Për çfarë arsye Kosovës po i çelet udha e anëtarësimit në Këshillin e Europës?
Komiteti Politik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës nesër në takimin e jashtëzakonshëm do të ketë vetëm një pikë në rendin e ditës-votimin e raportit të Dora Bakojanit, në të cilën jepen rekomandime që Kosova të pranohet në këtë organizatë.
Ndonëse Bakojani, e cila është raportuese për Kosovën në APKE para të njëjtit komitet më 5 mars si çështje kryesore të pazgjidhur në lidhje me kërkesën e Kosovës për anëtarësi në KE tregoi tre: vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, mbrojtja efikase e komunitetit sërb në komunat veriore, pra formimin e BKS dhe shpronësimi i trojeve në komunat me shumicë sërbe, deputetja greke shumë shpejt i dha dritën jeshile që Kosova të bëhet anëtare e KE pasi Prishtina ndërkohë zbatoi vendimin gjyqësor për kthimin e truallit Manastirit të Deçanit ku pritej prej plot tetë vitesh.
Për çfarë arsye Kosovës po i çelet udha e anëtarësimit në Këshillin e Europës, kur raporti juridik i KE për përputhshmërinë e sistemit gjyqësor të Kosovës me standartet e KE konstatoi se kuadri ligjor kosovar në përgjithësi është në kuadër me standartet ndërkombëtare, por që kjo "nuk do të thotë se nuk ka probleme në vështrimin e zbatimit të standarteve në praktikë"?
Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn thonë se egzistojnë presione të mëdha që pranimi i Kosovës në këtë organizatë të miratohet, ndërsa disa janë të mendimit se ky proces duhet parë në kontekstin e momentit politik në rajon lidhur me ngjarjet gjeopolitike në kontinent dhe aspiratën për të vendosur të gjithë rajonin nën kontrollin e fortë të organizatave ndërkombëtare.
Komiteti politik i APKE ka 85 anëtarë dhe nëse të gjithë nesër do të marrin pjesë në votim, për konfirmim të rekomandimeve të Bakojanit do të duhen 57 vota. Megjithatë për mbajtjen e takimit nevojitet kuorumi me 27 anëtarë, e kështu në votim do të ketë numër deputetësh në votim, 2/3 do të ishin-18.
Nëse Kosova nesër kalon këtë hap, ai i radhës do të jetë votimi në plenium, ndërsa vendimi final merret nga Komiteti i Ministrave.
Kryetarja e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Sërbisë në APKE Biljana Pantiq-Pilja, thotë për Kosovo onlajn se para votimit të nesërm hapësira manovruese e Sërbisë është ngushtuar.
“Bakojani do të prezantojë raportin dhe qëndrimin e saj, të cilin fatkeqësisht e ka ndryshuar në krahasim me dy javë më parë. Duke pasur parasysh se në APKE nuk ka më asnjë delegacion rus e prej prej janarit as delegacioni i Azerbajxhanit, hapësira manovruese e Sërbisë është ngushtuar mjaft për sa i përket numrit të miqve tanë në APKE” thotë Pilja.
Krahas rekomandimit që Kosova të pranohet në KE, raportuesja Bakojani në media shprehu vlerësimin se anëtarësimi i saj do t'i sillte të drejtën komunitetit sërb dhe të gjitha pakicave të tjera në Kosovë, që të aplikojnë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, çka për të do t'u sillte mbrojtje më të mirë, ndërsa Pantiq-Pilja thotë se kjo është deklaratë mjaft hipokrite.
“Ne përherë theksojmë se nenet 3 dhe 4 të Statutit të KE thonë se anëtari i KE mund të jetë vetëm shtet në të cilin egziston respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave. Theksojmë vazhdimisht se Kosova nuk është shtet, por ata tentojnë t’a ndrydhin, ndërsa ne i referohemi Rezolutës 1244 të KS të KB se Kosova është krahinë jugore sërbe dhe se asnjë entitet nuk mund të bëhet anëtare e KE, ashtu sikurse nuk ka respekt por shkelje konstante e të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtat e sërbëve, por ata këtë as nuk dëshirojnë t’a dëgjojnë. Kështu që deklarata e saj se 'tani do të mund t'ia tregoni Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut', edhe pse raporti nuk i përmend as të gjitha këto shkelje të të drejtave të njeriut, është mjaft hipokrite", thotë Pantiq-Pilja.
Shefja e delegacionit të Malit të Zi në APKE Maja Vukiqeviq, sikurse është bërë e ditur, nuk do të votojë për pranimin e Kosovës në KE, përkundër faktit se Podgorica e njeh Kosovën, ndërsa Pantiq-Pilja thotë se ashtu sikurse egzistojnë shembuj të ndritshëm sikurse ky, egzistojnë dhe negative.
