Simiq: Me ruajtjen e unitetin kundër eliminimit të sërbëve në Kosovë

Igor Simić
Burim: Kosovo Online

Anëtari i Kryesisë së Listës Sërbe, Igor Simiq, ka thënë se sërbët në Kosovë u përballën me presione institucionale dhe tentativa skualifikuese gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa shqiptarët bërën fushatë pa pengesa. Duke theksuar nevojën për të mbrojtur mbijetesën politike të popullit sërb, unitetin dhe transparencën e proçesit zgjedhor, Simiq ftoi qytetarët që më 28 dhjetor të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për Listën Sërbe.

Simiq në intervistën për Politika, ka bërë të ditur se Lista Sërbe ndërsa Albin Kurti dhe partitë shqiptare "pa asnjë lloj pengese bërën fushatë dhe premtuan atë që dihet se nuk do t’a përmbushin", u ekspozua ndaj persekutimit të hapur institucional dhe tentativë që sërbëve t’u merret e drejta e tyre themelore demokratike-e drejta për të votuar e për t'u zgjedhur.

Ai shtoi se, në vend të lojës së barabartë zgjedhore, ishin të detyruar të luftonin kundër dhunës juridike, presioneve politike dhe me sa duket tentativave të inskenuara skualifikuese.

"Prioriteti ynë këto ditë nuk është marketingu, por mbrojtja e mbijetesës politike e popullit sërb në Kosovë e Metohi, ruajtja e unitetit dhe ndalja që Kurtit me vullnetin e vet të eleminojë një herë e mirë sërbët prej të gjitha institucioneve", spegon Simiq.

Ky i fundit thotë se çdo cikël zgjedhor pasohet nga të njëjtët skenarë-sapo afron dita e votimit, fillon presioni i organizuar ndaj sërbëve.

"Përdhosja e varrezave ortodokse, plaçkitja e shtëpive sërbe dhe frikësimi i familjeve, nuk janë incidente të izoluara, por mesazhe urrejtjeje dhe intolerance që i përcillet mbarë popullit sërb. Arrestimet që përfundojnë me relativizimin e fajit dhe lirimin "rastësor" të personave përgjegjës, veçse konfirmojnë më tej se sistemi nuk dëshiron drejtësi, por pamje të rendit. Kjo është pasojë direkte e politikës së Albin Kurtit, i cili prej vitesh, ka ndërtuar atmosferë në të cilën sërbët janë objektiv legjitim dhe çdo sulm ndaj tyre minimizohet apo justifikohet", tha Simiq.

Ky i fundit paralajmëroi se fushata e orjentuar drejt diasporës dhe vonesa e numërimit të votave jashtë Kosovës, me të drejtë ngjall dyshime.

Kujton se dhe më herët ato vota përdoreshin si mjet për ndryshimin e vullnetit zgjedhor dhe tregtisë politike.

"Mos harroni se në këtë mënyrë në zgjedhjet e shkurtit, u vodh një mandat nga duart e popullit sërb, pra Listës Sërbe dhe i’u dha të preferuarit të Kurtit, Nenad Rashiqit. Nuk e përjashtojmë mundësinë e manipulimit edhe kësaj here si e si t'i sigurohet Albin Kurtit avantazh apo mandat që u përkasin komuniteteve jo-shumicë për formimin e qeverisë. Ndaj insistojmë tek transparenca dhe kontrolli i mbarë proçesit zgjedhor, sepse besimi tek institucionet është dëmtuar seriozisht pikërisht nga veprimet e qeverisë aktuale. Komisioni Qëndror Zgjedhor prej kohësh ka humbur legjitimitetin e vet pikërisht për shkak të vendimeve të paligjshme të marra kundër Listës Sërbe në tre ciklet e fundit zgjedhore", tha Simiq.

