Çfarë do të thoshte Fon der Lajen rreth "pranimit të njohjes de facto"
Pas vizitës disaditore të presidentes së Komisionit Europian Ursula fon der Lajen në rajon, duket se deklarata e saj nga Prishtina drejtuar Beogradit-se Sërbia pritet të pranojë njohjen de facto të Kosovës, të cilën presidenti i Sërbisë. Aleksandar Vuçiq e ka refuzuar vazhdimisht si mundësi për tani. Analistët besojnë se askush nuk e di saktësisht se çfarë nënkupton mesazhi i saj për njohjen de facto dhe se kur përdoret ky term, në fakt tingëllon më i ashpër se sa është në të vërtetë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Vuçiq, Fon der Lajen qartësoi fjalët e saj nga Prishtina, duke thënë se në të vërtetë i referohej zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila parashikon hapa të ndryshëm, njohjen e disa dokumenteve, por edhe formimin e nevojshëm të BKS.
Me këtë rast, Vuçiq përsëriti se Sërbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe se i di detyrimet të cilat do t'i përmbushë, por edhe se është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë, duke theksuar se për Beogradin njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje.
Duke interpretuar mesazhin e Fon der Lajen i cili është në kundërshtim me qëndrimin e prerë të Sërbisë, docent i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Stefan Surlliq, thotë se askush nuk e di saktësisht se çfarë nënkuptohet me mesazhin që presidentja e Komisionit Europian i dërgoi Sërbisë për pritshmëritë e njohjeve de facto të Kosovës, por që ajo mund të shihet në bazë të pikave të dakordësuara me planin franko-gjerman dhe aneksin e Ohrit.
"Për herë të parë atë term e dëgjuam në deklaratën e tre liderëve më të fuqishëm të BE, kancelarit të Gjermanisë Olaf Sholc, presidentit të Francës Emanuel Makron dhe kryeministres së Italisë Xhiorxhia Meloni. Askush nuk e di se çfarë do nënkuptohet saktësisht, por në bazë të pikave për të cilat tashmë është dakordësuar në marrëveshjen franko-gjermane dhe aneksin në Ohër, mund të supozojmë se bëhet fjalë për pranimin e dokumenteve të lëshuara nga ana e institucioneve të Prishtinës, pastaj prezantimin e Kosovës pa yllin dhe shenjat e UNMIK në forumet rajonale dhe braktisja e politikës së bllokimit të Kosovës në planin ndërkombëtar dhe vazhdimi i politikës së njohjes së pavarësisë së Kosovës”, thotë Surlliq për Kosovo Onlajn.
Për analistin Ognjen Gogiq mesazhi i Fon der Lajen nuk është ndonjë kush i ri por prej saj “lexon” se eufemizmat dhe përpjekjet për të mbuluar diçka nuk vijnë më nga BE.
"Ajo që tha ajo nuk është kusht i ri, por thjesht riformuluan kusht egzistues. Pra, kur analizohet propozimi franko-gjerman, dmth dokumentin Bruksel-Ohër, nëse Sërbia do t’a pranonte, nëse do t'i përmbahej dhe e respektnte, do t'u dërgonte mesazh të gjithëve se ajo de facto ose implicite e njeh Kosovën si shtet të pavarur”, thotë Gogić për Kosovo Onlajn.
Është pikërisht kjo arsyeja se përse në çdo mundësi gjatë takimeve, Vuçiq shumë eksplicite ka thënë se Sërbia nuk e njeh Kosovën, as de fakto e as de jure.
Politologu Dimitrije Milliq beson se mesazhi i presidentes së Komisionit Europian është kuptuar shumë ashpër dhe se nënkupton pranimin se egziston një entitet në kuptimin teknik dhe jo që Sërbia e njeh Kosovën si shtet të pavarur apo që dërgon ambasador në Kosovë.
Ky, shton ai, është një nga dy mesazhet e saj të qarta me të cilat erdhi-ato që lidhen me rezultatet pozitive ekonomike dhe projektet e fundit dhe ato që i referohen negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës dhe çfarë nënkupton BE nën njohjen de fakto të Kosovës.
“Nëse do t’a reduktonim në hapat praktik, pra pritshmëritë që ka BE nga Sërbia, në pjesën më të madhe mund të thuhet se formulimi është shumë i rreptë në raport me pritshmëritë, dhe se pritshmëritë janë në thelb kanë njohjen e institucioneve dhe dokumenteve të të ashtuquajturës Kosovë, që në njëfarë kuptimi, kur thua njohje defakto, tingëllon më i rreptë sesa është në tërësi”, beson Milliq.
Ky i fundit spegon se kërkesa e paraqitur para Sërbisë nuk nënkupton se Beogradi pritet të njohë Kosovën si shtet.
Nga mesazhet e Fon der Lajen, analisti prishtinas, Leart Hoxha, shikon se po rritet presioni diplomatik tek të dy palët dhe se termi njohje defacto është ajo që Prishtina dëshiron të dëgjojë, ku nënkupton zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, ndërsa në njohjen de jure, nuk insiston madje as SHBA.
Për të mesazhet e Fon der Lajen ishin të pritshme.
"Mendoj se presioni do të vazhdojë, do të bëhet konkret dhe ndoshta do të kemi diçka më konkrete gjatë nëntorit. Njohja defacto është ajo që Prishtina dëshiron të dëgjojë dhe kjo do t'ua bëjë më të lehtë të gjithëve që Prishtina të punojë në Bashkësinë e Komunave me shumicë sërbe në të cilën unë pres, do të tentojnë t‘a paketojnë si 'vetëorganizim' ose 'vetëqeverisje' të komunitetit sërb, por kjo është në parim BKS është nënshkruar 10 vjet më parë," tha Hoxha.
0 komentet