“Bullgarizimi” i goranëve në Kosovë: A është më e fortë pasaporta e BE sesa identiteti kombëtar?
Shqetësim i madh mes popujve autoktonë të besimit mysliman në hapësirën e Gorës së sotme fundin e vitit që shkoi, u shkaktua nga ripërtëritja e aspiratës së vjetër të Sofjes zyrtare-që goranët të njihen si pakicë bullgare në Kosovë. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn sqarojnë se në këtë mënyrë Bullgaria do të përfshihej në Kushtetutë si komunitet pakice, Kosova do të fitonte aleat në organizatat ndërkombëtare dhe goranët do të merrnin pasaportat e BE. Shtojnë se „bullgarizimi” i Kosovës është intensifikuar pikërisht për shkak të regjistrimit të popullsisë në prill, i cili duhet t’i japë fund këtij lloj “projekti”.
Kosovën vitin e kaluar e vizituan zëvendëspresidentja dhe presidenti i Bullgarisë Iliana Jotova dhe Rumen Radev. Para së gjithash, Jotova nga Dragashi i Prizrenit kërkoi që komuniteti bullgar të marrë statusin e pakicës kombëtare dhe të përfshihet në Kushtetutën e Kosovës.
Para fundit të vitit në Prishtinë udhëtoi edhe Radev, i cili kërkoi të njëjtën gjë prej presidentes kosovare Vjosa Osmani.
“Sofjen dhe Prishtinën i lidh egzistenca e komunitetit bullgar në Kosovë. Ky i fundit është urë bashkëpunimi mes dy vendeve dhe besoj se do të vazhdojmë të punojmë kështu të fillojmë me hapa praktikë ligjorë që ky komunitet të shprehë lirshëm identitetin e vet, të ruajë gjuhën dhe traditat e veta kulturore”, tha Radev.
Bullgaria gjeti bashkëpunëtorë në këtë mision mes politikanëve vendas, kështu që vetë Radev gjatë vizitës në Prizren çeli Zyrën e Shoqatës për zhvillim dhe integrim të komunitetit bullgar në Kosovë.
Këshilltari në Kuvendin Komunal të Dragashit para partisë „Lëvizja për Gorën“ Nexhmedin Sejdillar sqaron për Kosovo Onlajn se bullgarizimi diçka si goranët duhet të paguajnë për pasaportat e Bullgarisë të cilat i kanë marrë në periudhën e fundit, por beson se deri tek kjo nuk do të shkohet.
“Bullgarizimi i goranëve është diçka që ne duhet t‘a paguajmë tani për disa palë pasaporta që disa i morën në të kaluarën, duke filluar nga viti 2004, 2005, kur shumë njerëz i kërkonin ato pasaporta, shkuan në Sofje dhe aty sajuan histori se si stërgjyshërit e tyre, gjyshërit, pretendohet se ishin bullgarë për të ushtruar të drejtën e nënshtetësisë bullgare. Numrat që u përmendën ishin të tepruara dhe egziston peticioni që një organizatë bullgare, emri i së cilës nuk më kujtohet, përgatiti dhe dorrëzoi në Kuvendin e Kosovës se komuniteti bullgar është i pranishëm në Kosovë. Megjithatë pas këtij peticioni, kur u bë publik, njerëzit dolën dhe thonin se kjo ishte një lloj sajese. Thanë se ishin mashtruar pasi ata prisnin që t’u jepeshin pasaportat bullgare për të nënshkruar dhe jo që t’i përdornin dhe në këtë mënyrë të prezantonin formimin e komunitetit bullgar në Kosovë”, tha Sejdillar.
Për vizitën e zëvendëspresidentes bullgare Iliana Jotova vitin e kaluar në Dragash, tregon se ajo ishte në „terr”.
“Vizita e zëvendëspresidentes bullgare Ilijana Jotova sipas meje ishte në terr dhe askund tjetër në botë nuk kam parë zyrtar të lartë të një vendi që është pjesë e Bashkimit Europian të vizitojë një zonë të shtunën kur nuk është ditë pune. Ajo këtë vizitë e shfrytëzoi me ekipin e vet të kameramanëve që të tërheqë njerëzit në disa deklarata dhe prezantime se në Gorë egziston komunitet bullgar dhe në takimin në të cilin ishte dhe vetë shefi i Zyrës për Komunitetet thanë se nuk flitet për komunitet bullgare në komunën e Dragashit, pra në Gorë”, tha Sejdillar.
