A mjafton që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës vetëm se i përmbush detyrimet që ka ndër vite?
Presioni diplomatik ndaj Prishtinës që përfundimisht të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 rreth kthimit të pronësisë së 24 ha truall Manastirit të Deçanit ditët e fundit sërish është intensifikuar, ndërsa kjo çështje është një nga tri kryesore të pazgjidhura në lidhje me kërkesën e Kosovës për anëtarësi në Këshillin e Europës, ka theksuar edhe raportuesja për Kosovën në KE Dora Bakojani të martën para Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të KE.
Më herët shefi i Euleks Xhiovani Pjetro Barbano javën e kaluar deklaroi se vendimi i gjykatës së vitit 2016 detyron gjithë individët dhe institucionet, pa përjashtim. Deklaratën e Barbanos e ka përcjellë dhe ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rode me mesazhin se të gjithë miqtë dhe partnerët i bëjnë thirrje Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin, në mënyrë që të nesërmen e deklaratës së Rodës, Manastirin e Deçanit të vizitohet nga i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Zaracin.
A u intereson me të vërtetë diplomatëve që sundimi i ligjit në Kosovë të respektohet vazhdimisht, apo kjo "ofensivë" lidhet me kërkesën e Kosovës për t'u bërë anëtare e Këshillit të Europës ku dhe në shënimet informuese të raportueses për Kosovën në KE Dora Bakojani, e cila vizitoi Kosovën në nëntor, thuhet se vendimi për truallin e manastirit është çështje e shtetit të së drejtës dhe se duhet të zbatohet. Bakojani thekson dhe tek dy çështje të pazgjidhura të cilat i klasifikon si kryesore në lidhje me kërkesën e Kosovës për anëtarësi në KE-mbrojtja efikase e komunitetit sërb në komunat veriore, pra formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe shpronësimi i trojeve tek komunat me shumicë sërbe.
Deri në vendimin final të anëtarëve të KE nëse do t’a pranojnë Kosovën në radhët e tyre, ka ende disa hapa proceduriale, por sigurisht që shtrohet pyetja-nëse anëtarësimi në organizatë që i kushtohet mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit mjaftojnë që Kosova të përmbushë disa detyrime që prej vitesh i ka injoruar?
Përsa i përket hapave të mëtejshëm me rastin e kërkesës së Kosovës për pranim në KE, Shërbimi Informativ i APKE për Kosovo Onlajn tha se mbledhja e radhës e Këshillit për Çështje Politike duhet të mbahet në Kuvend në seancën e prillit në periudhën nga 15 deri më 19 prill por që rendi i ditës ende nuk është i disponueshëm.
“Sipas procedurës së zakonshme, pasi Këshilli i Çështjeve Politike miraton projekt-opinionin, dy këshilla të tjera-këshilli kuvendor për çështjet ligjore dhe këshilli për barazi-paraqesin opinionet e tyre për të. Rreth punës së tri këshillave diskutohet më pas nga asambleja plenare, çka e çon në miratimin e opinionit të Asamblesë për Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës. Vendimin përfundimtar rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësi, e merr Komiteti i Ministrave”, bëhet e ditur nga Shërbimi Informativ APKE në përgjigjen për redaksinë tonë ku Kosova është etiketuar me yll.
Juristi Millan Antonijeviq thotë për Kosovo onlajn se në kuadër të diskutimit të radhës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës rreth kërkesës së Kosovës për t'u bërë anëtare e KE nuk do të gjenden vetëm tre pika që raportuesja për Kosovën Dora Bakojani i veçoi si "çështje kryesore të pazgjidhura", dhe se është e nevojshme të merret parasysh korniza e gjerë e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, pra të përmbushet grupi i gjerë standardesh nëse Kosova dëshiron të shkojë më tej në këtë proces anëtarësimi.
Në shënimin informativ të Dora Bakojanit, i cili u prezantua të martën para Komisionit Politik të APKE dhe në të cilin Kosovo onlajn kishte qasje, veçohen çështjet kryesore të pazgjidhura lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës: vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e 24 ha truall të manastirit të Deçanit, mbrojtjen efektive të komunitetit sërb në komunat veriore dhe shpronësimin e tokës në komunat me shumicë sërbe.
Edhe sikur Kosova t'i përmbushte në kohën e duhur detyrimet lidhur me këto tri çështje, Antonijeviq thotë se anëtarësimi në Këshillin e Europës nuk lidhet vetëm me këto tema.
“Madje edhe sikur Kosova në kohën e çmueshme të përmbushte detyrimet që kanë lidhje me këto tri çështje, Antonijeviq thotë se anëtarësimi në KE nuk lidhet vetëm me këto tema.
“Anëtarësimi i Kosovës në KE nuk lidhet vetëm dhe ekskluzivisht me zbatimin e detyrimeve të veta ndërkombëtare, siç është detyrimi i formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe, e pastaj detyrimi për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese apo çështja e shpronësimit, por ka të bëjë me shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut apo disa çështje të tjera që janë aktualisht të hapura. Duhet të tregohet edhe shpejtësia në zgjidhjen e problemeve dhe jo të përmbushet diçka në situata krizash për të përfituar disa nga hapat ndërkombëtarë drejt pavarësisë”, thotë Antonijeviq.
Siç shton ky i fundit, nuk duhet harruar se Kosova vijon të jetë nën një lloji të caktuar sanksionesh, pra masave të Bashkimit Europian.
