A është në mandatin e Kfor lejimi i specialeve kosovare që me snajpera të vrasin sërbët?

Turski vojnici Kfora
Burim: Kosovo Online

Ngjarjet dramatike në Banjska në të cilën u vranë katër sërbë dhe një polic kosovar, treguan se Kfor dhe Euleks nuk përmbushën plotësisht mndatin e tyre në të cilën duhej të sigurohej paqja dhe siguria në Kosovë dhe që praktikisht i lanë dorë të lirë kryeministrit Albin Kurtit për aksionet e specialeve në veri, mendojnë bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn, këshilltari i ministrit të mbrojtjes Predrag Rajiq dhe analisti Aleksandar Mitiq.

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq theksoi dje se NATO dhe Kfor i dhanë "kartën e bardhë" policisë kosovare në Banjska ku sikurse tha, dy sërbët u goditën nga snajpera nga largësi e madhe ku nuk ishte i nevojshëm likujdimi i tyre.    

Deri tek kjo, paradoskalisht, u arrit pas disa javësh pas të cilës sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stoltenberg, përcolli mesazh nga godina e Aleancës nën praninë e presidentes kosovare Vjosa Osmani-se jo vetëm që duhet leje për vendosjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri, por çdo aksion i policisë kosovare, duhet të ndërmerret në konsultim me Kfor. Ky mesazh atëherë tek sërbët u prit me shpresë, ndërsa tek Beogradi me optimizëm të kujdesshëm, por shumë shpejt u bë siç dhe u duk që dhuna nuk u ndal.  

Dhe ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha se Sërbia nga Kfor pret rol më shumë se aktiv "dhe jo të lejojë gjuetinë ndaj sërbëve deri në shfarrosje". Sikurse theksoi, ajo çfarë po ndodhte prej ditësh dhe muajsh në Kosovë shprehte sfida të mëdha dhe kjo e gjitha për pasojë të politikës së Kurtit i cili ka karakter përjashtues.

Ish diplomati amerikan dhe përfaqësuesi rajonal i KB në Mitrovicë prej korrikut të vitit 2005 deri në tetor të vitit 2008 Xherard Galuçi në tekstin autorial për "Transkonflikt" ka thënë se kohës po i vjen fundi që fuqitë e Pesëshes që mundësuan pavarësinë e Kosovës tashmë të përballen me realitetin që pavarësia nuk do të funksiononte derisa nuk do të kthehen forcat sërbe të sigurisë në veri dhe që kjo pjesë sërish mos të mbetet plotësisht pjesë e Sërbisë.

"Enklava sërbe në veri të Kosovës ka rrip sigurie me jugun e Sërbisë. Është koha të pranojmë se përpjekjet e SHBA dhe BE për të arritur marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës apo për t’a kthyer Kosovën në shtet paqësor multietnik nuk kanë asgjë”, tha Galuçi.

Nga KFOR dhe EULEKS po mbërrijnë mesazhe se po e monitorojnë nga afër situatën dhe se janë të gatshëm të reagojnë për të garantuar paqen, sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes së Sërbisë, Predrag Rajiq, ka shprehur frikën e tij, pas incidenteve të djeshme në Banjska, se komuniteti sërb në Kosovë ka para periudhë shumë të vështirë në të cilën do të përballet me presione të shtuara nga regjimi i Albin Kurtit.

Rajiq për Kosovo Onlajn, ka paralajmëruar se është shumë e mundshme që terrori i Albin Kurtit jo vetëm do të vazhdojë, por edhe do të intensifikohet, duke qenë se, siç tregon ai, KFOR i cili është përgjegjës për sigurinë në Kosovë, nuk dëshiron që në tërësi të përmbushë mandatin e vet dhe të mbrojë sërbët.

“Mbi të gjitha duket se KFOR i cili është përgjegjës, sipas Rezolutës 1244 të KS të KB por edhe sipas dokumenteve të tjera, për të ruajtur paqen, nuk dëshiron të përmbushë plotësisht mandatin e vet dhe ajo çfarë mund të themi për t’a konstatuar. Diku në vend të vendosi të dy palët kur situata është me incidente, KFOR qëndron mënjanë dhe i’a lë regjimit të Kurtit të bëjë si të dojë” tha Rajiq.

Ky i fundit kujton se Sërbia gjithë kohës, për më shumë se një vit, pati paralajmëruar se veprimet e Kurtit, të cilat nisën me incidente në lidhje me targat dhe kartat e identitetit, do të eskalohen në incidente me pasoja të mëdha me raste fatale, ashtu sikurse ndodhi dje kur humbën jetën shqiptarë dhe sërbë.

