Gjurgjeviq për "Ballkanin e Hapur":Mundësi që qytetarët të gjejnë vetë punë në tregun e madh të punës
Sërbia ka defiçit të punonjësve sezonalë në bujqësi, ndërsa Shqipëria në sezonin veror. Maqedonia e Veriut ashtu sikurse fqinja e veriut dhe ajo perëndimore, i mungojnë mjeshtrit në sektorin IT dhe të tre vendet nuk kanë numër të mjaftueshëm të punëtorëve të ndërtimit. Kjo është një prej sfidave me të cilën përballet iniciativa e "Ballkanit të Hapur", e cila përveçse hapjes së shumë mundësive për ekonomitë e këtyre vendeve, duhet t’u ofrojë qytetarëve shancin që vetë të gjejnë punë në tregun e madh të punës.
Pas ratifikimit të fundit të marrëveshjes për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, është i pashmangshëm nënshkrimi i protokollit, pas të cilit i gjithë sistemi do të mund të vihet në përdorim.
“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje nuk është të marrë përsipër forcë pune specifike apo ndonjë konkurrencë ndërmjet shteteve. Konkurrenca e shëndetshme në këndvështrimin e kushteve minimale të punës, pagave dhe përfitimeve të tjera, do të ndikojë tek punëdhënësit dhe qëndrimin e tyre ndaj kushteve që do t'u ofrojnë punëtorëve të tyre" tha Nenad Gjurgjeviq, këshilltar i presidentit të Odës Ekonomike Sërbe, për sajtin shkupjan "Lokalno".
Si perspektivë, Gjurgjeviq nënvizon mundësinë e investimit në zonën kufitare (për shembull, midis Maqedonisë së Veriut dhe Sërbisë), e cila do të siguronte fuqi punëtore nga të dy vendet.
“Shembull i tillë është ai mes Hungarisë dhe Ukrainës. Kjo nuk është diçka e re-kompania ndodhet afër kufirit, kështu që qytetarët që jetojnë brenda disa kilometrave mund të punojnë atje pa asnjë problem në lidhje me kalimin e kufirit”, thotë Gjurgjeviq.
E ndërkohë iniciativa “Ballkani i Hapur” ka shënuar përfitimet e para. Shkëmbimet e përgjithshme tregtare mes Sërbisë dhe Maqedonisë së Veriut në vitin 2022 vlerësohen në 1.4 miljardë euro me një rritje prej 32% në krahasim me vitin 2021. Sërbia në Maqedoninë e Veriut ka eksportuar mallra në vlerën e 970.4 miljonë eurove çka është 19% më shumë sesa viti 2021 e ndërkohë që ka importuar prej Maqedonisë së Veriut më shumë se 66.3% e përkthyer me vlerë monetare prej 511.2 miljonë euro.
0 komentet