Fati i zgjedhjeve të reja vendore në veri mes kërkesës së sërbëve dhe planit tjetër të Prishtinës
Për zgjidhjen e krizës disamujore në veri, një nga gjërat kyçe, përveç tërheqjes së forcave speciale kosovare nga komunat sërbe, është dhe shpallja e zgjedhjeve të reja vendore, pra largimi i kryekomunarëve shqiptarë të votuar në zgjedhjet ilegjitime në prill, të cilat u bojkotuan nga sërbët.
Autoritetet kosovare insistojnë që zgjedhjet të mbahen përmes udhëzimit administrativ për shkarkimin e kryekomunarit, pra peticion çka interpretohet si "blerje kohe" ndërsa Beogradi, sërbët në Kosovë dhe BE besojnë se dorëheqjet janë më të shpejta dhe më efikase si mënyrë.
Me këtë pajtohen edhe bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn nga Beogradi, Mitrovica Veriore dhe Prishtina, të cilët bëjnë me dije se pas mesazhit të Listës Sërbe se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje, autoritetet kosovare por edhe bashkësia ndërkombëtare tregojnë se ka mekanizma për të “shtyrë” sa më parë votimin në veri.
Presidenti i Sërbisë më 12 tetor u bëri thirrje përfaqësuesve të sërbëve në veri të Kosovës që të dalin me iniciativë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Lleposaviq dhe Zubin Potok. Siç deklaroi ai: “Që levat bazë të pushtetit të shkojnë në duart e atyre që jetojnë aty dhe jo atyre që nuk kanë jetuar kurrë dhe nuk do të jetojnë kurrë aty”.
Një ditë më vonë ka reaguar edhe Lista Sërbe e cila në konsultim me Beogradin ka shprehur gatishmëri për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës.
“Nevojitet që këta kryekomunarë falsë, ilegalë, ilegjitimë dhe këshilltarët të cilët prej muajsh keqtrajtojnë qytetarët tanë urgjentisht të dorëhiqen dhe të shkojnë, të dalin prej godinave tona, pasi ata nuk janë përfaqësues të popullit tonë. Qëllimi i vetëm i tyre është keqtrajtimi i qytetarëve tanë” thekson kryetari i LS Goran Rakiq.
Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme është kërkesë të cilën Brukseli dhe Uashingtoni u’a kanë vendosur autoriteteve kosovare si një hap drejt de-eskalimit të situatës në veri për të pritur se kjo do të jetë një prej temave kyçe në tbisedimet e sotme të “pesëshes së madhe” me të dërguarit e BE, SHBA, Gjermanisë, Francës dhe Italisë me liderët e Sërbisë dhe Kosovës.
Edhe ambasadori i BE në Kosovë Tomash Suniog ka thënë në intervistë për Kosovo onlajn se Unioni, dorëheqjet e kryekomunarëve beson se është rruga më e shpejtë për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja sesa peticioni që parashikon udhëzimi administrativ për shkarkimin e kryekomunarëve në të cilën insistojnë autoritetet kosovare.
Megjithatë ministri i administrimit dhe vetqeverisjes vendore të Kosovës Elbert Krasniqi thotë se në kuadër të ardhjes së të dërguarve të BE dhe Pesëshes, kryekomunarët në veri ngelen në pozita, pasi nuk është vënë në lëvizje peticioni për shkarkimin e tyre.
Politikologu Ognjen Gogiq beson se është në interesin e të gjithëve që zgjedhjet në të katër komunat në veri, të shkohet përmes dorëheqjes së kryekomunarëve de këshilltarëve duke thënë se vendimi eventual për duhet t’a ndërmarrë bashkësia ndërkombëtare të cilat ka mekanizmat e sigurta.
Gogiq për Kosovo Onlajn vëren se pas ngjarjeve në Banjskë gjërat kanë ndryshuar dhe tani pala sërbe pranon të marrë pjesë në zgjedhje dhe të kthehet në institucionet në veri të Kosovës pa vendosur kushte shtesë.
Lista Sërbe së fundi u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që sa më parë të shpallin zgjedhje të reja në katër komunat në veri, përmes mesazhit se janë të gatshëm të marrin pjesë në to. Ata kërkuan që kryekomunarët dhe këshilltarët shqiptarë të zgjedhur ilegalisht të jepnin dorëheqjen.