"Ishte veçse çështje kohe se kur do të ndodhte pasi një pjesë e serbëve në K&M, nuk donin të vuanin më terrorin e Kurtit. Sigurisht nuk mundemi të themi se ishte mirë ajo që ndodhi përtej kësaj edhe mua me të vërtetë më vjen keq për policin shqiptar që humbi jetën. Mendoj se edhe ai është viktimë e aventurizmit dhe ekstremizmit të Kurtit pasi nxiti besnikët në të tilla situata të rrezikshme ku në çdo moment të dilte nga kontrolli. Më vjen keq sigurisht, veçanërisht edhe për të rinjtë sërbë që humbën jetën” tha Rajiq.

Ky i fundit konstatoi se ngjarja e djeshme në Banjska “është një situatë e trishtueshme që rrezikon të eskalohet sërish në ndonjë moment”.

Rajiq thekson se ka frikë se ajo që ndodhi dje nuk do të jetë dhe nuk është një incident i izoluar përderisa njësitë speciale Rosu në veri të Kosovës, përderisa Kurti insiston që komunat në veri të qeverisen nga shqiptarët që nuk kanë legjitimitet, përderisa kemi radikalizmin e tij dhe për sa kohë që komuniteti ndërkombëtar hesht, nuk ndërmerr asgjë apo eventualisht del me ndonjë deklaratë.

Rajiq beson se bashkësia ndërkombëtare nuk bën atë që është detyrë e saj-të parandalojë eskalimin në terren.

“Kur shkohet në të tillë incident, kemi parë që si Kfor, si Euleks qëndrojnë anash dhe i japin dorë të lirë Kurtit për të bërë atë që mendon se duhet të bëjë dhe ai duket se nuk mendon asgjë të mirë për komunitetin sërb” përfundoi Rajiq.

Ky i fundit kujton se përfaqësuesit e BE dje kanë dalë publikisht me vlerësimin se Policia Kosovare në Banjskë organizoi “operacion legjitim antiterrorist”.

Sipas fjalëve të tij, BE beson se Kurti dje ka vepruar në përputhje me ligjet kosovare të cilat me sa duket janë të vetmet të vlefshme për të.

"Për ta ligjet sërbe nuk kanë shumë rëndësi. Më duket se as rregulloret ndërkombëtare nuk kanë rëndësi për ta. Për ta, këta sërbë që u ngritën në veri të K&M të cilët nuk mundën të duronin, i konsiderojnë terroristë”, tha ai.

Rajiq, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, nuk shikon rrugëdalje pozitive nga kjo situatë në Kosovë dhe thekson se do të vazhdojë të jetë shumë e tensionuar.

Ai thotë se sërbëve në Kosovë e vetmja gjë që u ka mbetur është që të shmangin sa më shumë provokimet.

“Tashmë është e qartë se në çdo situatë të ngjashme pasuese KFOR dhe EULEKS do të reagojnë njësoj, duke i lënë dorë të lirë Kurtit. Ndërsa ky i fundit do të përdorë të gjithë forcën që ka në dispozicion, e cila falë partnerëve të tij koha kohës po forcohet për t’u ndeshur me sërbët në K&M” theksoi Rajiq.

Ky i fundit shton se qëllimi i vetëm i Kurtit është Kosovë etnikisht e pastër, pa sërbë dhe në fund do të provokojë dhe sjellë shtetin e Sërbisë në konflikt dhe përplasje direkte me NATO-n, për të përsëritur vitin 1999.

"Kjo është ëndrra e tij-që Sërbia dhe NATO sërish të ndeshen. Ky është plani djallëzor i Albin Kurtit që nuk do të realizohet dhe për të cilin shteti i Sërbisë nuk do të pajtohet. Ky është kurthi i vetëm që Kurti po i përgatit Sërbisë prej më shumë se një viti ku Sërbia vazhdimisht po i shmanget. Për këtë është e rëndësishme që sërbët në K&M të qëndrojnë të bashkuar me njëri-tjetrin, të qëndrojnë të bashkuar me Beogradin zyrtar, të mos marrin vendime të nxituara dhe që mos të bien pre e provokimeve” tha këshilltari i ministrit.

Rajiq tregon se përveç kësaj populli sërb nuk ka zgjidhje tjetër sepse në terren, siç thotë ai, Kurti dhe elementët e tij radikalë që kryejnë terror, si dhe bashkësia ndërkombëtare, e cila pak a shumë nuk e dënon. por përkundrazi, diku i jep mbështetje veprimeve të tilla të regjimit në Prishtinë.

