Tribunë në Mitrovicën e Veriut: Fëmijëve sërbë në Kosovë u shkelen kushtet elementare për jetesë

Protestna šetnja i tribina u Severnoj Mitrovici
Burim: Kosovo Online

Në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicën e Veriut sot u mbajt tribuna me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ku është thënë se fëmijëve sërbë në Kosovë u shkelen kushtet elementare për jetesë dhe se nuk respektohen asnjë prej shumë konventave ndërkombëtare.

Në nisje të tribunës u emetua film 5 minutësh në të cilën të pranishmit mund të kujtonin shumë ngjarje nga e kaluara e afërt, në të cilat jo vetëm që u shkelën të drejtat e fëmijëve, por shpesh edhe jetët e tyre kërcënoheshin. Në prani të një numri të madh të sërbëve nga mbarë Kosova, në tribunë folën punonjës të arsimit si dhe prindër, fëmijët e të cilëve u rrahën dhe u arrestuan.

Drejtoresha e Shkollës Bujqësore në Lipjan, Sllagjana Rashiq, tha se fëmijët në territorin e Kosovës qëndrore jetojnë jetë plot sfida, ankthe dhe frikëra dhe se ata së bashku me prindërit përpiqen t'u mundësojnë gjithçka që është në fuqinë e tyre si e si të mund të jetojnë jetë dinjitoze njerëzore.

“Jeta e fëmijëve në Lipjan është më e rëndë sesa e fëmijëve që jetojnë këtu. Fëmijët udhëtojnë deri tek shkolla, është e pasigurt, besoni se mësuesit shkojnë t'i marrin fëmijët dhe i sjellin deri tek shkolla. Të gjithë e dimë se çfarë janë të drejtat e fëmijës dhe njëra prej tyre është e drejta për mosdiskriminim, fatkeqësisht fëmijët tanë janë të diskriminuar. Ndonëse përpiqemi t'u sigurojmë jetë normale, kjo shkon përditë e më e vështirë. Morëm tekste, por duhej t'ia dilnim që ato libra të shkonin deri tek fëmijët. Edhe librat me figura janë të ndaluara, këto nuk janë tekste shkollore, janë manuale për fëmijë. Përse dhe kujt i shqetësojnë librat me figura? Ne si shkollë bujqësore nuk kemi literaturë që të ketë ngelur në Lipjan, madje kemi dëgjuar se shqiptarët po i grisin ato libra, por nuk na i japin”, ka thënë Rashiq.

Zorica Jovanoviq, drejtoreshë e kopshtit “Gëzimi ynë” në Lleposaviq, tha se frika është ajo çka dominon kur përmenden fëmijët dhe jeta e tyre në këtë komunë më veriore të Kosovës.

Në oborrin e këtij kopshti ndodhi bastisja e njësisë speciale kosovare Rosu në dhjetor të vitit të kaluar dhe ajo këtë ngjarje e ka vlerësuar traumatike.

“Frika është bërë faktor përcaktues në jetën e fëmijëve tanë në Kosovë e Metohi. Të drejtat themelore të fëmijëve tanë dhe detyra jonë është që të jetojmë dhe t’i rrisim ndërsa ne këto të drejta nuk i kemi. Sot është gjëja më e vështirë të jesh fëmijë në Kosovë e Metohi dhe të arrish të drejtat që të takojnë sipas të drejtave ndërkombëtare. Frika është si emocion, diçka që është pjesë e jetës së përditshme. Çdo situatë tek kushdo nga ne shkakton frikë, gjithçka që ndodh në terren pengon punën tonë dhe shkakton frikë tek fëmijët. Të gjitha planet dhe programet, kur flasim për manifestimet e fëmijëve, thjesht hasin në pengesa, vështirësi, ndërhyrje të ndryshme” tha Jovanoviq, duke kujtuar lëndimin e Stefanit të vogël i cili sot ishte i pranishëm në sallë.

“Trauma godet të gjitha sferat e jetës sonë, Stefanin e kuptoj, por fatkeqësisht ai nuk është i vetmi fëmijë që ka frikë, ka shumë fëmijë të traumatizuar”, tha Jovanoviq.

Moderatorja e tribunës Natasha Bullatoviq tha se për tribunën e sotëm u janë përcjellë ftesa të gjitha institucioneve relevante ndërkombëtare në Kosovë, por që ata nuk kanë qenë të pranishme, dhe ajo ka pyetur drejtorin e shkollës fillore nga Gojbulja, Vukashin Mitroviq se si e shikon ai mungesën e tyre në këtë ngjarje.

