Cilët janë kandidatët për kryeministër dhe çfarë u ofrojnë zgjedhësve?
Albin Kurti (49), Bedri Hamza (61), Lumir Abdixhiku (41) dhe Ramush Haradinaj (56) të dielën do të masin forcat në kutitë e votimit si kandidatë të katër partive më të mëdha në Kosovë për kryeministër. Kurti dhe Haradinaj me eksperiencë kryeministrore, Hamza dhe Abdixhiku me eksperiencë ministrore. Tre liderë partie dhe një kryebashkiak. Dy ekonomistë, një inxhinier elektroteknike dhe një ish komandant i UÇK.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Kandidatët që vijnë nga të katër partitë, kanë patur njerëzit e tyre në krye të qeverisë, ndërsa përmendja e të katërtve për zgjedhësit është e njohur.
Kurti, lider i Vetvendosjes inxhinier elektroteknik vazhdon të jetë kryeministër qysh prej vitit 2020 ku në këtë vit pati mandatin më të shkurtër prej 51 ditësh. Hamza, si kryebashkiak i Mitrovicës së Jugut prej vitit 2021 e para kësaj, ka qenë guvernator i Bankës Qëndrore të Kosovës dhe ministër i financave dhe është i vetmi që nuk është lider i partisë së tij PDK. Haradinaj si kryeministër në dy periudha prej 2004 deri më 2005 dhe prej 2017 deri më 2019 dhe kryetar i ABK, Abdixhiku doktor i shkencave ekonomike në mandat të shkurtër ministror tek infrastruktura dhe mjedisi në mes të vitit 2020 është dhe lider i LDK.
Teknokratët nga LDK
Docenti i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd Stefan Surlliq, Abdixhikun e klasifikon tek teknokratët dhe thotë për të se nuk ka mjaftueshëm karizëm.
“Ai vjen nga bota akademike. E kritikojnë se fushata e tij u bazua në vende të përgjithshme, sikurse premtimeve për më shumë vende pune, situatë e mirë ekonomike, asistencë më të madhe sociale, por realisht ai nuk do të mund që kaq lehtë të përmbushë të gjitha premtimet dhe kryesisht nuk ka asgjë autentike, të paktën deri në fushatën e deritashme. Shumë e kritikojnë se nuk ka të paktën pak, siç thonë, takt populist, për të tërhequr numër më të madh të votave, sidomos nga numri i votave që shkuan nga LDK me presidenten Vjosa Osmani, e cila votat e saja i’a dhuroi atyre që e përkrahën Vetëvendosjen”, thotë Surlliq për Kosovo Onlajn.
Për Lumir Abdixhikun, Marko Milenkoviq nga OJQ “Iniciativa e re Shoqërore” thotë për Kosovo Onlajn se nuk ka ndonjë me eksperiencë të madhe në drejtim të institucioneve se e panjohura më e madhe është se si lider i LDK me siguri do t'i tërheqë votat e zgjedhësve që mbledh kjo parti.
Krahu konservator i PDK
Kur është fjala për kryekomunarin e Mitrovicës së Jugut Bedri Hamza, Surlliq thotë se ai është krahu konservator në PDK, por dhe dikush që nuk ishte kompromentues në raport me Thaçin dhe Veselin.
“Ai rekomandohet nga përvoja në aspektin politik dhe kryerja e funksioneve shumë kërkuese. Ai bashkon krahun konservator të PDK në raport me liderin e partisë Krasniqi dhe të tjerët. Brenda PDK egziston dhe një grupim i madh që mund ta kundërshtojë atë si kandidat, sepse të rinjtë dhe pjesa alternative e partisë, nëse mund të themi kështu, bën tifozllëk për Vlora Çitakun. Dhe aty në fakt, gara nuk do të jetë për kryeministër, por për postin presidencial: ose Bedri Hamza ose Vlora Çitaku, kjo është diçka që PDK po shkon në rast koalicioni me Vetëvendosjen” thotë Surlliq.
Analisti politik nga Prishtina, Afrim Kasolli, thotë se në fushatën e deritanishme, kandidatët për kryeministër nga PDK dhe LDK Bedri Hamza dhe Lumir Abdixiku, më shumë janë fokusuar tek çështjet ekonomike.
“Hamza përmend faktin se sa ishte ministër në qeverinë e ish-kryeministrit Thaçi, u rritën pagat dhe këtë e merr si kriter se është lider që e mban fjalën dhe se nuk ka bërë vetëm premtim bosh për të mashtruar qytetarët, por ka dhënë edhe dëshmi se është në gjendje të përmbushë premtimet e bëra në drejtimin e përmirësimit të jetës, kushteve ekonomike e sociale të qytetarëve të Kosovës” bën të ditur Kasolli për Kosovo onlajn.
Hamza dhe Abdixhiku, sikurse shton, shpresojnë të fitojnë qytetarët me premtimin e përmirësimit të kushteve jetësore, ekonomike dhe sociale, çka është temë e pashmangshme e rëndësishme për jetën e qytetarëve.
Veterani politik i AAK
Si handikap të Haradinajt, Kasolli e shikon se tek mandati i tij si kryeministër u shënua rritje e pagave të kabinetit të tij politik.