Rajiq i’u referua edhe familjes së policit të vrarë Afrim Bunjakut, i cili i tha kryeministrit të Kosovës që të mos përdorë policinë në veri dhe t'i kthehet dialogut sa më parë, duke theksuar se apeli i tyre është i kuptueshëm dhe se Kurti me vdekjen e policit dëshiron të mbledhë pikë politike. “Mendoj se skena politike shqiptare nuk është unike në këtë kuptim. Kjo është e qartë, Kurti ka pasur shumë rezistencë sepse ka dëmtuar marrëdhëniet e Prishtinës me Perëndimin vitin e fundit. Procesi i shkarkimit të tij është nisur dhe do të shikojmë si do të vazhdojë. Është gjest plotësisht i kuptueshëm dhe i familjes së policit të vrarë pasi i ati i tyre, djali, vëllai, bashkëshorti u vra, ai në shtëpi kurrë nuk do të kthehet dhe Kurti dëshiron me këtë të përfitojë pikë politike. Për ta, këto pikë nuk janë të rëndësishme pasi kanë humbur dikë të dashur dhe të afërt. Gjithçka është shumë e trishtueshme”, tha Rajiq.

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha dënimet, thekson ai, Kurti do të provojë të përfundojë mandatin e tij deri në vitin 2025, kur janë edhe zgjedhjet e reja në Kosovë.

Në atë periudhë, kryeministri kosovar do të përpiqet, thekson Rajiq, që të radikalizojë më shumë situatën pasi siç sqaron ai, nuk ka asgjë më shumë për t'u ofruar zgjedhësve nga ajo që premtoi kur erdhi në pushtet.

“Ai erdhi në pushtet mbi të gjitha me retorikën me të cilën premtonte luftë me krimin e organizuar, korrupsionin, papunësinë e madhe, rrogat e ulëta, infrastrukturën e keqe…Asgjë nga këto nuk ka bërë në K&M për komunitetin shqiptar, ndërsa tashmë atyre u ofron populizëm veresije, demagogji, nacionalizëm dhe shovinizëm. E gjithë kjo drejtohet ndaj komunitetit sërb në K&M dhe Beogradit zyrtar. Ai shqiptarëve pak a shumë u thotë se “të gjitha problemet tuaja do të zhduken, kur sërbët të zhduken nga K&M”, thotë Rajiq.

Fatkeqësisht, retorika e Kurtit për rastin e sërbëve në Kosovë, thekson Rajiq, po i shkon mirë.

“Kam frikë se ai nuk do të heqë dorë nga kjo dhe nëse forcat politike opozitare në Kosovë do të kenë fuqi të merren me të në kuptimin politik dhe mundësisht të provokojnë zgjedhje të parakohshme, kjo do të thotë ndonjë e ardhme e afërt. Aty është situatë mjaft komplekse, por pikërisht për këtë ai provokon incidente për t’a portretizuar këtë opozitë si dikush që e rrëzon pikërisht në momentin kur ai “përllogarit terroristët sërbë”. Për këtë ai në thelb provokon incidente të tilla dhe prandaj atij në thelb i shkojnë të gjitha në dorë” përmbyll Rajiq.

Dhe bashkëpunëtori shkencor në Institutin për politikë ndërkombëtare dhe ekonomi Aleksandar Mitiq vlerëson për Kosovo Onlajn se Kfor dhe NATO "shikojnë mënjanë" duke e lënë Prishtinën dhe Kurtin të bëjnë çtë duan dhe tha se sërbët ditët pasuese duhet të jenë gati për gjithçka për aksionet e rrezikshme të cilat mund të ndërmerren prej autoriteteve kosovare.

Sipas fjalëve të Mitiqit, humbësit më të madh të ngjarjeve që ndodhën mes të shtunës dhe të dielës në Banjskë padyshim janë familjet e sërbëve dhe shqiptarëve të vrarë.

“Humbës është dhe Beogradi pasi mbi të gjitha para disa ditësh në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të KB presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, në një mënyrë elekuente theksoi standardet e dyfishta në lidhje me respektimin e integritetit territorial për të cilën Sërbia nuk mund të heqë dorë nga K&M çka kërkohet prej saj”, tha Mitiq.

Ai thekson se presionet që ushtrohen ndaj Sërbisë bëhen pikërisht prej krizave të tilla eskaluese të cilat Kurti, Prishtina dhe Pesëshja i ndërmarrin prej kohësh.

“Mund të themi se humbës edhe më të mëdhenj se Beogradi janë sërbët kosovarë që jetojnë dhe do të jetojnë në atmosferë frike dhe aktualisht po përjetojnë tmerr të vërtetë. Gjithçka që dëgjojmë përmes mediave prej miqve dhe të njohurit, gjithçka që po ndodh në këtë moment atje poshtë dhe që do të ndodhë në orët dhe ditët pasuese, është tmerruese dhe flet për faktin se objektivi kryesor i këtij terrori janë sërbët e K&M” ka thënë Mitiq.

Mitiq vlerëson se tashmë do të shikohet se kush do të jetë fituesi.

