A do të përfshihet KFOR-i në mënyrë më aktive në ruajtjen e sigurisë në veri?

Turski vojnici Kfora
Burim: Kosovo Online

Për sigurinë e serbëve dhe ruajtjen e paqes në Kosovë pas një periudhe të gjatë tensionesh dhe krizash të vazhdueshme, e veçanërisht pas ngjarjeve dramatike në Banjskë, është thelbësore që prania e misionit të KFOR-it të rritet dhe të fillojë të veprojë plotësisht brenda mandatit të saj, pajtohen bashkëbiseduesit e Kosovo online.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar sot në një takim me ambasadorët e Quint-it që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri në vend të policisë së Kurtit. Ai po ashtu ka pyetur se pse EULEX-i është refuzuar nga Policia e Kosovës të marrë pjesë në vetë operacionin që u krye në Banjskë, gjatë të cilit u vranë katër serb dhe një polic shqiptar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, pas bisedimeve me Vuçiqin dhe Kurtin ka bërë të ditur se po punohet për “forcimin e pranisë së KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e konflikteve të mëtejshme”.

Alisha Kerns, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, bëri thirrje për vendosjen e ushtarëve shtesë të KFOR-it në Kosovë, 4500 prej tyre. Sipas saj, Britania e Madhe, si anëtare e Kuintit, duhet të marrë një rol aktiv në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, disa javë më parë përsëriti se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri pa lejen e KFOR-it dhe kërkoi që Policia e Kosovës të koordinojë veprimet në atë pjesë të Kosovës me këtë mision. Mirëpo, gjatë ngjarjeve në Banjska, Kfor praktikisht mbeti anash, dhe sipas fjalëve të presidentit Vuçiq, praktikisht i kanë dhënë “carte blansh” policisë së Kosovës për këtë aksion gjatë të cilit, ka thënë ai, sipas informacioneve nga Beogradi, dy serbë janë vrarë nga të shtënat me snajper nga distanca e largët.

Ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, themeluesi i Këshillit për Politika Strategjike, Dragan Shutanovac, tha se Serbia me dekada i ka insistuar NATO-s që forcat e KFOR-it të mos pakësohen dhe theksoi se kjo do të ishte shumë e rëndësishme për sigurinë e serbëve dhe ruajtjen e paqes të rritet numri i pjesëtarëve të forcave paqësore në Kosovë.

"Prej dekadash kemi insistuar tek NATO dhe tek Kfor që të mos pakësojnë forcat e tyre. Fatkeqësisht në Kosovë nuk ka numër të mjaftueshëm ushtarësh të cilët mund t’i përgjigjen në mënyrë adekuate dhe në kohë ndaj këtyre gjërave që kemi patur derimë sot" ka thënë Shutanovac për Kosovo onlajn me rastin e ngjarjeve të fundit në Banjskë ku u vra një polic shqiptar dhe katër sërbë.

Me rastin e ftesës së Aleksandar Vuçiqit për Quint-in që Kfor të kujdeset për çështjet e sigurisë në veri, Shutanovac thotë se do të ishte mirë që të shkohet drejt rritjes së numrit të efektivëve të këtij misioni në Kosovë.

"Nëse ata ndërmarrin aktivitet të madh, sërbët do të mund të ndjeheshin shumë të sigurtë sesa sot. Fatkeqësisht dalja e sërbëve nga policia, duket se ishte një lëvizje e keqe, por tani nëse Kfor bën të ditur se do të rrisë numrin, kjo mbase do të ishte dalja nga problemi në të cilën ndodhemi i cili është shumë delikat dhe serioz" beson Shutanovac. 

Rreth asaj që Kfor nuk reagoi menjëherë në situatën e Banjskës, Shutanovac e sqaroi me atë që ishin-të kapur nga befasia e zhvillimit të ngjarjes në terren.  

"Mendoj se kanë qenë të befasuar jo për nga ngjarja, por nga fakti se kaq shpejt pati shkëmbim zjarri nga njëra anë dhe nga tjetra, gjë që nuk mund të pritej. Mund të shihet se supozuan se diçka po ndodhte, por nuk prisnin që të kishte viktima. Ata duhet të ndryshojnë qasjet e tyre të planifikimit në përpjekje për të parandaluar dhe jo për të zgjidhur problemet kur ato ndodhin. Ata duhet të jenë një hap përpara, sepse kanë të gjithë teknologjinë e mundshme që ta mbulojnë Kosovën me telekomunikacion, të zbulojnë me kohë informacione të tilla dhe të parandalojnë konflikte të tilla” beson Shutanovac.

