdo lloj opinioni kritik dhe ndryshe. Në Kosovë në dekadat e fundit, dominon narrativa që për luftën e viteve ’90 dhe për çdo luftë që ka ndodhur, fajtore është Sërbia, ndërsa shqiptarët kosovarë kanë ekskluzivitetin e viktimave. Në këtë kontekst, vërrej dhe ndalimin e hyrjes së shtypit të përditshëm në sërbisht në Kosovë", thotë ai.

Guxhiq vëren se njerëzit prej vitesh janë mësuar të blejnë dhe lexojnë gazeta dhe se kishte shumë shembuj të njerëzve nga zona të tjera të Kosovës që vinin në Graçanicë për t'i blerë ato.

Zvezdan Mihajlloviq nga firma "K&M Beokolp", që shpërndante shtypin e përditshëm sërb në Kosovë, thotë për SHGS se me çdo ndalim, shitjet e shtypit u ulën.

"Herën e fundit, para ndalimit të hyrjes së mallrave të prodhuara në Sërbinë qëndrore në Kosovë e Metohi, shpërndamë 600 deri në 650 kopje të gazetave ditore. Patëm 32 vende shitjeje dhe njerëzit në Graçanicë, Mitrovicën e Kosovës, Shtërpcë dhe vende të tjera merrnin rregullisht gazetat ditore", kujton ai.

Në një periudhë, vëren Mihajlloviq, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE) ndihmoi që shtypi sërb të arrinte në të gjitha vendet në Kosovë.

"Edhe sot, pas pothuajse tre vitesh prej këtij ndalimi, egziston interes i madh për të rinovuar shpërndarjen e gazetave të përditshme në Kosovë e Metohi", thekson Mihajlloviq.

Ndërprerje e vazhdueshme e shpërndarjes së shtypit sërb

SHGS në mesprillin e vitit 2014, protestoi ashpër ndaj taksimit të shtypit beogradas në Kosovë.

Atëherë theksoi se është e papranueshme t'u kërkohet shpërndarësve të paguajnë TVSH-në dhe i kërkoi EULEKS dhe Avokatit të Popullit mundësimin e shpërndarjes pa pengesa dhe sigurojnë mbrojtjen e tyre.

Qeveria në Prishtinë në vitin 2018, imponuan taksa shtesë me 100% për shtypin nga Sërbia qëndrore. Kjo proçedurë u vlerësua si shkelje flagrante e të drejtës së qytetarëve për informacion, nën qëndrimin se shpërndarja e informacionit duhet të jetë e lirë nga të gjitha kufizimet ekonomike dhe politike.

SHGS dhe SHGK&M për këtë informuan organizatat ndërkombëtare gazetareske.

Ky hap u dënua ashpër nga Ministria e atëhershme e Kulturës dhe Informacionit e Republikës së Sërbisë, duke u bërë thirrje autoriteteve të Prishtinës që të tërheqin vendimin dhe të mundësojnë të drejtën për të marrë informacion në gjuhën amtare.

Shqetësim shprehu edhe përfaqësuesi i atëhershëm i OSBE për lirinë e medias, Arlem Dezir, duke kujtuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së të drejtës së të gjithë qytetarëve për të pasur akses në informacion në gjuhën e tyre.

Disa ditë më vonë, SHGS dhe SHGK&M njoftuan se shpërndarësi ishte gati të paguante tarifën shtesë, por që doganierët kërkuan që në faturë të shkruhej: "Republika e Kosovës".

Kjo ishte periudha kur qytetarët e Kosovës mbetën pa shtyp për herë të parë që nga viti 1999, në një interval kaq të gjatë kohor.

Pas disa ndërprerjeve, sot, pothuajse tre vjet që nga vendimi i fundit i Qeverisë në Prishtinë, gazetat ditore në sërbisht ende nuk arrijnë në dyqane dhe kioska.