Hagë: UÇK përmes vrasjes së sërbëve, do të ndryshonte qëllimshëm demografinë në Kosovë
Në aktakuzën ndaj ish liderëve të UÇK të cilët gjykohen nga Gjykata Speciale e Hagës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, mes të tjerave bëhet e ditur se në verën e vitit 1999 sulmet ndaj civilëve sërbë rezultuan me deri në 50 vdekje në javë, ku nuk bëhej fjalë për hakmarrje, por një përpjekje e qëllimshme për të ndikuar në demografinë dhe negociatat e ardhshme për statusin e Kosovës.
Janë ndërmarrë vrasje dhe rrëmbime të sërbëve të Kosovës të nivelit të lartë, si dhe shpërthime, grabitje dhe zjarrvënie. Autorët kanë vepruar në mënyrë të organizuar, sipas parimit të hierarkisë së komandës dhe kontrollit dhe egzistojnë të dhëna të qarta se shumë nga autorët kanë qenë anëtarë të UÇK”, thuhet në aktakuzë.
Ish ministri i punëve të jashtme të Kosovës Petrit Selimi ka shkruar në Tviter se "I ashtuquajturi Këshill Special pretendon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës përmes vrasjes së sërbëve, do të ndryshonte demografinë e Kosovës.
"Ndaj ajo çfarë kemi parë më 1999, nuk kanë qenë sulme hakmarrëse individuale, por plan i UÇK” ka shkruar Selimi dhe shton.
"Kjo është e shëmtuar, pretendim i pavërtetë dhe jo historik i prokurorit. Kjo është rishkrim i historisë së Kosovës në mënyrë t'i shërbejë vetëm makinerisë propagandistike sërbe dhe ruse. Kjo narrativë nuk bën drejtësi” ka thënë Selimi.

komentet