Cilat mesazhe nga Uashingtoni do të mund të sillte Grenelli nëse do të vizitonte së shpejti Prishtinën?

Ričard Grenel i Donald Tramp
Burim: "X"

Nga vizita e Venezuelës në ditën e njëmbëdhjetë të mandatit të Donald Tramp, i dërguari i tij për misionet speciale u kthye me gjashtë amerikanët e liruar që ishin ndaluar në atë vend. Me çfarë mund të kthehet Riçard Grenell në Uashington apo në këtë rast-çfarë do të linte pas vetes, nëse ditët pasuese do të vizitonte Kosovën. Analistë të shumtë vizitën e mundshme e lidhin me negociatat për formimin e qeverisë së re kosovare, ndërsa të tjerët besojnë se mesazhet e Grenellit do të shqetësonin të gjithë rajonin.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Njoftime zyrtare për vizitën e Grenellit në Kosovë nuk ka, por që egzistojnë indikacione se së shpejti do të vijë, thotë eksperti i sigurisë, Drizan Shala, sipas të cilit i dërguari i Tramp padyshim do të takohet me zyrtarë në Prishtinë, si dhe me liderë të partive opozitare.

Qëllimi i vizitës, sikurse thotë Shala, është të dëshmojë strategjinë e Shtëpisë së Bardhë në këndvështrimin e përmirësimit të mëtejshëm të situatës në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor nën ombrellën e përgjithshme të SHBA.

Vizitën e mundshme të Grenellit analisti Dardan Islami e vëzhgon në kontekstin e zgjedhjeve në Kosovë të mbajtura më 9 shkurt dhe vlerëson se me ardhjen e tij mund të formohet qeveria e re.

“Shikoj që Grenell vjen javën e ardhshme dhe e di që ne tashmë nuk po vendosim, ne votuam, tashmë janë të tjerët që vendosin në vendin tonë, nuk na pyesin” tha Islami në fillim të kësaj jave.

Nuk është e vështirë të merret me mend se kush në Kosovë do të gëzohej për vizitën e ish të dërguarit amerikan për dialogun Beograd-Prishtinë në kohën e mandatit të parë të Tramp dhe kush jo, nuk është vështorë të dyshohet pas “polemikës” së fundit që shpërtheu mes tij dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti rreth gjendjes aktuale të raporteve mes Uashingtonit dhe Prishtinës.

Pra, dy ditë para zgjedhjeve kosovare, Grenell në rrjetin social “X” ka thënë se kryeministri kosovar Albin Kurti gabon kur thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës kurrë nuk kanë qenë më të mira.

“Raportet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti u dënua nga administrata e parë e Tramp, administrata Bajden, NATO, BE, ambasada e SHBA, Entoni Blinken...”, shkroi Grenell. Këto komente Kurti i komentoi duke thënë se kritikat e Grenellit ndaj tij kanë qenë të vazhdueshme qysh prej vitit 2020.

“Kundërshtitë e tij ndaj meje si politikan dhe kryeministër nuk nisën në fushatë, kanë qenë të vazhdueshme përgjatë këtyre pesë viteve. Megjithatë, ne e konsiderojmë SHBA aleatin tonë të padiskutueshëm, mik dhe partner special” tha Kurti në intervistën e dhënë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Gjatë vizitës eventuale të ardhshme në Prishtinë, sipas vlerësimit të Sllobodan Zeçeviqit, drejtorit të Institutit për Studime Europiane në Beograd, Grenell mund të publikojë qëndrimet e Uashingtonit për çështjen e organizimit të qeverisë në Kosovë dhe për marrëdhëniet me sërbët.

“Ardhja e Riçard Grenellit do të thotë mesazh të administratës së re amerikane ndaj autoriteteve shqiptare-çfarë qëndrimi kanë ndaj krizës në Kosovë dhe ndaj autoriteteve në Kosovë. Në këtë kuptim e shikoj vizitën e Riçard Grenell. U ndryshua administrata dhe situata. Grenell e njeh këtë rajon, ka qenë aty kur u bë Marrëveshja e Uashingtonit dhe sipas kësaj mendoj që ai do të bëjë të ditur dhe qëndrimet e SHBA dhe për çështjen e organizimit të pushtetit në Kosovë dhe për çështjen e raporteve me sërbët”, ka thënë Zeçeviq për Kosovo onlajn.