Ky i fundit thekson se se bullgarët nuk kanë asgjë për të shantazhuar Kosovën për t'i përfshirë si pakicë kombëtare në Kushtetutën e Kosovës, por ndoshta kjo mund të jetë në interes të Kosovës, e cila kërkon aleatë për disa lëshime të mëtejshme në të ardhmen pasi Bullgaria është anëtare e plotë e BE.
“Ajo çka më shqetëson është se kjo mund të jetë në interes të Kosovës që të përfshijë pakicën kombëtare bullgare në Kushtetutë pasi Bullgaria është anëtare e plotë e BE dhe se Kosova do të kërkojë aleat për disa lëshime të mëtejshme në të ardhmen. Mendoj se ky fakt është real, që ata nuk e përfshijnë, por e përdorin përmes kanaleve diplomatike apo ndonjë investimi të vogël, siç është rinovimi i një shkolle tek ne. Me këtë dëshirojnë të tregojnë se në Gorë dhe në Kosovë me të vërtetë egziston komunitet bullgar. Jam absolutisht i sigurt se në Gorë nuk egziston asnjë njeri që veten e quan si bullgar, por nuk mund të acarohem me askënd prej tyre që mashtrojnë veten me atë pasaportë bullgare ndoshta dhe regjistrohen si bullgarë në regjistrimin e ardhshëm”, ka thënë Sejdillar.
Ky i fundit thekson se goranët përmes historisë përherë janë kërcënuar prej asimilimit por ata janë popull qëndrestar dhe se kjo nuk do të ndodhë.
“Në media, goranët përherë kanë qenë të kërcënuar nga rreziku i asimilimit. Megjithatë, në realitet ne jemi të vetëdijshëm për faktin se jemi popull shumë qëndrestar dhe se deri tek kjo nuk do të shkohet. Nëse kthehemi disa dhjetëra vite pas, do të shohim se asimilimi kërcënoi komunitetin goran edhe në Shqipëri, në ato nëntë fshatra. Mirëpo, po të shëtisni tani nëpër Shqipëri, do të shikoni që të gjithë goranët kanë ngelur, vetëm se aty ata quhen goranë për shkak të gjuhës që përdorin dhe kanë terma nga gjuha shqipe që përdorin në të folurin e përditshëm, ndjekin mësimet në gjuhën shqipe... Megjithatë ata vazhdojnë të jenë goranë, si në shtëpi ashtu dhe ngado në botë. Gjithashtu, kemi tre fshatra në Maqedoninë e Veriut, ku situata është saktësisht e njëjtë si me ne. Në përgjithësi të gjithë dëshironin të na asimilonin, por askush nuk i’a doli. Kështu do të jetë edhe me këta bullgarët tani, sado goranë nga zona e goranit apo boshnjakët nga rrethina e Prizrenit të regjistrohen si bullgarë, e gjithë kjo do të jetë për ndonjë arsye që ata të mund të realizojnë të drejtën e asaj pasaporte bullgare e cila me të vërtetë vlen në vendet e BE tani, ndërsa asimilim real nuk do të ketë”, tha Sejdillar.
Sociologu dhe profesori në Universitetin e Prishtinës Fadil Maloku për Kosovo onlajn thotë se qeveria bullgare nuk ka argumente për të tilla kërkesa dhe tenton të asimilojë goranët duke e vlerësuar si akt jo demokratik.
“Duke qenë se goranët si grup i veçantë etnik edhe sot e kësaj dite kanë problem rreth kombësisë, e veçanërisht rreth qartësimit kombëtar e kulturor, qëllimi dhe insistimi që ata tani si pasojë e mundësive të tjera politike të deklarohen ekskluzivisht si bullgarë, është absurd dhe jodemokratike. Absurde pasi ata kanë elemente të identitetit të tyre fetar dhe specifikat e tyre në aspektin kulturor, gjuhësor dhe trashëgimisë kolektive”, thotë Maloku.
Përgjigja se përse goranët janë të interesuar për "bullgarizimin", sipas mendimit të Malokut, duhet kërkuar tek "identiteti i dobët kolektiv etnik".
“Sipas përshtypjes sime sociologjike, duhet kërkuar edhe në korpusin e realizimit të kërkesave individuale për jetë më të mirë, punë të denjë për veten dhe familjen. Pra, këto kërkesa individuale në kohën tonë në të cilën jetojmë, janë më të forta se elementet e tjerë që karakterizojnë, le të themi, identitetin etnik, fetar apo kulturor. Kështu që kërkesat e Bullgarisë, në këtë rast, veçse përshpejtojnë këtë proces individual të kërkesave tek goranët, pasi nuk kanë identitet qëndrestar etnik si grupet e tjera etnike që lirshëm jetojnë në Kosovë”, përmbyll Maloku.
