Operacioni “Shpërthimi”: Përgatitja e Enver Hoxhës për pushtim ushtarak të Kosovës dhe krijimin e “Shqipërisë së Madhe” pas vdekjes së Titos (1)

Dragan Bisenić
Burim: Print Screen/RTS

Shkruar për Kosovo onlajn nga: Dragan Biseniq, gazetar

“Shqiptarët do të çohen“

Shqipëria në fund të viteve ’70 ishte e mirëpërgatitur për krizën në Jugosllavi dhe kohën që do të pasonte pas largimit nga skena të presidentit jugosllav Tito për destabilitete dhe konflikte që do të shpërthenin rreth luftës për pasardhësin e tij. Për këtë arsye, Shqipëria, përgatiste plane ushtarake për pushtimin e pjesëve të Jugosllavisë në të cilat banoheshin prej shqiptarëve me qëllim, aneksimin e tyre në territorin e Shqipërisë. Operacioni më serioz dhe më i përgatitur për të cilin ende pakkush ka dijeni, është operacioni “Shpërthimi” i cili lindi në januar të vitit 1980. Rreth saj është shkruar nga disa ekspertë dhe historianët shqiptarë, austriakë apo rusë.   

Nga mesi i viteve ’70 të shekullin XX, fati i mëtejshëm i Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, ishte në fokusin e vëmendjes së udhëheqjes komuniste të Shqipërisë fqinje, si pasojë e moshës së kaluar të presidentit të Jugosllavisë Josip Broz Titos dhe mungesa e perspektivës së qartë sesi do të zhvillohet vendi pas largimit të tij. Lideri i Partisë së Punës së Shqipërisë Enver Hoxha, mendonte seriozisht me shumë mundësi, përfshirjen e BRSS dhe aleatëve të tij në Traktatin e Varshavës në ndërhyrje ushtarake në Ballkan me synim “kthimin” e RFSJ në orbitën e ndikimit sovjetik në kushtet e krizës së politikës së brendshme në fazën e zhvillimit të saj “post-titiste“. Në këtë kohë, Shqipëria e Enver Hoxhës, ishte e afërt vetëm me Kinën ku ishte e vetmja në Europë që refuzonte si kapitalizmin amerikan dhe komunizmin sovjetik. Vëmendja e Hoxhës ndaj politikës së udhëheqjes sovjetike në Ballkan e veçanërisht në raport me vendet komuniste të rajonit, u rrit në vjeshtën e vitit 1976 në një masë më të madhe si pasojë e intensifikimit të kontakteve të Moskës me Beogradin dhe Bukureshtin. Vizita e Leonid Brezhnjevit nga 15-17 nëntor të vitit 1976 në Jugosllavi dhe më 22 nëntor në Rumani ku më 25-26 nëntor ishte planifikuar takimi Komitetit Konsultativ Politik të vendeve pjesmarrëse të Traktatit të Varshavës, çka Hoxha e vlerësonte jo vetëm në kontekstin e politikës së jashtme, por edhe në situatën strategjiko-ushtarake në rajon.

Theks të veçantë ai e vendosi në përcaktimin e natyrës së periudhës post-titoiste në zhvillimin e Jugosllavisë. Hoxha në mënyrë të veçantë theksoi konfrontimin mes BRSS dhe SHBA për ndikimin e situatës në Jugosllavi dhe përpjekjet e dy superfuqive për të fituar mbështetjen e klaneve dhe grupeve përkatëse në qarqet drejtuese të Jugosllavisë, siç është shënuar në vëllimin e parë të shënimeve të tij. Gatishmëria e palës sovjetike për t’i ofruar ndihmë ekonomike RFSJ përfshirë dhe dërgimin e armëve, Hoxha e konsideronte si një strategji që synonte arritjen e qëllimit kryesor-marrjen e kontrollit ndaj Jugosllavisë. Mundësia që BRSS dhe aleati i saj më i afërt në rajon-Bullgaria-të iniconin çdo lloj aksioni prej forcave të brendshme politike të RSFJ me qëllim zbatimin e këtij plani, shkaktoi pakënaqësi të madhe të Hoxhës. Në shënimet personale që nuk ishin të destinuara për t’u bërë publike, ai shkruante se “në rast se ata (BRSS dhe Bullgaria) provokojnë gjakderdhje, gjaku do të provokojë gjak dhe ne shqiptarët do t'i luftojmë dhe do të fitojmë ndaj tyre”. Përse të mos t’u themi haptazi vëllezërve tanë, popujve të Jugosllavisë: BRSS dhe Bullgaria duhet t’a dinë se shqiptarët që jetojnë në Jugosllavi, janë vëllezërit tanë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe se janë të paprekshëm. Tani ata jetojnë bashkë me popujt e Jugosllavisë, por nëse vjen dikush tjetër dhe vendos nën kontroll Jugosllavinë, të jeni të sigurtë se-shqiptarët do të çohen”. [1. Vol. 59. F. 368].