“Për shembull, deputeti nga Rumania, e cila nuk e njeh Kosovën, thotë që Kosova të bëhet e pavarur dhe mbështet anëtarësimin e saj në KE. Çdo deputet në APKE voton sipas mendimit të tij personal, ndërsa 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në APKE është mjaftueshëm për opinion pozitiv, pas të cilit fjalën finale e jep Komiteti i Ministrave në maj”, thotë shefja e delegacionit sërb në APKE.
Siç tregon ajo, ky takim i jashtëzakonshëm i Komisionit Politik është “caktuar sërish” për 27 mars në mënyrë që gjithçka të jetë gati për plenumin e prillit, mundësisht më 18 prill dhe kur të përfundojë votimi në APKE, kërkesa e Kosovës të shkojë në Komision për vendim e ministrave.
“Ata duan që kjo të jetë një lloj përkujtimi i 75-vjetorit të KE, një institucion demokratik që shkel të gjitha parimet mbi të cilat është themeluar”, thotë Pantiq-Pilja.
Rreth asaj nëse në qëndrimet e anëtarëve të KE mund ndikojnë njoftimin për tërheqje të mundshme të Sërbisë nga Këshilli i Europës në rast se Kosova pranohet në këtë organizatë, ajo thotë se duket se kjo nuk është e këndshme për këto njoftime.
“Mendojnë se do blefojmë. Sepse nuk është e lehtë të spegohet përse një shtet vet-tërhiqet nga KE. Por na treguan se nuk respektojnë asnjë parim demokratik. E nxorën Azerbajxhanin në janar, tani do pranojnë Kosovën... Nëse shkohet deri tek pranimi i Kosovës, pres reagimin e shtetit të Sërbisë”, thotë Pantiq-Pilja.
Me rastin e opinionit pozitiv të Bakojanit se Kosova do pranohet në KE, ish ambasadorja pranë OSBE Branka Llatinoviq thotë se rekomandimet ndaj Kosovës, janë vendosur në thonjëza, çka do të thotë se është gjetur ndonjë formulë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe se thonjëzat nënkuptojnë se është në pikpyetje si shtet.
“E vetmja rrethanë lehtësuese për autoritetet në Prishtinë ishte se në letër kanë patur një kornizë të mirë ligjore për të cilën punohej nga ekspertë të huaj. Ky ishte një nga elementët që 'tërhoqi' raportuesit për t’a përdorur atë si një nga argumentet për të dhënë rekomandime" thotë Llatinoviq për Kosovo onlajn.
Përveç një kushti të përmbushur për pranimin e Kosovës rreth manastirit të Deçanit, bashkëbiseduesja jonë tregon se janë premtuar me shkrim nga presidentja, kryetari i Qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës do t'i përmbushin edhe kushtet e tjera, ndërsa janë ato që kanë lidhje me procesin negociator që udhëhiqet nën ndërmjetësimin e BE.
“Duhet pasur parasysh se vetë raporti rekomandon monitorim të fortë, që do të thotë se detyrimet që ka ndërmarrë Kosova, do të jenë nën monitorim të fortë prej komisionit përgjegjës apo ndoshta do të çelet misioni i Këshillit të Europës në Prishtinë i cili do të monitorojë, kontrollojë dhe paralajmërojë se aty egzistojnë mekanizmat e duhur të kontrollit”, thotë Llatinoviq.
Kjo e fundit thotë se ky nuk është proces i izoluar, por duhet vëzhguar në kontekstin e momentit politik në rajon lidhur me ngjarjet gjeopolitike në kontinent lidhur me luftën në Ukrainë dhe aspiratën për të futur të gjithë rajonin nën kontroll të fortë të organizmave ndërkombëtare, përfshirë përshpejtimin e procesit të integrimit në BE.
Latinoviq thekson se momentalisht nuk e dimë se cili do të jetë epilogu i gjithë historisë, por që gjithçka tregon se Kosova mund të pritet që në një të ardhme të parashikueshme të rregullojë statusin në KE.
Shefi i Këshillit të deputetëve Politikës së Jashtme Alternativa për Gjermaninë (AfD) në Bundestag Peter Bistron thotë për Kosovo Onlajn se me shumë shqetësim po vëzhgon procesin me rastin e kërkesës së Kosovës për t’u bërë anëtare e KE dhe bën të ditur se po ushtrohet presion i madh ndaj të gjitha shteteve që të mbështesin këtë tendencë.
"Dëshira është që Kosova të anëtarësohet në të gjitha organizmat ndërkombëtare. Ne jemi të vendosur kundër kësaj. Kosova nuk është shtet, është konstruksion ku nuk mundet të mbijetojë. Është protektorat i Nato dhe BE. Shikojmë potencial të madh për eskalim të mëtejshëm, nëse mbetet në këtë rrugë", bën të ditur Bistron, i cili është ndihmës anëtar i delegacionit të përhershëm të Bundestagut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
komentet