Qytetarët e Prishtinës: Le të fitojë më i miri
Qytetarët e Prishtinës me të cilët bisedoi ekipi i portalit Kosovo onlajn theksojnë se pas zgjedhjeve presin normalizim të jetës dhe formimin e institucioneve, ndërsa disa besojnë se Kosova deri në fund të vitit sërish do të dalë në zgjedhje.
Ejup Qerimi pret që pas zgjedhjeve të formohen institucionet dhe se jeta të kthehet në rjedhën normale.
“Ne tashmë jemi në pozitën që të drejtën tonë demokratike t’a realizojmë në këtë mënyrë. Pavarësisht asaj çka mund të jemi besdisur pak me zgjedhjet, ky është sistem që funksionon”, tha ai.
Një qytetar beson se Kosova deri në fund të vitit sërish do të dalë në zgjedhje.
“Nuk pres asgjë të veçantë, mendoj se do të jetë njësoj. Sërish do të dalim në zgjedhje të reja”, tha ai.
“Le të fitojë më i miri”, tha shkurt një banor i Prishtinës.
Qytetari i Prishtinës që votoi në Fakultetin Juridik theksoi se egzistojnë programe të mira dhe parti politike, por që është skeptik në këndvështrimin e realizimit të tyre.
“Pritshmëritë janë të mëdha, por sesi do të realizohen këto nuk e di askush. Kanë programe të mira dhe parti të mira”, tha ai.
Një tjetër qytetar theksoi se duhet të fitojë partia më e mirë.
“Le të fitojë më i miri, të gjithë shpresojmë për më të mirën” shtoi ai.
“Përherë shpresoj për më të mirën”, u shpreh qartë një qytetar.
0 komentet