Siç shprehet ai, nuk ka të dhëna të mjaftueshme rreth konfliktit në Banjska, por vlerësohet se me shumë mundësi bëhet fjalë për grup të vetorganizuar i cili "me këtë i shkaktoi dëm Sërbisë”, në momentin kur pozicioni i saj në nivel ndërkombëtar është përmirësuar.

Shutanovac shton se egziston mundësia që këto grupe të jenë të organizuara siç tha ai, “për ndonjë interes të të tretëve”, por për të gjitha këto, do të duhet të konfirmohet përmes hetimeve.

"Hetimi do të duhet të tregojë se kush qëndron pas gjithë kësaj" tha Shutanovac.

Ish-diplomati Zoran Millivojeviq thotë se nuk është i bindur se nga bashkësia ndërkombëtare, pra nga qendrat perëndimore të pushtetit, mund të pritet diçka e rëndësishme në favor të qetësimit të situatës dhe dënimit të Albin Kurtit, por ai gjithashtu paralajmëron se është koha për këtë.

“Është e pritshme që Kfor-i të punojë dhe kjo temë të jetë në forumet ku ata e kanë vendin”, shton ai.

Siç thotë ai, nëse do të ketë sukses, nuk e di, por kësaj radhe situata është vërtet e rrezikshme dhe këtë herë çdo përpjekje për të anashkaluar çështjen nga ajo që ofrojnë rrethanat objektive dhe çfarë ofron situata në terren, përfaqëson një përgjegjësi serioze për ata që zgjedhin një qasje të tillë.

“Është jashtëzakonisht e rrezikshme, një konflikt është i mundshëm dhe nuk mund të gjendet vetëm në atë zonë të vogël. Banjska ka kaluar, por nuk jam i sigurt se si mund të vazhdojë, nëse përshkallëzohet, është momenti i fundit që Kurti të ndalet. Do të krijojë kaos në rajon”, përfundoi Millivojeviq.

Edhe drejtori ekzekutiv i Këshillit për Politika Strategjike, Nikolla Lluniq, ka vlerësuar për Kosovo online se rritja e forcave të KFOR-it do të ishte shumë domethënëse sepse do të siguronte siguri më të madhe për të gjithë qytetarët në Kosovë.

"Forcat më të shumta të KFOR-it do të thotë aftësi më e madhe e tyre në Kosovë, dhe kjo do të thotë siguri më e madhe. Nëse ka siguri më të madhe për të gjithë, gjeneron paqe dhe stabilitet dhe ky është një interes eksplicit për të cilin Beogradi duhet të angazhohet dhe për të cilin, jam i bindur, se është i përkushtuar”, thotë Lluniq në lidhje me kërkesën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq drejtuar Quint-it, që pas incidentit në Banjskë, KFOR-i duhet të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës.

Duke folur për nevojën e koordinimit të Policisë së Kosovës me KFOR-in gjatë aksioneve, gjë që nuk ndodhi as në rastin e incidentit në Banjskë dhe që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e theksoi si të domosdoshme, Lluniq tha se kjo kërkesë ishte një formë presioni ndaj Prishtinës.

“Përveç sanksioneve, ishte një formë tjetër e presionit ndaj Prishtinës dhe mbetet në fuqi. A do ta mbajë Kfor një qëndrim të tillë apo jo, do ta shohim në periudhën e ardhshme. Në fund, duhet të dimë se si zona e sigurisë tokësore ashtu edhe ajo ajrore nuk janë hequr, vetëm janë pezulluar”, thotë ai.

Ai shton se ka "mjete dhe mekanizma presioni si ndaj Prishtinës ashtu edhe ndaj Beogradit".

"Si sillet Prishtina dhe Beogradi në procesin politik do të gjenerojë edhe qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj tyre. Në këtë moment, pavarësisht nga incidenti në Banjskë dhe kush në fund të fundit e ka iniciuar atë, fokusi është tek Albin Kurti dhe kërkesat për përmbushjen e Marrëveshjes së Brukselit”, thotë Lluniq.