Me përdorimin e "kartës shqiptare" në kohën e ndërhyrjes ushtarake sovjetike në punët e brendshme jugosllave, mund të ndodhte në një rast të jashtëzakonshëm, të cilin, me sa duket, e kuptoi edhe Hoxha. Tema e pakicës kombëtare shqiptare në RFSJ në këtë rast, merr karakterin e një faktori serioz që lidhet direkt me politikën mbrojtëse të regjimit hoxhist. Në vjeshtën e vitit 1976, Enver Hoxha u mor seriozisht me këtë çështje edhe në planin ndërkombëtar, gjatë bisedimeve me personalitete të huaja politike dhe publike që vinin në Shqipëri.

Gjatë negociatave, ai përmendi bisedat me Josip Broz Titon në vitin 1946, kur me të bisedoi për nevojshmërinë e bashkimit të Kosovës dhe disa zonave të tjera me popullsi kompakte shqiptare me Shqipërinë. [1. Vëll. 59. F. 397].

Për BRSS “faktori shqiptar“ gjithashtu kishte domethënie të madhe jo vetëm në aspektin rajonal, por mbarë, në kontekstin europian. Aparati i KQ të PKBS ndiqte me kujdes situatën në “sektorin shqiptar“ komunizmin ndërkombëtar nën asistencën e shërbimit të fshehtë sovjetik. Kështu më 17 shkurt të vitit 1977 ndihmës drejtuesi Drejtorisë së Parë Qëndrore të KGB-së së BRSS, Jevgenij Shishkin, nisi analizën “Vështrimi perëndimor për aspekte të ndryshme të situatës së brendshme politike dhe politikës së jashtme të Shqipërisë pas Kongresit VII të Partisë së Punës të Shqipërisë” drejtuar anëtarëve të shërbimit inteligjent sovjetik jashtë vendit. Konkretisht thuhej: “Kursi i politikës së jashtme të PPSH pas Kongresit VII (1-7 nëntor 1976), vazhdon të jetë antisovjetik dhe prokinez”.

Interesi i veçantë i Hoxhës ka qenë marrëdhënia dhe shpërndarja e forcave në udhëheqjen jugosllave dhe perspektivat për zhvillimin e situatës në Jugosllavi në të ardhmen e afërt. Fillimisht, parashikimi që ai dha në fillim të dhjetorit 1977 bazohej në besimin e fortë se pas vdekjes së Titos, do të fillonte një epokë e gjatë destabiliteti të vendit. (1.Vëll. 62. F. 22).

BRSS dhe SHBA do të tentojnë të marrin kontrollin e vendit. Sipas këtij skenari, "për secilin nga dy grupet kryesore ushtarake në Europë, zotërimi i Jugosllavisë do të thotë forcimi i pozicionit strategjik në raport me palën kundërshtare. Nëse NATO humb ndikimin e saj në Jugosllavi, atëherë do të përfitojë Bashkimi Sovjetik, ndërprerja e marrëdhënieve të Greqisë dhe NATO-s, shkakton kërcënim ndaj Austrisë, përfiton kalimin në Itali, dominon Adriatikun dhe Mesdheun. Kështu që NATO pëson humbje të mëdhe strategjike. Por a do ta lejojë imperializmi amerikan këtë? Mendoj se është pak e besueshme. A do të luftojë imperializmi amerikan ndaj Bashkimit Sovjetik nëse i zhyt kthetrat thellë në Jugosllavi apo do t’a pushtojë ushtarakisht? Mendoj se NATO nuk do të rrijë duarkryq derisa të shkohet tek zjarri i madh, ku do të nisë të intensifikojë luftën përmes metodave politiko-ekonomike të cilat i kanë të gatshme për Jugosllavinë. Vdekja e Titos do të na shkaktonte dhimbje koke" ka shkruar Hoxha. Për Shqipërinë ishte e rëndësishme që mbrojtja nga pasojat e mundshme të paqëndrueshmërisë së brendshme politike në Jugosllavi, për të cilën ishte e nevojshme të kishte marrëdhënie normale me Greqinë, pjesë territorin e të cilit, sipas Hoxhës, të shtrihet drejt "Republikës Jugosllave të Maqedonisë" me mbështetjen e BRSS dhe Bullgarisë, në forcimin e pozicionit të saj në rajonin e Egjeut, në të cilin, siç besonte kreu i PPSH, ishin të interesuara Moska dhe Sofja. Karakteristika dalluese e këtij parashikimi nga ato të mëparshme të gjysmës së parë të viteve ’70, ishte vëmendja e veçantë e autorit ndaj faktorit shqiptar.