“Mungesa e përfaqësuesve ndërkombëtarë është e zakonshme sepse ata kur duhet t’u thuash, nuk janë. Ngjarja kur më morën vulat ishte stres për mua, falë Zotit që nuk ishte asnjë fëmijë i pranishëm me mua. Ne e dimë që çdo institucion duhet të ketë një person drejtues dhe vulë për të vërtetuar dokumentet, për të lëshuar diploma, vërtetuar dhe gjithçka tjetër që duhet. Ata këtë e kanë paraqitur si falsifikim dokumentesh dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në vijimësi. Jemi të privuar nga tekstet shkollore, nga të gjitha mjetet mësimore që nuk mund të vijnë, i’a dalim vetë me ndihmën e Qeverisë së Republikës së Sërbisë dhe ministrisë, bëjmë çmos që në mënyra të ndryshme t'u ofrojmë fëmijëve shkollim të mirë. Nuk është takimi im i parë me policinë dhe çdo vit kemi sulme në shkollë, thyerje xhamash, grafite në shkollë, kemi pasur edhe se si është rrahur Nikolla Periq nga fëmijët shqiptarë, pas atij sulmi prindërit janë detyruar të shoqërojnë fëmijët deri tek shkolla dhe i presin derisa të mbarojnë për t’u kthyer në shtëpi” ka kujtuar Mitroviq.

Mara Joviq pedagoge e njohur dhe e ëma e njërit prej djemve që u arrestuan dhe u rrahën brutalisht në Mitrovicën e Veriut, theksoi se si nënë nuk do të donte që fëmija i askujt të përjetonte atë që përjetoi djali i saj dhe se ajo pa vetëm një pjesë të videos së arrestimit të djalit të vet. Ajo kujtoi dhe se nxënës që kanë mbaruar shkollën në të kaluarën, kanë qenë ekspertë të njohur në shumë fusha, por sot pikërisht si pasojë e situatës së pasigurtë po largohen prej këtej.

“Unë jam një nga nënat nga zona e K&M që përjetova arrestimin dhe rrahjen e fëmijës tim. Ndjenja ime personale ishte mosbesimi, pafuqia, trishtimi dhe dhimbja. Mosbesim sepse të gjithë këta fëmijë janë nga familje të mira, nxënës të suksesshëm pa asnjë rekord. Dhimbja dhe frika lindi kur pashë se çfarë po ndodhte dhe çfarë lloj historie nisi dhe kur dëgjova se për çfarë akuzoheshin të gjithë. Pashë rastësisht pjesë të videos së arrestimit të birit tim dhe më vjen keq që e pashë, mirë do të ishte mos t’a shikoja kurrë. E shmang rrugën ngjitur me picerinë sepse aty janë rrahur”, tha Joviq dhe kujtoi se shkollat ​​nuk i kanë kushtet që duhet të mundësojnë punë më të mirë të nxënësve dhe kjo nuk është faji i tyre, por mungesa e hapësirës për nxënësit.

“Shkollat ​​tek ne punojnë në kushte të rënda, nxënësit duhet të kenë mësime praktike, rruga e fëmijëve tanë bëhet e rrezikshme. Në shkollë tentojmë të relaksojmë të gjithë situatën që fëmijët të mos kenë frikë dhe ta realizojnë planin dhe programin pa probleme. Në shkollat ​​e mesme fëmijët kanë një pjesë të mësimit praktik dhe ne nuk mund t'ua ofrojmë këtë, e gjithë kjo ndikon në fluksin më të vogël të nxënësve, ndonëse më herët vinin fëmijët nga Kraljeva, Krushevaci, Baljevaci, Rashka sepse kemi drejtime interesante, por numri i nxënësve është zvogëluar pikërisht për shkak të situatës në të cilën jetojmë, kemi nxjerrë kuadro jashtëzakonisht profesioniste të cilët janë shkolluar në shkollat ​​tona” tha Joviq.

Videoja që tronditi shumë njerëz në rajon rreth rrahjes brutale të vëllait dhe motrës në Zhitkovc më 17 qershor të 2023, kur ata u ndaluan dhe u rrahën nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës Rosu teksa po ngisnin kuadratin, u kujtoi të gjithë të pranishmëve këtë. ngjarje, ndërsa e ëma e Kristianit dhe Darës, Maria Radosavljeviq u tha të pranishmëve se dukej qartë në fytyrat e tyre derisa po shfaqej klipi se ata po rijetonin së bashku atë që ndodhi me fëmijët e saj.

