Hargrivs viziton qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut

Džonatan Hargrivs
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Xhonatan Hargrivs vizitoi qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut.

Hargrivs ka theksuar se Kosova është gati të tregojë forcën e demokracisë.

“Erdha që të vizitoj disa qendra votimi si pjesë e bashkësisë diplomatike të BE që sot vëzhgon zgjedhjet. Së bashku tentojmë të paraqesim pamje të mirë rreth asaj se çka ndodh në mbarë vendin. Do të shikojmë sesi do të rjedhin gjërat gjatë ditës. Lumturohem që shikoj mjaft njerëz që votojnë”, theksoi ai.

Hargrivs theksoi se është ditë mjaft e bukur dhe se qytetarët mund të dalin në zgjedhje.

“Kosova mund të tregojë forcën e demokracisë”, theksoi ambasadori britanik.

Më herët Hargrivs ka biseduar me kryetarin e Komisionit Qëndror Zgjedhor Kreshnik Radonjiqi.

Ai, sikurse publikoi në Fejsbuk, tha se një numër i madh njerëzish sot punojnë pa lodhje pas kulisave si e si të sigurojnë proces të paqtë dhe efikas demokratik.

“Ditën e nisa me vizitë në Komisionin Qëndror Zgjedhor në Prishtinë ku u takova me kryetarin e KQZ Kreshnik Radonjiqin. E falenderova atë dhe ekipin e tij për punë të shkëlqyer që kanë bërë në ciklet e mëparshme zgjedhore. U takova dhe me ekipin e IT, prokurorin e gatshëm dhe koordinatorin e Policisë Kosovare”, tha ai në publikim në Fejsbuk.

Sipas fjalëve të tij, po investohen përpjekje që zgjedhjet të zhvillohen pa probleme.

“I falënderova për përpjekjet e ekipeve të tyre që zgjedhjet e sotme të zhvillohen pa probleme. Shumë njerëz sot punojnë pa u lodhur pas kulisave për të siguruar proces demokratik paqësor dhe efikas. Tashmë u takon qytetarëve të Kosovës të dalin dhe të votojnë” shtoi Hargrivs.