“Kjo shkaktoi pakënaqësi tek një pjesë e qytetarëve të Kosovës dhe krijoi përshtypjen se zyrtarët politikë kujdesen për mirëqenien e tyre personale, e jo për diçka tjetër. Mirëpo, nuk mund të mohohen arritjet e tij në transformimin e FSK në Ushtri të Kosovës dhe ai e konsideron si çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës këtë betejë zgjedhore të 9 shkurtit”, thotë Kasolli.
Kur është fjala për kryeministrin aktual Albin Kurti, bashkëbiseduesi ynë, fokusohet në temën e veriut, duke u paraqitur si i vetmi lider që mund të zgjidhë problemin kryesor me të cilin ballafaqohet Kosova për veriun, duke marrë parasysh iniciativat e shumta që ka ndërmarrë gjatë mandatit të tij, pavarësisht se ka shkaktuar tensione në marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë. Për shkak të këtyre nismave, siç thekson Kasolli, Kosova është nën sanksione ndërkombëtare dhe është në “ngërç” ndërkombëtare sa i përket integrimeve euroatlantike.
Sipas vlerësimit të Surlliqit Ramush Haradinaj në këto zgjedhje është autsajder absolut ndonëse ka bërë disa njoftime bombastike se do të ketë sukses ta sjellë Kosovën në NATO si anëtare e me të drejta të plota, se do të zgjidhë të gjitha marrëdhëniet e këqija që egzistojnë aktualisht me SHBA dhe disa kryeqytete europiane.
“Ai në thelb po lufton për të mbajtur bazën e tij të zgjedhësve në Metohi dhe për të siguruar të paktën 10% të votave, por nuk është lojtar që përmendet si partner koalicioni, pale më si kryeministër i ardhshëm. Po flasim për një veteran politik që egziston me dëshirën për të mbrojtur trashëgiminë e tij aktuale politike dhe mbështetjen politike, e jo për të qenë ndonjë lojtar kyç apo lojtar vetoje në koalicionin e ardhshëm” thekson Surlliq.
Fytyra mbrojtëse e politikës së vijës së ashpër të Vetëvendosjes
Si kandidat për kryeministër të vjetër-të ri, Albin Kurti, është “në minus” kur është fjala për premtimet nga cikli i kaluar zgjedhor se do të përmirësojë kushtet ekonomike në Kosovë, mendon Surlliq, pasi realiteti është se nuk ka mjaftueshëm investime të brendshme apo të huaja, por siç thekson ai, mungesën e rritjes ekonomike dhe luftën kundër krimit e ka kompensuar me politikën e sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës përfshirë mbi të gjitha veriun.
“Kurti vijon pikërisht këtë politikë, pasi më në fund siguroi shtetësinë e plotë për Kosovën dhe në atë valë do të fitojë numrin më të madh të votave. Atë e rekomandon kjo politikë e ashpër, politika se refuzimi i kushteve nga ana e perëndimit, i ka mundësuar pozitë të mirë Kosovës, sesa nëse, siç thotë ai, të pranoheshin kompromise të kalbura. Si humbjen e tij më të madhe në publik, përmend shancin e humbur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës për çka ishte e nevojshme vetëm të dërgonin statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe në Gjykatën Kushtetuese”, bën të ditur Surlliq.
Marko Milenkoviq konstaton se Kurti përmes mandatit të kaluar ka udhëhequr fushatën e zgjedhjeve të mëparshme përmes politikës nacionaliste.
“Nga ana tjetër, nuk ka rezultate konkrete nga qeveria në mandatin e kaluar. Në raportet ndërkombëtare Kurti nuk i ka festuar, ndërsa Bedri Hamza dhe Ramush Haradinaj mund të themi të kundërtën pasi partitë e tyre kanë qasje të ndryshme ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Rol të rëndësishëm do të luajnë dhe qasja e administratës amerikane dhe aty Hamza dhe Haradinaj me gjasa shikohen si të pranueshëm, çka e interpretojmë dhe përmes takimeve që këta dy liderë kanë pasur në SHBA” ka bërë të ditur Milenkoviq për Kosovo Onlajn.
Kurti, thotë Kasoli, në fushatë po fokusohet në temën e veriut, duke e paraqitur veten si lideri i vetëm që mund të zgjidhë problemin kryesor me të cilin ballafaqohet Kosova përsa i përket veriut, duke pasur parasysh iniciativat e shumta që ka ndërmarrë gjatë mandatit të tij, pavarësisht nga ajo çka kjo ka shkaktuar tensione në marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë. Për shkak të këtyre iniciativave, sikurse bën të ditur Kasolli, Kosova është nën sanksione ndërkombëtare dhe është në “ngërç” ndërkombëtar përsa i përket integrimeve euroatlantike.
Duke marrë parasysh sondazhet e opinionit publik për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, Stefan Surliq ende i shikon si garë për vendin e dytë, nga ku do të përcaktojë qeverinë e ardhshme. 500 mijë votat e premtuara nga Kurti, që do të nënkuptonin se do të fitonte më shumë se 55% të votave të zgjedhësve, duken, siç thotë ai, krejtësisht joreale. Lëvizja Vetvendosja sipas vlerësimit të tij, do të ketë numrin më të madh të votave dhe është reale që ato të jenë rreth 40% dhe në një situatë të tillë do të kushtëzohet nga pozita e kryeministrit. Si partneri më i mundshëm i koalicionit të qeverisë së ardhshme në këtë rast, sikurse thotë Surlliq, po përmendet tashmë Partia Demokratike e Kosovës.
0 komentet