Ky i fundit bëri të ditur se Lista Sërbe me të drejtë pret të 10 mandatet, sepse pas saj qëndron mbështetja e qartë dhe e palëkundur e popullit sërb, shtetit tonë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë, kjo tregon se fakti që u është pamundësuar përfshirja e plotë në komisionet zgjedhore dhe se nuk kanë kryetarët e tyre në qendrat e votimit, lë shteg ​​për manipulime.

"Përvoja e 9 shkurtit na mëson se asgjë nuk duhet t'i lihet rastësisë. Nuk do t'i mbyllim sytë ndaj mundësisë që Prishtina të tentojë sërish që një mandat t'i "dhurohet" sërbit të përshtatshëm politikisht, i cili nuk përfaqëson popullin sërb, por interesat e regjimit. Ndaj skenarëve të tillë jemi gati t'u përgjigjemi si politikisht ashtu edhe juridikisht", tha ai.

Simiq kujtoi se çështja e Bashkësisë së Komunave Sërbe prej 13 vitesh qëndron si testi më i madh i besueshmërisë si të Prishtines ashtu edhe të bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa nacionalizmi shqiptar është thellësisht i rrënjosur, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë dhe pikërisht për këtë arsye është iluzive të pritet që Prishtina t'i përmbushë vetë detyrimet e saja.

"E vërteta është se bashkësia ndërkombëtare prej vitesh ka heshtur ndaj apeleve të sërbëve dhe shkeljes së rëndë të Marrëveshjes së Brukselit. Pa presion të qartë, të fortë e të vazhdueshëm, BKS nuk do të lëvizë nga pika e vdekjes, sepse ajo ekspozon direkt të gjitha historitë boshe për "multietnicitetin" që dëgjojmë nga Prishtina", theksoi Simiq.

Ky i fundit beson se, nëse procesi lëviz formalisht rreth BKS, Prishtina do të tentojë me pengesa të reja, para së gjithash përmes gjykatës kushtetuese, e cila deri më tani është provuar të jetë instrument politik e jo institucion i pavarur.

"Do t'ju kujtoj se për tre muaj tani, ajo gjykatë nuk ka vendosur për ankesën e deputetëve të Listës Sërbe kur i preferuari i Kurtit, Rashiq u caktua në vendin e nënkryetarit të kuvendit. Megjithatë, retorika e ashpër nga Uashingtoni dhe Brukseli, lë hapësirë ​​për optimizëm të kujdesshëm se kësaj here, manovrat nuk do të kalojnë pa ndëshkim. Tani është momenti që bashkësia ndërkombëtare të tregojë nëse mendon seriozisht apo edhe një herë do të lejojë që ajo që është dakordësuar të hidhet poshtë tapetit. Mbijetesa e popullit sërb dhe respekti për të drejtat tona, janë test për bashkësinë ndërkombëtare e cila duhet të kalojë nga fjalët në vepra", thotë Simiq.

Qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare se heqja e masave të BE kushtëzohet nga transferimi i pushtetit në veri, ai e vlerëson si cinik.

Tha se kalimi i pushtetit ishte hap logjik dhe ligjërisht i nevojshëm pas zgjedhjeve dhe jo konçesion politik.

"Lidhja e përmbushjes së detyrimeve ligjore me "shpërblimin" e Prishtines do të thotë relativizim i gjithçkaje që ka ndodhur në tre vitet e fundit-dhunë institucionale, vendime të njëanshme dhe shkelje të rënda të të drejtave të sërbëve. Kjo përcjell mesazh të rrezikshëm se shkelja e të drejtave mund të tolerohet nëse është politikisht e përkryer", spegoi Simiq.

Ky i fundit theksoi se kryebashkiakët e rinj dhe këshilltarët e Listës Sërbe u pritën nga situatë katastrofike në komuna-kaos financiar, infrastrukturë e braktisur, njerëz joprofesionalë që nuk dinë sërbisht, të punësuar politikisht pa asnjë eksperiencë profesionale dhe shtoi çka shqetëson veçanërisht janë-interesat e lëna pas dore të qytetarëve.