Prof. dr Radivoje Mlladenoviq nga Instituti për gjuhë sërbe në ASSHK (SANU), sqaron për Kosovo Onlajn se pjestarët e grupit myslimanë veriorë të malit Sharr, për shumë arsye dallohen kështu që mbi të gjitha, nuk mund të flitet rreth tërësisë kompakte. Ai shton se rregjistrimi administrativ, etnik i këtyre grupeve është i ndryshueshëm dhe është e detyruar nga rrethanat dhe dëshira për të mbijetuar në zonën ku jetojnë. E ngjashme është, sqaron Mlladenoviq edhe kur diskutohet etniciteti bullgar në këto grupime.
“Këtu nuk bëhet fjalë për etni autentike, “rreth etnisë së zemrës”, siç e quajnë atë disa nga studiuesit e identitetit etnik. Bëhet fjalë për vendosmëri të detyruar etnike për të qëndruar në territorin ku kanë jetuar ndër shekuj në një identitet rajonal dhe shpeshherë bëhet fjalë për arsye të shfrytëzimit personal: duke pranuar se është me origjinë bullgare, bëhet shtetas i një vendi që është në Komunitetin Europian dhe pasaporta e të cilit lejon privilegje të shumta”, thotë ai.
Mlladenoviq shton se rreth numrit të pjestarëve të këtij grupimi që kanë pranuar shtetësinë bullgare mund të merret me mend.
“Nga bisedat me pjestarët e këtyre grupeve, dhe me disa që posedojnë edhe pasaportë bullgare, më thanë se askush nuk e di numrin e saktë, pasi për shkak të shqetësimit shpesh nuk i informojnë të tjerët se kanë nënshkruar një formular hyrjeje në Bullgari që konfirmon origjinën e tyre bullgare dhe se kanë marrë pasaportë. Sipas, përsëri, të dhënave të pakonfirmuara zyrtarisht, në 15 vitet e fundit, rreth 150 bullgarë të sapolindur nga këto zona, kanë studiuar në universitetet bullgare me shpenzimet e shtetit bullgar”, thotë bashkëbiseduesi ynë.
Sipas fjalëve të tij, dëshira e Bullgarisë për të asimiluar disa grupe etnike nuk është asgjë e re.
“Qysh nga fillimi i krijimit të kombeve dhe shteteve moderne në Gadishullin Ballkanik në shekullin e XIX, në Bullgari është qëndrim konstant që të gjitha grupet sllave nga Egjeu deri në Detin e Zi janë bullgare dhe se pjestarët e këtyre grupeve flasin dialekt bullgar. Pasi bëhet fjalë rreth sistemeve të larmishme dialektore, kjo është marrëzi e cila, megjithatë vazhdon në Bullgari. Rrethanat e reja historike, kur Bullgaria u bë pjesë e Komunitetit Europian, rritën shkathtësinë dhe agresivitetin në zbatimin e projektit "Kufizoni bullgarët". Rezultati i kësaj është shpallja e goranëve të Zhupljanëve, Podgoranët dhe Rahavecianët bartës të gjuhës bullgare dhe identitetit etnik bullgar”, thotë Mlladenoviq.
Projekti dha rezultate në Shqipëri, pasi pjesë e goranëve në nëntë fshatra gorane pranuan etninë bullgare. E njëjta gjë ndodhi edhe me disa grupe të tjera sllave në Shqipëri. Kjo solli në atë që dhe zyrtarisht në Shqipëri të pranohet egzistenca e pakicës kombëtare bullgare. Mirëpo, bashkëbiseduesi ynë nuk beson se në Kosovë do të ketë shumë persona që do të deklarohen bullgarë në regjistrim.
“Se si do t’a deklarojnë administrativisht përkatësinë etnike anëtarët e këtyre grupeve sllave, unë nuk e di. Ajo çka di është se popullsia sllave në Gorë, Zhupë dhe Podgori pjesa më e madhe e tyre u zhvendos pas vitit 1999. Sesa prej tyre emigruan në vendet e Bashkimit Europian me pasaportat bullgare mund të jenë veçse hamendje. Dhe çfarë do të bëhet me kërkesën e presidentit të Bullgarisë për njohjen e statusit të pakicës kombëtare bullgare bazuar në deklarimin e disa anëtarëve të këtyre grupeve? Mendoj se kjo varet nga rezultatet e regjistrimit. Nga ana tjetër, nuk besoj se do të ketë shumë që do të deklarohen si bullgarë në regjistrim”, përmbyll Mlladenoviq.
komentet