Nga rëndësia e veçantë për atë që po ndodhte, ishte shtrëngimi i beftë i marrëdhënieve mes Tiranës dhe Pekinit, si dhe akoma një tjetër ndërlikim të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave. Numri dy në hierarkinë e nomeklaturës komuniste në Shqipëri, ishte kryeministri dhe ministri i mbrojtjes Mehmet Shehu, njëkohësisht kundërshtar si i RP të Kinës ashtu dhe i Jugosllavisë fqinje. Ai akuzoi qeverinë e Jugosllavisë për persekutim të shqiptarëve. Të tilla veprime në vetë Jugosllavinë dhe jashtë kufijve të saj, u perjetuan si mbështetje për irredentizmin shqiptar, veçanërisht në Kosovë. Në të njëjtën kohë, Shehu akuzoi haptazi udhëheqjen kineze për komplot me qëllim rrëzimin e udhëheqjes partiake dhe shtetërore shqiptare.

Në nëntor të vitit 1977, shef i Ministrisë së Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu, me urdhërin e Hoxhës, përgatiti dokumentin në të cilin analizohej në detaje gjendja në Kosovë dhe mundësitë për zgjidhjen e këtij problemi. Në këtë material sekret, qeveria e Shqipërisë mbështeste idenë e bashkimit të shqiptarëve dhe jepte parashikimin e zhvillimit të situatës në RFSJ pas vdekjes së Titos. Në dokument qëndronte e veçantë se për "ne (Shqipëria) me të gjitha forcat mbështesim kosovarët, aq sa na e lejojnë mundësitë prej zhvillimit të situatave. Dhe se për këtë, jemi për bashkimin me Shqipërinë, sepse me këtë sigurojmë unitetin kombëtar“. Në dokument gjithashtu thuhej se “forcat e huaja, SHBA dhe BRSS qëndrojnë mjaft aktive në Kosovë“ në kontekstin e planeve të këtij shteti, “dominant në Jugosllavi“.

Theksi kryesor në punën për "drejtimin kosovar" në materialin e paraqitur nga Hazbiu, u vendos mbi ngjarjet propagandistike dhe kulturore që ndihmojnë në forcimin e ndjenjave kombëtare të shqiptarëve. Në dokument gjithashtu vendosej si detyrë, për të përgatitur planin ushtarak në rast të situatës emergjente dhe studimin e terrenit, gatishmërinë e burimeve njerëzore të popullsisë shqiptare, si dhe krijimin e një plani operacional që parashikonte disa skenarë.

Gjatë diskutimit për këtë dokument, Enver Hoxha nënvizon se “çështja e Kosovës ka një rëndësi të madhe për lirinë e Shqipërisë; Kosova është një forcë e madhe për mbrojtjen e Shqipërisë, një forcë që shërben për të forcuar Shqipërinë në Ballkan dhe në Europë.” Në lidhje me këtë, kërkoi që në Kosovë të mos kursehen resurset dhe përpjekjet, pasi sipas tij “do shpërblehej në të ardhmen”.

Veprimi i Hoxhës për çështjet e politikës së jashtme u ndoq edhe me një tjetër temë aktuale kosovare, por në formë më të gjerë, të shprehur në lidhje me festimet e ardhshme me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Në të vërtetë kjo temë ishte zhvillim i tezave të tij, të cilat i referohen dhjetorit të vitit 1977. Ato u paraqitën në shënimet dhe i kushtohen reflektimeve rreth situatës "post-Tito".

Promovimi i idesë së Hoxhës për bashkimin e shqiptarëve në radhë të parë dhe referimi i situatës me popullsinë shqiptare të Jugosllavisë, ndodhi në sfondin e fuqizimit të projekteve separatiste dhe ideve të lëvizjes kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Hoxha organizoi më 12 qershor të vitit 1978 në Tiranë, konferencë të veçantë festive me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në prag të kongresit XI të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (SKJ) i cili u mbajt më 20-23 qershor të vitit 1978 në Beograd. Në jubileun e Hoxhës, tema e çlirimit kombëtar të shqiptarëve të cilët jetonin në RFSJ, siç shprehej Hoxha “në territorin e tyre”, u kthye në një element të rëndësishëm të politikës së jashtme të Tiranës. Kjo temë, u vlerësua, në rrethana të caktuara mund të përfitonte karakter ushtarako-politik.

(Do të vazhdohet...)