Kosova apo Sërbia, kush ka më shumë mbështetje në botën islame?
Përkundër lobimit gjithnjë e më intensiv të zyrtarëve kosovarë që synojnë shtetet islamike me qëllim fitimin e njohjeve të reja, bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn vlerësojnë se nuk duhet të pritet ndryshim të qëndrimit tek këto vende, para së gjithash sepse shumë prej tyre kanë probleme me separatizmin në territore, e si pasojë e kësaj Sërbia në mesin e vendeve islamike gëzon reputacion të madh.
Lobimi i Prishtinës mes shteteve arabe dhe islamike ishte veçanërisht i dukshëm javën e kaluar gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku presidentja kosovare pati takime me zyrtarë të Libanit, Jordanisë, sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OKI)... Ajo shprehu haptazi pritjen e saj që vendet anëtare të OBI që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do ta bëjnë këtë në të ardhmen e afërt, ndërsa kërkoi nga mbreti Jordan Abdullah II që të vazhdojë të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga vendet arabe.
Për këto ambicie, Prishtina ka mbështetje të fortë në Ankara e cila qysh nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 dhe vetë presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, vazhdimisht ka premtuar se do t’a mbështesë Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Europës, Bashkimin Europian dhe NATO, si dhe në marrjen e njohjeve të reja.
E megjithatë, shtetet islamike që respektojnë qëndrimet e Beogradit dhe të drejtën ndërkombëtare, qëndrojnë të palëkundura në të tilla pozicione.
Islamologu dhe ish ambasadori i Sërbisë në Turqi dhe Vatikan Darko Tanaskoviq thotë për Kosovo onlajn se në botën myslimane Sërbia ka reputacion të madh dhe vendet që e mbështesin si dhe të ketë sukses në zhvillimin e të gjitha llojeve të marrëdhënieve me disa vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Kjo është e rëndësishme sepse atëherë këto shtete nuk kanë aq shumë motiv për të luftuar aktivisht në lobim për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, thotë Tanaskoviq, i cili përmend si përjashtim Turqinë, e cila nga njëra anë po zhvillon marrëdhënie shumë të mira me Sërbinë dhe që është gjithashtu një nga shtetet që lobon më këmbëngulje për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas vlerësimeve të Tanaskoviqit, situata në mesin e vendeve islamike për Kosovën, nuk është veçanërisht pozitive.
Duke komentuar takimet që përfaqësues të shteteve islamike javën e kaluar patën me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Nju Jork ku u mbajt Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe në të cilat Osmani kërkoi mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe njohje të reja, Tanaskoviq vlerëson se Osmani nuk ka shumë arsye për optimizëm, pas atyre konsultimeve.
Mes takimeve që ka pasur Osmani, ishte dhe takimi me mbretin e Jordanisë, Abdullah II, si dhe me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), Hisein Brahimi Taha.
“Ashtu sikurse vitin e kaluar në kohën e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të KB, presidentja e të ashtuquajturës Kosovë, Vjosa Osmani loboi shumë intensivisht në korridoret e godinës së KB në Ist River. Përsa i përket Jordanisë, është aleat i vjetër i Kosovës. Kur isha me detyrë përfaqësues i përhershëm i Sërbisë pranë UNESCO në vitin 2015 dhe kur udhëhiqja betejën kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, nëse përjashtojmë Shqipërinë e cila në thelb udhëhoqi të gjithë aksionin dhe që bëri kërkesën, Jordania ishte në mesin e vendeve më aktive në mbështetje të Kosovës dhe këtu nuk ka asgjë të re. Sekretari i Përgjithshëm i OBI është nga Çadi, vend që e ka njohur Kosovën në vitin 2012, por nuk ka shumë ndikim në këtë organizatë, me faktin se mund të ndikojë në agjendën e konferencës dhe faktin se gjendet draft-rezoluta në të cilën të gjitha vendeve të OBI u ftuan të njihnin Kosovën. Nuk ishte e vështirë për ta të votonin të tillë rezolutë sepse në mesin e anëtarëve kanë shumicën vendet që e kanë njohur Kosovën, por rezoluta të tilla tashmë janë miratuar dhe nuk kanë dhënë ndonjë rezultat të veçantë”, thotë Tanaskoviq.
Ky i fundit shprehet se nga 57 anëtare të OBI tridhjetë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se kjo përqindje është e paktë në raport me vendet e Bashkimit Europian, ku siç thotë ai, ndoshta nuk mund të pritej.
