Jevtiq: Duhet t’i themi “jo“ Albin Kurtit me votë për Listën Sërbe
Nënkryetari i Listës Sërbe Dalibor Jevtiq u shpreh mbrëmjen e sotme se zgjedhjet në Kosovë më 7 qershor janë referendum në të cilin zgjidhet mes politikës së persekutimit të popullit sërb të Kosovës që përfaqëson Albin Kurti dhe nga ana tjetër politika që përfaqëson Lista Sërbe nën mbështetjen e Beogradit zyrtar që ka lidhje me egzistencën, mbijetesën dhe kthimin e popullit sërb në territorin e Kosovës.
"Luftë për pozitë të mirë, jetë dhe ato që quhen të drejta themelore të njeriut. Pikërisht të dielën, e 7 qershorit, do të zgjidhet mes këtyre dy opsioneve. Dhe brenda komunitetit sërb, sepse dhe brenda tij, kemi dy opsione-LS e cila përfaqëson politikën e mbijetesës dhe egzistencës së popullit sërb dhe nga ana tjetër kemi Nenad Rashiqin i cili përfaqëson politikën e Kurtit dhe jam pothuajse i sigurt se të dielën, më 7 qershor, do të përcillet mesazh shumë i qartë dhe i fortë që do t'i thotë 'jo' Albin Kurtit dhe se gjithçka që ai ka bërë gjatë viteve të fundit, terrori që po ushtron ndaj popullit sërb, nuk do të kalojë", tha Jevtiq i ftuar në RTS.
Sikurse tha, 7 qershori nuk është ditë vendimtare në kuptimin e ditës vendimtare, por për sërbët është sigurisht ditë e rëndësishme që do të përcaktojë disa rrjedha të mëtejshme në të ardhmen dhe, në kuptimin politik do të përcaktojë jetën e sërbëve në Kosovë.
“Është e turpshme ajo çka ndodhi me ndalimin e këtyre shtatë njerëzve të ndershëm dhe kjo nuk është e vetmja që Kurti po bën për të ndihmuar Nenad Rashiqin, sepse ajo që Kurti shikon përmes ndihmës dhe mbështetjes së Nenad Rashiqit është të sigurojë edhe një vend tjetër në Kuvendin e Prishtinës për veten. Ajo çka Kurti nuk e di është se sa herë që dikush dëshiron të frikësojë sërbët në këtë mënyrë, reagimi është i ndryshëm”, tha Jevtiq, raporton RTV.
Ai shton se kjo nuk është tentativa e parë dhe e vetme e Albin Kurtit për t’i kthyer sërbët kundër shtetit të tyre, kundër Beogradit zyrtar.
“Por reagimi i sërbëve përherë ka qenë i tillë që pas kanë dërguar mesazh të qartë përmes disa proceseve zgjedhore se nuk dëshirojnë Nenad Rashiqin, se nuk dëshirojnë dikë që nuk i përfaqëson ata”, theksoi nënkryetari.
Ai beson se arrestimi i shtatë drejtorëve të institucioneve shëndetësore e arsimore sërbe në Graçanicë veçse do të kontribuojë në krijimin e qëndrimit mjaft të qartë brenda komunitetit sërb, i cili do të shfaqet përmes votimit të së dielës se Kurti nuk i frikësoi.
"Dhe se më 7 qershor votojmë dhe i përcjellim mesazh se këta njerëz duhet të lirohen sa më parë, si dhe të gjithë sërbët e tjerë të ndaluar që ndodhen në kazamatet e Prishtinës me akuza të ndryshme false vetëm për të mbjellë frikë tek ta", theksoi Jevtiq.
Ky i fundit vuri në dukje se lufta për jetën e sërbëve në Kosovë, kurrë nuk ka qenë e lehtë dhe kjo nuk do të thotë se do të tërhiqen.
"Nuk duhet t’a pranojmë atë kur dikush thotë: 'E dini, Beogradi është fajtor për gjithçka që po ju ndodh'. Kjo është pikërisht ajo që dëshiron Albin Kurti. Ai dëshiron atë konflikt sërbo-sërb dhe është pikërisht kjo luftë tjetër që ne kemi në terren. Për këtë arsye, më 7 qershor kemi atë referendum që për ne është kaq i rëndësishëm. Duhet t'i themi 'jo' Albin Kurtit me votë për LS dhe votë për numrin 119, ne do t’a themi shumë qartë se Albin Kurti nuk do të arrijë tek qëllimet e tij", beson Jevtiq.
0 komentet