“Nga Kosova priten tri tubime të gjera standartesh nëse dëshiron të shkojë më tej në këtë proces anëtarësimi. Sigurisht aty janë dhe çështjet politike, nëse mund të marrin shumicë me 2/3 në APKE me këto incidente mjaft të shumta që ndodhin në nivelin ditor, kështu që mendoj se e gjithë kjo është shumë më larg sesa mund t'u duket autoriteteve kosovare” thotë Antonijeviq.
Pyetjes nëse vendet që e njohin Kosovën, të cilat janë në KE, do t’a kenë parasysh realitetin se incidentet etnike në Kosovë janë të përditshme dhe se nuk respektohen të drejtat e njeriut, Antonijeviq thotë se kjo është çështje e diplomacisë sërbe.
"Kjo varet nga kjo sesa do t’ia arrijnë që me çdo anëtar të Këshillit të Europës do të vendoset kontakt i mjaftueshëm dhe bashkëpunim mjaft i qartë me të cilin do të flasim se anëtarësia e Kosovës në KE është diçka që më herët duhej të dëshmohej mundësia që Kosova të zbatonte ligjet dhe zbatojë me konseguencë detyrimet që merr në planin ndërkombëtar dhe jo që tek ajo të pritet kaq shumë vite”, thotë Antonijeviq.
Bashkëpunëtori i lartë shkencor në Institutin për politikë dhe ekonomi ndërkombëtare Dushan Prorokoviq thotë se në këto momente brenda Këshillit të Europës “nuk ka pajtueshmëri rreth pranimit të ashtuquajturës Republika e Kosovës në anëtarësi të plotë”, për të cilën bën të ditur ai është i vetëdijshëm edhe Albin Kurti sipas të cilës rëndon për përmbushjen e kushteve të vendosura para Prishtinës, derisa brenda KE nuk formohet qëndrimi i përgjithshëm.
Prorokoviq thekson se tek organizatat ndërkombëtare nuk pëlqehet paravotimi për të cilën në rastin kur për ndonjë nuk ka pajtueshmëri, “shpikin kritere dhe kushte që kandidati duhet t'i përmbushë sesi të marrë statusin e anëtarit të plotë", ndërsa në rastin e Kosovës, u kufizuan në tri gjëra-kthimin e truallit Manastirit të Deçanit, Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe çështja e shpronësimit të tokës në veri.
“A është e mjaftueshme kjo? Jo. Kur përmendni Kosovën në KE, bashkësia e parë është Dik Marti dhe raporti i tij mbi trafikimin e organeve. Pra, rreth Kosovës në APKE është diskutuar mjaft, janë shqyrtuar shumë tema gjatë 20 viteve të shkuara, ka aty gjëra që janë kërkuar të zbatohen nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe nga autoritetet shqiptare ndërsa nuk jam i sigurt se të gjitha janë zbatuar dhe tani ja ku erdhën këto të trija. Ajo çka flas kuptohet edhe nga Albin Kurti se nuk ka pajtueshmëri. Ai madje dhe të përmbushë të tre këto kushte, me shumë mundësi do të shfaqej i katërti apo i pesti derisa nuk formohet një qëndrim i përgjithshëm në KE që e ashtuquajtura Republika e Kosovës duhet të t’i pranojë dhe për këtë ai e zvarrit këtë”, thotë Prorokoviq për Kosovo onlajn.
Mirëpo, bashkëbiseduesi ynë beson se Kosova është në rrugë të mbarë për t'u pranuar në KE dhe se Sërbia tashmë duhet të mendojë se si do të pozicionohet pas një viti, dy apo tre.
“Ata aty kanë shumicë formale për pranim, që do të thotë se kjo nuk është çështje formale, por vendim politik. Duke qenë se vendimi politik është rakorduar nën presione dhe tregti të ndryshme, do të duhet të vendosim edhe ne. Megjithatë, mua nuk më shqetëson shumë sepse KE më shumë e ka humbur funksionin e vet që pati, të themi, në dekadën e parë të shekullit të XXI. Ajo organizatë mbi gjithçka i kushtohej kryesisht Rusisë dhe hapësirës post-sovjetike, ku duhej të implementonte disa rregulla dhe principe, ndërsa Rusia u tërhoq, Bjellorusia gjithashtu dhe dyshoj se Turqia do të qëndrojë gjatë në këtë organizatë. KE nuk është organizatë ndërkombëtare që egziston për shkak të Ballkanit. Prej momentit që u larguan nga hapësira post-sovjetike, ata nuk e kishin më qëllimin e egzistencës së tyre dhe do të jetë shumë e vështirë tikthimi i tyre” thotë Prorokoviq.
Ndonëse anëtarësimi në KE në Prishtinë dëshirohet pasi konsiderohet se do të ishte “adut” që do t'ua lehtësonte rrugën drejt anëtarësimit në organizata të tjera, Prorokoviq nuk mendon se është ky rasti.
“Pranimi eventual i të ashtuquajturës Republika e Kosovës në KE nuk është i këndshëm për ne, por nuk shikoj nëse është spektakël i veçantë dhe se do t'u çelte derën për pranim në disa organizata ndërkombëtare pavarësisht në atë çka kështu është justifikuar. Në Prishtinë vëzhgohet se KE është shkalla e parë për pranimin në Unesko. Dyshoj se do të luhej kështu. Në Unesko nuk kanë as atë shumicën formale, për të mos folur rreth temave politike”, thekson Prorokoviq.
Ndërkaq Këshilli i Europës momentalisht përbëhet nga 46 vende anëtare. Anëtaret e KE janë të gjitha anëtare të Bashkimit Europian, por edhe Britania e Madhe, Turqia, Norvegjia, Zvicra, Sërbia, B&H, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi....
komentet