“Më herët qëndrimi i palës sërbe ishte se sado që të mbahen zgjedhjet e reja, nuk do të merrnin pjesë në to. Ajo që ndërkohë ka ndodhur, është se pala sërbe pranoi të kthehet tek institucionet lokale në veri të Kosovës dhe ky mund të jetë hap drejt daljes nga kriza. Megjithatë, tani mbetet çështja sesi do të shkohet në ato zgjedhje të reja" tha Gogiq.
Siç thotë ky i fundit rreth mënyrës deri në ripërsëritjen e zgjedhjeve, pozicionet janë të kundërta.
Domethënë Gogiq bën të ditur se pala sërbe beson se do të ishte më mirë që kryekomunarët dhe këshilltarët të paraqisnin dorëheqjen, ndërsa Prishtina ka qëndrim se deri në zgjedhjet e reja duhet të shkohet me peticion apo me referendum në këto komuna.
“Komuniteti ndërkombëtar është pro idesë së dorëheqjeve sepse është mënyra më e shpejtë dhe do t’a përshpejtonte procesin dhe ndoshta do të jetë qëndrimi vendimtar i komunitetit ndërkombëtar sepse kur pala sërbe tashmë ka bërë lëshim duke pranuar të kthehet në procesin zgjedhor pa kushte të mëtejshme për kthim në institucione, atëherë Prishtina mund të bëjë lëshim pra kompromis që të mos insistohet në udhëzim administrativ për shkarkimin e kryekomunarit” thotë ai.
Gogiq thekson se po anashkalohet një gjë dhe kjo është udhëzimi administrativ nuk e zgjidh çështjen e këshilltarëve në kuvendet komunale.
“Udhëzimi administrativ do të zgjidhte vetëm çështjen e kryekomunarit dhe kjo është mënyra për zëvendësimin e kryekomunarëve, megjithatë përveç kryekomunarit egzistojnë dhe kuvendet komunale dhe këshilltarët, kështu që në asnjë mënyrë nuk do të ishte zgjidhje e përshtatshme për të zëvendësuar jo vetëm kryekomunarët, ndërsa këshilltarët mbeten-kjo nuk do të funksiononte”, thekson ai.
Gogiq bën të ditur se e vetmja mënyrë që këshilltarët të shkarkohen para përfundimit të mandatit është që ata vetë të dorëhiqen, pasi me këtë nuk merret udhëzimi administrativ.
“Më racionalja do të ishte që kryekomunarët dhe këshilltarët të dorëhiqeshin dhe kur egziston vullneti i palës sërbe për t'u kthyer në institucione për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Komuniteti ndërkombëtar ka mekanizma për t’a siguruar këtë, mbi të gjitha për shkak të sanksioneve që ekzistojnë ndaj Kosovës, kjo ndoshta do të ishte marrëveshje që sanksionet të hiqen, të lehtësohen dhe në këmbim të kësaj, Prishtina të pranojë të dalë në zgjedhje përmes dorëheqjeve, sepse çdo gjë tjetër do t'i komplikonte gjërat” shton ai.
Sipas fjalëve të tij udhëzimi administrativ ka procedurë të komplikuar pasi përveç kësaj nuk është marrë me trajtimin e çështjes së këshilltarëve dhe procesi do të zgjaste më shumë, egzistojnë dhe mendime se kjo nuk vlen nga pikëpamja ligjore. Domethënë ndoshta edhe Gjykata Kushtetuese do t’a vinte në diskutim këtë udhëzim administrativ dhe procedurat në kuadër të saj.
“Kështu është në interesin e të gjithëve që zgjedhjet të arrihen përmes dorëheqjeve dhe rolin vendimtar për këtë e luan bashkësia ndërkombëtare, e cila ka mekanizmat për t’a siguruar këtë”, përmbyll Gogiq.
Dhe profesori i të drejtës kushtetuese në Universitetin e Prishtinës Mazllëm Baraliu beson se rruga më e lehtë për tek zgjedhjet e reja në veri, do të ishte dorëheqja e kryekomunarëve aktualë dhe kjo është ajo çka Beogradi dhe sërbët kërkojnë, megjithatë pala kosovare insiston tek peticioni dhe si pasojë e kësaj siç pretendon, është i nevojshëm përfshirja e komunitetit ndërkombëtar sesi të të shkohet deri tek modeli më i pranueshëm.