Sikurse thotë tashmë thelbësore është sesi e shikojnë Albin Kurtin amerikanët. 

“A e shikojnë atë në kombinacione për të vazhduar të ketë pushtet në Kosovë dhe me cilin program. Kam përshtypjen se kjo administratë amerikane është jo pak kritike e orjentuar ndaj bilancit të Kurtit dhe sjelljes së tij në vitet e fundit kur është fjala rreth raporteve sërbo-shqiptare. Sipas kësaj, kjo do të jetë interesante-a e shikojnë ende amerikanët Kurtin si dikë që do të duhej të ketë ndikim politik në Kosovë” ka thënë Zeçeviq.

Ish kryetari i Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut Nemanja Bishevac thotë për Kosovo onlajn se vizita në Kosovë e Riçard Grenellit në vetvete do të ishte mesazh i mjaftueshëm se zgjidhja e problemeve në Kosovë është në krye të prioriteve kryesore të administratës Tramp.

Bishevac pret që gjatë vizitës, Grenell të zhvillojë bisedime me të gjithë aktorët politikë përfshirë dhe Listën Sërbe.  

“Prej ardhjes në detyrë të Trampit, pak më shumë se një muaji, shumë gjëra në botë po ndryshojnë. Kanë ardhur drejt zgjidhjes disa çështje për të cilat komuniteti ndërkombëtar të udhëhequr nga Amerika në pesë vitet e fundit nuk kishte patur zgjidhje. Kështu që pres që shpejt të vijë përmirësimi i situatës para së gjithash në veri të Kosovës e Metohisë e atëherë të arrihet në ndonjë zgjidhje për paqe dhe prosperitet të kësaj zone për një periudhë të gjatë” bën të ditur bashkëbiseduesi ynë. 

Sikurse përmend nëse marrim parasysh që Riçard Grenell në mandatin e mëparshëm të presidentit Tramp ishte i dërguar special për negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës dhe të kemi parasysh deklaratën e tij dhe paraqitjet në mediat për situatën në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ai beson se vizita e Grenell do të ketë ndikim të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re në Prishtinë. 

Opinion tjetër ka profesori universitar Nexhmedin Spahiu, i cili beson se Amerika do të përzihet në formimin e qeverisë së re në Kosovë. 

“Po qe se administrata amerikane do të donte që të përfshihej në formimin e qeverisë së Kosovës besoj se këtë do t’a bënte para dhjetë apo më shumë ditësh dhe nuk do të priste që kjo të bëhej në momentin e fundit. Kështu që qeveria do të formohet sipas rezultateve zgjedhore” thotë Spahiu për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit bën të ditur se vështirë të mendohet se çfarë mesazhi do të përcillte Uashingtoni nëse Grenell, i dërguari i presidentit të SHBA për misione speciale viziton Kosovën së shpejti, duke pasur parasysh se ka kaluar vetëm pak më shumë se një muaj nga ardhja në pushtet e Donald Tramp.

Ai bën të ditur se partia opozitare PDK shpreson që Riçard Grenell vjen në Kosovë dhe “tremb“ përfaqësuesit e komuniteteve minoritare që ato të mos hyjnë në koalicion me Albin Kurtin e atëherë të mos mundet të formojë qeverinë.

Spahiu thotë se vështirë të mendohet se çfarë mesazhi do të përcillte Uashingtoni nëse Grenell së shpejti vjen, duke pasur parasysh se ka kaluar vetëm pak më shumë se një muaj nga ardhja në pushtet e Donald Tramp.

Sikurse thotë mesazhi që Tramp i përcolli presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ishte mesazh i fortë mbështetës. 

“Ai për Kosovën tha se është komb i vendosur dhe këmbëngulës çka vetëm liderët kosovarë nuk e thonë për Kosovën. Dhe Grenell ka thënë të njëjtën vetëm se ka pasur disa fjalë ‘koprrace’ për Albin Kurtin, edhe pse nuk e ka përmendur. Mburri Hashim Thaçin çka nënkupton sulm direkt ndaj Kurtit por që kjo ka qenë mbështetje për Kosovën si shtet, si entitet. Duke parë nga perspektiva pra të merren parasysh këto dy deklarata, mund të konkludojmë se nuk do të ketë asnjë ndryshim domethënës” vlerëson Spahiu.