Hoti: Humbja e mbështetjes ndërkombëtare mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të shkurtit
Profesori i Drejtësisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, vlerësoi se pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë mbështetjen e votuesve, humbja e mbështetjes ndërkombëtare mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të shkurtit në Kosova.
“Situata është e komplikuar sepse duket se partitë në pushtet kanë ende mbështetje. Por, në të njëjtën kohë, nga këndvështrimi ndërkombëtar, duket se partitë aktuale në pushtet disi e kanë humbur mbështetjen dhe kjo do të shkaktojë rrethana të reja sa i përket zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë”, tha Hoti për Kosovo online.
Ai dyshon se më 9 shkurt do të përsëriten rezultatet e katër viteve më parë, kur Vetëvendosja fitoi një numër rekord votash.
Ai beson se tri-katër partitë më të mëdha do të kenë shanse të barabarta për një rezultat të mirë në zgjedhjet e ardhshme.
“Unë mendoj se do të ketë një ekuilibër mes tre apo katër partive kryesore politike. Por, në të njëjtën kohë, nuk besoj se rezultati do të jetë ai që pamë katër vite më parë”, ka theksuar Hoti.
komentet