"Nëse nuk do të kishte mbështetjen e shtetit tonë dhe Zyrës për Kosovë e Metohi, gjendja do të ishte shumë herë më e keqe. Prioriteti i parë do të jetë normalizimi i punës së komunave, kthimi i institucioneve në shërbim të qytetarëve dhe rehabilitimi i problemeve më themelore-furnizimi me ujë, rrugët, shërbimet komunale dhe mbrojtja sociale. Nevojitet shumë punë për të rehabilituar dëmin e shkaktuar nga autoritetet jolegjitime që nuk kishin as mbështetje dhe as interes për të punuar në dobi të popullit sërb. Megjithatë, mund t’i premtoj popullit tonë se kryekomunarët tanë të çmuar, do të formojnë komisione që do të bëjnë analizë të gjendjes, do të anulojnë të gjitha vendimet ilegjitime dhe përgjegjësit për gjendjen në të cilën ndodhen komunat sot, do të mbajnë përgjegjësi. Buxhetet e katër komunave në tre vjet, janë harxhuar dhe nuk ka ndryshime në terren. Nëse ju them se buxheti për vitin e ardhshëm është planifikuar, për shembull në komunën e Zveçanit prej 700,000 eurosh për investime kapitale, 600,000 euro janë planifikuar për fshatrat shqiptare ku jetojnë më pak se 3% e banorëve të kësaj komune sërbe, atëherë gjithçka është e qartë për ju”, tha Simiq.

Ai beson se "ligji për të huajt" dhe ndalimi i drejtimit të automjeteve me autorizim, përfaqësojnë sulm direkt ndaj egzistencës së më shumë se dhjetë mijë sërbëve dhe shumicës së pronarëve të automjeteve në veri. Tha se këto nuk janë çështje teknike, por thellësisht politike, qëllimi i të cilave është presioni i shtuar dhe shpërngulja e sërbëve.

"Lista Sërbe do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat institucionale e politike, por dhe kontaktet ndërkombëtare, që kjo çështje të ndërkombëtarizohet dhe të ndalet zbatimi i masave që kanë karakter diskriminues dhe represiv. Ndaj këto zgjedhje janë të rëndësisë së jashtëzakonshme për të gjetur zgjidhje për këtë problem që ka shkallën e spastrimit etnik përmes vendimeve administrative. Me zbatimin e këtyre rregullave, nuk mundeni fizikisht të okuponi Universitetin dhe QKS, por do të keni të njëjtin rezultat. Kjo do të thoshte fundi për të gjithë ne dhe ne të gjithë jemi kundër kësaj dhe duhet të luftojmë bashkarisht", tha Simiq.

Ky i fundit theksoi se mesazhi i Listës Sërbe për sërbët në Kosovë, si dhe për të zhvendosurit brenda vendit, është i qartë dhe i palëkundur-se nuk do të lejojnë asnjë manovër, presion apo dredhi administrative për të përjashtuar sërbët nga proçesi zgjedhor.

"Jemi të vetëdijshëm se egziston rrezik real nga lëvizjet e reja të Albin Kurtit deri ditën e zgjedhjeve, por uniteti, pjesëmarrja masive dhe vendosmëria, janë përgjigjja jonë më e fortë. Vetëm një listë e fortë sërbe, do të thotë mbrojtje e fortë për popullit sërb dhe zë i qartë kundër padrejtësisë, presionit dhe dhunës politike. E ardhmja e popullit sërb është në duart e këtij brezi sërbësh, duhet të jemi të denjë për paraardhësit tanë, por edhe paraardhësit krenarë të pasardhësve tanë, ndaj i ftoj të gjithë që më 28 dhjetor të dalin në zgjedhje dhe të votojnë Listën Sërbe me numrin rendor 127", konkludoi Simiq.