“Vura re se kushdo që është njeri dhe që panë videon që u shfaq, reaguan njësoj, dëshmoi që jemi njerëz dhe përjetojmë njëri-tjetrin kur kemi probleme. Unë e përjetova dhe kur rrihnin fëmijët e tjerë, e kisha shumë të vështirë, të mos ju them se si ishte për mua kur rrihnin fëmijët e mi. Atë ditë mendoja vetëm se do të më shihnin si trime, të fortë, se po vija, se isha një lloj ndihme, që askush të mos i prekte, se isha aty, se isha me ta dhe se kur të mbërrija do të merrja të gjithë fajin se do t'i mbroja. Gjithkush nga ne po ndërton karrierë, nxitojmë, punojmë, por komplimenti më i madh për secilin prej nesh, është kur dëgjojmë se fëmijët tanë janë njerëz të mirë. Ishte e vështirë të merrja telefonatë nga fëmijët e mi kur ata u rrahën. Ajo që mund të them jo vetëm për fëmijët e mi, por edhe për fëmijët që shoqërohen me fëmijët e mi, të gjithë fëmijët që jetojnë në K&M janë fëmijë të guximshëm. Të ecësh me qetësi në jetë me këtë situatë është shumë e vështirë. Shqetësohem kur dalin në qytet, kur shkojnë në ditëlindje përherë brengosem. Jemi vazhdimisht tek telefoni, flasim me njëri-tjetrin që të di nëse gjithçka është në rregull”, përmbylli Radosavljeviq.

Pyetjes nëse drejtësia ishte vënë në vend, të gjithë pjesëmarrësit e tribunës heshtën dhe pak sekonda më vonë thanë se proceset janë në vazhdim e sipër apo se nuk dihet fare se kush janë ata që kanë kryer sulmin ndaj fëmijëve të tyre.

U përcoll dhe apel ndaj të gjitha organizatave ndërkombëtare që të kuptojnë se fëmijët sërbë në asnjë moment nuk janë të mbrojtur.

Me gjithë këto të dhëna, Sllagjana Ristiq shtoi se pavarësisht gjithçkaje, egzistojnë shembuj të ndritshëm të fëmijëve në mbarë Kosovën që në kushte të tilla shkojnë në gara në mbarë Europën dhe që andej kthehen me çmimet të shkëlqyera.

“Dëshiroj vetëm të shtoj se përveç gjithë grisë në të cilën jetojmë, të gjithë fëmijët tanë janë perla që jetojnë në situatë të vështirë, por këta fëmijë janë të suksesshëm. Valentina nga Graçanica fitoi medaljen e artë, fëmijët shkojnë në gara në Pragë dhe kthehen me tre vendet e para. Nuk është e lehtë të flasësh. Lipjani ishte qytet sërb, tashmë aty 2% janë sërbë dhe aty ka fëmijë sërbë, vështirë për ta për t’u mbledhur tek vend grumbullimi përreth kishës”, tha Ristiq.

Pas tribunës pjesëmarrësit dolën në shëtitje proteste nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut, e cila përfundoi pranë urës kryesore mbi Ibër afër sheshit Vëllezërit Milliq, ku Dara Radosavljeviq, e cila u rrah nga policia kosovare së bashku me vëllain e saj Kristianin, lexoi letër të hapur rreth statusit të fëmijëve sërbë në Kosovë. “Në emër të fëmijëve dhe të rinjve sërbë nga Kosova dhe Metohia, dëshiroj të përcjell mesazh nga ky vend, sot kur e gjithë bota feston Ditën Botërore të Fëmijëve, se ne dëshirojmë të kemi fëmijëri të pakujdesshme, rritje të paqtë, të ndërtojmë jetë të sigurt në këto vise... Gjithçka që na mohohet sot. Të gjithë e dini se çfarë kaluam unë dhe vëllai im Kristiani. Rasti ynë fatkeqësisht, nuk është i izoluar, ka pasur edhe shembuj më të rëndë. Heroi i vogël Stefani nga Gotovusha është sot me ne... Për të, moshatarët e tij, për të gjithë fëmijët nga Kosova e Metohia, dua t’u lutem që asnjë fëmijë të mos përjetojë më një gjë të tillë, që asnjë baba dhe nënë të mos e derdhë lot për shkak të shqetësimit për fëmijën e vet. Çdo fëmijë duhet të ketë të drejtën të shkojë në shkollë pa frikë, të shoqërohet, të shëtisë lirshëm, të rritet i lirë në paqe. Përse ne nuk e kemi këtë të drejtë ? Ndaj, le të na dëgjojnë të gjithë sot, le të na shikojnë dhe le të na lejojnë të rritemi në paqe dhe liri, çka dëshirojmë për të gjithë fëmijët e kësaj bote”, përfundoi Radosavljeviq.