Zyra për KdheM: Zjarri në shtëpinë e familjes Milenkoviq vazhdim i frikësimit të serbëve

U selu Odanovce kod Kosovske Kamenice izgorela štala porodice Milenković
Burim: Kancelarija za KiM

Në fshatin Odanovcë afër Kamenicës, mbrëmë është djegur stala i familjes Milenkoviq dhe meqë në objekt nuk ka pasur instalime elektrike, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga faktori njerëzor, ka njoftuar Zyra për Kosovë e Metohi.

Siç thuhet në njoftim, dyshohet se kjo është bërë edhe si vazhdimësi e presionit dhe frikësimit të serbëve në Kosovë, i cili u intensifikua pas vendimit të fundit të Albin Kurtit për shfuqizimin e dinarit serb.

Ata thonë se është djegur çatia dhe një mijë balona bari, ndërsa nga zjarri janë shpëtuar bagëtitë dhe një traktor.

Krahas dëmeve materiale në familjen katër anëtarëshe Milenkoviq, siq thuhet, të gjithë serbëve të qarkut kosovaro-pomoravljes u është thënë në këtë mënyrë se nuk janë të mirëpritur.

Përfaqësuesit e Zyrës për Kosovë dhe Metohi në terren kanë vizituar familjen e prekur dhe kanë thënë se do të ndihmojnë në riparimin e dëmeve.

Dhjetë familje serbe jetojnë në fshatin me shumicë shqiptare të Odanovcës dhe së fundmi një veture e serbëve u dogj nga zjarri.

“Jemi dëshmitarë se në Kosovë dhe Metohi dita ditës dhuna institucionale, e futur nga Albin Kurti, po kalon në linçim fizik, me qëllim të krijimit të kushteve krejtësisht të pamundura për serbët për të jetuar dhe mbijetuar në krahinën tonë jugore”, thuhet.


Shtohet se kur strukturat politike manifestojnë intolerancë të hapur ndaj një grupi shoqëror dhe pa asnjë rezervë apo aluzion sanksionesh, atëherë individët e kuptojnë atë si një ftesë për t'iu bashkuar fushatës së përndjekjes.

Synimi i Albin Kurtit, thotë zyra, është që të detyrojë serbët të largohen nga Kosova, dhe fushata e dhunës dhe heqjes së të drejtës sistematike padyshim do të vazhdojë nëse "regjimi në Prishtinë nuk frenohet dhe pengohet nga synimet e tij kriminale nga një reagim vendimtar i komunitetit ndërkombëtar”.

“Serbia, në interes të njerëzimit, si dhe të stabilitetit dhe paqes në rajon, u bën thirrje edhe një herë të gjithë aktorëve relevantë ndërkombëtarë që të frenojnë Kurtin dhe fushatën e tij shoviniste kundër popullit serb në Kosovë”, thuhet në deklaratë.