“Në topin e parë duket se janë Kurti dhe Pesëshja. Çdokush për arsyet e veta ndërsa ata kanë interesa të përbashkëta. Kurti, sepse me eskalim arriti përmes forcës të legjitimojë atë që ka bërë prej një viti, që është kontrolli i situatës në veri të Kosovës, përkundër shkeljes së të gjitha marrëveshjeve të mundshme që Beogradi ka me KFOR dhe NATO. Shikojmë se Kfor ka lënë Prishtinën të bëjë çfarë të dojë, jo vetëm dje, por edhe në periudhën e kaluar”, ka thënë Mitiq.

Ky i fundit shton se Kurti po legjitimohet si faktor që kontrollon sigurinë në veri.

"Tek kjo ka punuar me anëtarët e Pesëshes këtë vit. Egzistojnë dallime taktike brenda Pesëshes, disa ishin për moslejimin e dhunës, disa ishin për qëndrim të ashpër dhe që u duk se linja më e ashpër mbizotëroi në fund”, tha Mitiq.

Ky i fundit shton se duket se NATO dhe KFOR nuk po reagojnë sepse egziston kjo politikë e “marrjes së anësisë”.

“Është e qartë se ekziston kjo e ashtuquajtura politikë ‘e kartës së bardhë’ ose ‘lese fair’, kjo është politika ku NATO e shikon të njëanshëm situatën, nuk bën punën e vet dhe lejon shqiptarët të eskalojnë me dhunë dhe legjitimojnë atë që ata e konsiderojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Prishtinës në mbarë territorin e K&M, përfshirë edhe veriun, i cili ka pasur problem të madh qysh nga fundi i agresionit të NATO. Ajo që është e qartë është se EULEKS nuk di se çfarë po bën në Kosovë. Efektivët e tyre me siguri pijnë kafe në Prishtinë ndërkohë që e gjithë kjo po ndodh e ndërkohë që Kfor e shikon njëanshmërisht dhe shqiptarët me formacione të ndryshme, kryesisht ilegale dhe jolegjitime-pavarësisht kësaj më shumë funksionojnë jashtë Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-veprojnë si të duan”, thotë Mitiq.

Ky i fundit shton se qëllimi kryesor i gjithë historisë është që Sërbia të harrojë në atë se cilat janë interesat e saja.

“Të harrojë atë se cili ishte qëndrimi i Beogradit dhe sërbëve kosovarë kur para afër një viti më parë u larguan prej institucioneve kur kundërshtuan dhunën e Prishtinës dhe Kurtit dhe mosveprimin dhe presionin e pamjaftueshëm nga Perëndimi ndaj tij për të përmbushur atë që ishte dakordësuar në Marrëveshjet e Brukselit, cilado qofshin ato. Ndërsa sipas mendimit tim, nuk është e mirë për interesat sërbe, çka mund të shikohet nga ajo e djeshme kur sërbët në një dorë që të luftonin të vetëm, të paarmatosur, në kuptimin që ata nuk kanë mbështetjen që mund t’u vinte nga Beogradi”, thotë Mitiq.

Ky i fundit shton se përmes "presionit ndaj sërbëve të Kosovës, Beogradi detyrohet t'i kthehet dialogut dhe të zbatojë planin dhe marrëveshjen e keqe franko-gjermane nga Ohri".

"Dhe nga ana tjetër, nuk ka garanci se do të përmbushen kërkesat sërbe dhe do të themelohet Bashkësia e Komunave Sërbe dhe se do të ndalet dhuna e Kurtit. Kjo është një lloj shkurtore që do të përdoret për t’i bërë presion Beogradit. Nëse Beogradi, pas asaj që ndodhi dje, pranon të marrë pjesë në dialog sipas planeve, skemave që ndoshta po negociohen në Bruksel për momentin në takimin mes Llajçakut, Eskobarit dhe anëtarëve të Pesëshes, atëherë do të jetë keq për Beogradin. Dhe nuk do të përmirësojë pozitën e Beogradit, as të sërbëve kosovarë”, beson Mitiq.

​Ky i fundit shton se egziston frika e presioneve të reja ndaj sërbëve në veri.

“Shikojmë se nuk mund t’a imagjinojmë më se nga do të vijë presioni i radhës, egzistojnë një sërë metodash të ndryshme që përdoren për të diskriminuar sërbët, nëse këto janë ngacmimet, arrestime për krime të pretenduara lufte, ndalim i importit të barnave dhe ushqimeve, dhunë, hedhje bombash. Kjo atmosferë frike dhe dhune që u krijua dhe po krijohet, i përshtatet Prishtinës dhe atyre që qëndrojnë pas saj brenda Pesëshes. Kjo do të thotë se sërbët në Kosovë duhet të përgatiten për një sërë veprimesh të rrezikshme të Prishtinës, të cilat fatkeqësisht mund të sjellin sërish viktima”, ka theksuar Mitiq.