Vijojnë fluturimet evakuese të avionëve “Er Sërbia”-nesër nga Dubai, të hënën nga Riadi
“Er Sërbia” ka deklaruar se fluturimet e mëpasshme evakuese që avio-kompania kombëtare organizon në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Qeverinë e Sërbisë parashikohen për 8 mars, nga Dubai nga aerodromi ndërkombëtar Al Makto, me avionin erbas, që nxë 260 pasagjerë. Gati 250 qytetarë të Sërbisë u kthyen dje nga Dubai.
Për të hënën e 9 marsit, janë planifikuar dy fluturime riatdhesuese nga Riadi nga aerodromi ndërkombëtar King Khalid, që është enkas për evakuimin e shtetasve tanë nga Arabia Saudite, si dhe shtetasit tanë që ndodhen në Kuvajt, Katar dhe Bahrein, bëhet e ditur në njoftimin e “Er Sërbia“, transmeton RTS.
Këto fluturime të planifikuara do të realizohen me avionë erbas A320, që nxënë nga 180 udhëtarë.
Sikurse bëhet e ditur, ndërkohë që të gjitha përgatitjet për realizimin e fluturimeve riatdhesuese të lartpërmendura, përfshirë marrjen e lejeve të nevojshme, nën ndjekjen konstante të vlerësimeve të sigurisë për fluturim dhe aterrim në territorin e EBA dhe Arabisë Saudite.
Rreth 250 qytetarë të Sërbisë u kthyen dje në Beograd në fluturimin e parë evakues nga Dubai.
“Er Sërbia” fton të gjithë shtetasit e Republikës së Sërbisë që dëshirojnë që të aplikojnë për fluturimet evakuese të lartpërmendura, se për marrjen e të gjitha informacioneve përkatëse rreth proçedurave të aplikimit dhe oraret e fluturimeve, t’i drejtoheni zyrave më të afërta diplomatike dhe konsullore të përfaqësisë së Republikës së Sërbisë.
Në rrethanat e krijuara rishtazi të rreziqeve të rritura të sigurisë, "Er Sërbia" do të vazhdojë që në bashkëpunim me institucionet kompetente të Republikës së Sërbisë, të organizojë kthimin e qytetarëve tanë në Sërbi, si dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur sigurinë e tyre, e cila është përparësi absolute e Sërbisë dhe linjave të saj ajrore, shtohet në njoftim.
0 komentet