“Nga ana tjetër qysh prej fillimit ka pasur një tendencë të fortë për të portretizuar, me inercinë me ngjarjet e më shumë se dy dekadave më parë në Bosnje dhe Hercegovinë, se konflikti në Kosovë e Metohi, në thelb është konflikt mes Islamit dhe Krishterimit dhe myslimanët e këtushëm janë të kërcënuar, ndërkohë që banorët islamikë solidarizohen nga pikëpamja e solidaritetit, vendet myslimane të shprehin mbështetjen për Kosovën, duke përfshirë edhe njohjen e pavarësisë së saj. Ajo histori, megjithatë, nuk kaloi sepse për shumë arsye u bë e qartë se nuk bëhet fjalë për ndonjë konflikt ndërfetar, por bëhet fjalë për arsye të pastra politike, territoriale e të tjera. Si pasojë e kësaj në Prishtinë prej kohësh janë të pakënaqur me përgjigjen e botës myslimane ndaj kërkesave të tyre për t'u njohur ndërkombëtarisht dhe për të mbështetur afirmimin e tyre ndërkombëtar” spegon Tanaskoviq.
Në botën myslimane, shton ai, vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për këtë kanë arsye të forta.
“Do të jenë të natyrës parimore-respektimi i së drejtës ndërkombëtare, ka qenë ajo që ishte më e shpeshtë, dhe kjo është se këto shtete kanë probleme të caktuara të separatizmit dhe përvoja me këtë lloj tentative për të arritur pavarësinë e territoreve të tyre, kështu që ata sigurisht që nuk do të ndryshonin atë qëndrim”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Në përgjithësi, në botë, sipas vlerësimit të Tanaskoviq, situata sot është më pak e favorshme se sa ishte dhjetë vjet më parë për sa i përket gatishmërisë së vendeve që nuk e njohën Kosovën për t’a njohur atë tani.
“Prej fillimit të luftës në Ukrainë, në botën myslimane është ndjerë afeksion më i madh ndaj Rusisë dhe po forcohet njëfarë antiamerikanizmi, i cili përndryshe ishte i fortë në këtë botë dhe meqë dihet se në sfond është lufta e perëndimit kolektiv, pra SHBA ndaj Federatës Ruse, mendoj se ky faktor në nivel global nuk kontribuon që një numër më i madh i vendeve myslimane do t’a njihnin pavarësinë e Kosovës në këtë moment pasi dihet se është projekt amerikan. Në përgjithësi, nuk do të thosha se ka shumë arsye për optimizëm me zonjën Osmani pas konsultimeve të saj”, përmbyll Tanaskoviq.
Si disa nga vendet e botës islame ku tek të cilat Sërbia ka mbështetje për pikëpamjet e saj, bashkëbiseduesi ynë thekson Marokun, Algjerinë, Indonezinë, Iranin...
“Këtu është edhe Egjipti, i cili në fakt i ka ngrirë marrëdhëniet me Kosovën, pra nuk i ka zhvilluar kurrë ndonëse zyrtarisht në rrethana të veçanta shkoi deri tek njohja reciproke, në ditët e fundit të pushtetit të presidentit Morsi”, thotë Tanaskoviq.
Duke folur për mundësinë që Kosova brenda korpusit të shteteve islamike të fitojë ndonjë njohje, duke patur parasysh takimet e zyrtarëve kosovarë në të cilat kërkohet mbështetje, analisti politik nga Prishtina Alen Meta thotë për Kosovo onlajn se prej shpalljes së pavarësisë, egzistonte thirrja e OBI që Kosova të njihet si shtet i pavarur, por deri tek kjo nuk pati shumë ndryshim tek shumë shtete.
“Marrëdhëniet ndërkombëtare nuk funksionojnë vetëm përmes ftesave dhe lobimeve periodike të qeverisë dhe presidentit, përkundrazi kjo deri më tani nuk ka dhënë rezultate ose për to kanë qenë të pakta. Prej shpalljes së pavarësisë egzistonte thirrja e OBI që Kosova të njihej si shtet i pavarur por kjo nuk solli ndryshime tek shumë shtete. Kjo ka lidhje me vendosjen e mëhershme të marrëdhënieve me Sërbinë, madje dhe marrëdhënie të afërta të cilat këto shtete kanë me Rusinë dhe politikën e saj. Besoj se marrëdhëniet e shteteve me shumicë myslimane me Sërbinë të cilat janë të vendosura prej vitesh, qysh nga koha e Titos madje dhe para tij, ndikojnë se nuk ka ndryshim në raport me Kosovën. Tek kjo ndikojnë më shumë pamjaftueshmëria e informacionit, fushatat e ndryshme, madje edhe nga Beogradi zyrtar” thotë Meta.
Tek ajo se nëse qëndrimet e vendeve islamike për çështjen e Kosovës janë të qëndrueshme apo ka hapësirë që Prishtina apo Beogradi t'i bindë se qëndrimi i tyre është i saktë, Meta thotë se është problematike të përcaktohet nëse është e saktë apo e gabuar qasja e Beogradit apo e Prishtinës, pasi këtu bëhet fjalë për dy realitete krejtësisht të kundërta.
“Në marrëdhëniet ndërkombëtare, strategjitë dhe qasjet nuk ndryshojnë në afat të shkurtër, veçanërisht në vendet që kanë ndikim apo janë të ndikuar nga politika të mëdha”, përfundon Meta.
Hulumtuesi nga Beogradi Dr. Sllobodan Jankoviq, për Kosovo Onlajn thotë se qëndrimet ndaj Kosovës dhe njohjes së saj në mesin e vendeve islame, janë kryesisht rezultat i lobimit amerikan dhe vlerëson se takimet e Vjosa Osmanit në Nju Jork, mund të ndryshojnë qëndrimin e disa vendeve islamike. nëse, siç thotë ai, “u ofrohet ndonjë kompensim material”.
“Njohja e të ashtuquajturës Kosovë nga shumë shtete, edhe kur bëhet fjalë për vendet me shumicë myslimane, është kryesisht rezultat i lobimit amerikan e britanik dhe lobimit të Turqisë, e cila prej fillimit ka qenë një nga ithtarët kryesorë të njohjes së Kosovës shqiptare si shtet. Them "shqiptare" në kuptimin secesionist autoritar e cila përbehet nga vetë shqiptarët e Kosovës. Lobimi i Vjosa Osmanit mund të ndryshoje dicka në kuptimin që disa vendeve u ofrohet një lloj kompensimi material. Apo që ata me mbështetjen e promotorëve kryesorë që janë SHBA dhe Britania e Madhe dhe më pas vendet kyçe të BE me përjashtim të Spanjës, ndryshojnë qëndrim.Vetëm në këtë drejtim mund të arrijnë diçka. Një nga arsyet përse këto vende nuk e njohin Kosovën, është se shumë shtete nuk janë të interesuara të njohin sjellje të tillë ku një pjesë e territorit ndahet për arsye etnike apo të tjera, sepse shumë njerëz kanë probleme të ngjashme vetë. Prandaj nuk e lejojnë”, thotë. Jankoviq.
Ky i fundit shprehet se interesi i vendeve të vogla dhe të mesme është ruajtja e të drejtës ndërkombëtare.
“Por në kohë lufte dhe ne sigurisht jemi dëshmitarë të luftës botërore, e drejta ndërkombëtare anulohet. Nuk zhduket plotësisht, por i takon çdo shteti, në këtë rast shtetit tonë, të mbrojë popullin dhe Kushtetutën dhe vetë integritetin territorial dhe sovranitetin”, thekson Jankoviq, i cili hedh vështrim kritik ndaj politikës së autoriteteve sërbe në këtë çështje.
Ai gjithashtu beson se disa vende për rastin e Kosovës, udhëhiqen nga politika e fuqive të mëdha që nuk e njohin Kosovën.
“Disa vende nuk bien në kontakt me pushtetin tonë, por nga politikanë të caktuar dëgjojnë politikën tonë nominale ose vendosin kontakt me Federatën Ruse apo Kinën, të cilat janë kundër njohjes së Kosovës dhe nën këtë ndikim, nuk e njohin Kosovën si shtet” thotë Jankoviq.
Vendi i fundit që e njohu Kosovën ishte Izraeli në vitin 2020 dhe për shkak të vendimit të Prishtinës për të çelur përfaqësinë e saj në Jeruzalem, Kosova u dënua ashpër nga Palestina, e cila më pas kërkoi nga të gjithë anëtarët e OBI të ngrinin marrëdhëniet me Kosovën.
0 komentet