“Nevojitet që të shkohet sa më parë në zgjedhje ku do të tregonte gjendjen e vërtetë dhe dëshirën e vërtetë të shumicës së qytetarëve, që të rikthehet gjendja e mëparshme, që ata që kanë shumicën të marrin shumicën. Na duhen zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe jo të vidhen dhe të ushtrohet presion ndaj qytetarëve siç ka ndodhur në ciklet e kaluara, pra mendoj se situata do të jetë stabile” thotë Baraliu.
Ky i fundit thekson se para zgjedhjeve duhet të bëhet hetim i plotë i ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë.
"Nevojitet që gjithçka të pastrohet, të përcaktohet se çfarë ka ndodhur. Është e nevojshme që, në përputhje me kërkesat e Prishtinës por edhe të bashkësisë ndërkombëtare, të shikohet se cili është roli i Listës Sërbe në këto ngjarje e më pas me këtë frymë secila palë të përmbushë detyrimet e veta, Kosova të nisë përgatitjet për zgjedhjet dhe t'i mbajë dhe t’a menaxhojë procesin, ndërsa Sërbia të ndikojë pozitivisht tek komuniteti sërb, veçanërisht në atë politike, Listën Sërbe dhe të tjerë, që të marrin pjesë në to. Ndonëse Lista Sërbe ka njoftuar pas ftesës së Vuçiqit se do të marrë pjesë, pasi koordinohen me Beogradin për të gjitha gjërat, siç tha Goran Rakiq” tha Baraliu.
Për tani, thekson ai, egzistojnë dy mënyra se si mund të shkohet drejt zgjedhjeve-e para është më e lehtë dhe kjo është dorëheqja e kryekomunarit dhe e dyta është përmes rrugës administrative udhëzuese dhe peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës, të cilin siç thekson, është më e komplikuar.
“Megjithatë, ka një pengesë, sepse në Bratisllavë egziston marrëveshja mes BE dhe Qeverisë së Kosovës për të shkuar drejt modelit të peticionit që do të mbështetej nga së paku 20% e trupës zgjedhore. Por, deklarata e fundit e Listës Sërbe përmes Goran Rakiqit ishte se duhet të shkojmë në modelin e dorëheqjes së kryekomunarit. Prandaj, duhet investuar kohë dhe mund dhe Beogradi duhet të bindë që ai grupim politik, partitë politike, në radhë të parë Lista Sërbe të marrin pjesë në zgjedhje dhe Qeverisë së Kosovës i duhet kohë të ndryshojë mendim të ndryshojë atë që është përgatitur përmes aktit administrativ, nëse do të mbizotërojnë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, duhet të mbizotërojë dorëheqja e kryekomunarit” tha Baraliu.
Megjithatë, ai thekson se nëse qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës nuk pajtohen, zgjedhjet nuk do të mbahen.
“Varet nga hetimi, varet nga vullneti i mirë dhe serioziteti i qasjes së bashkësisë ndërkombëtare, Kosovës dhe Sërbisë, sepse ajo çfarë shikoj është se secili në mënyrën e vet dëshiron të blejë kohë. Beogradit i përshtatet më mirë shtyrja, ndërsa duket se as Prishtina nuk ka dëshirë të shkojë me shpejtësi, sepse dhe asaj i përshtatet e tillë gjendje me kryekomunarë nga pakica shqiptare në atë pjesë të vendit, që ata të udhëheqin ato komuna” tha Baraliu.
Politikologu Igor Markoviq nga Mitrovica e Veriut beson se shancet që zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës të mbahen në kohë të afërt, janë të pakta, pasi udhëzimi administrativ për heqjen e kryekomunarëve në të cilën insiston Prishtina, veçse zgjat krizën politike në veri.
"Dorëheqja e kryekomunarëve do të ishte mënyra më e padhimbshme që bllokada aktuale politike siç është në veri, të zgjidhej. Besoj thellësisht se udhëzimi administrativ vetëm sa do të shtyjë zgjidhjen e krizës politike në terren” ka thënë Markoviq për Kosovo onlajn.
Problem për organizimin e votimit të ri për autoritetet vendore është edhe situata e keqe e sigurisë.
“Në kuptimin që në rrethanat aktuale të brishta të sigurisë, është fort e vështirë të pritet që qytetarët t'i përgjigjen jo vetëm thirrjes së Listës Sërbe, sesa të ndonjë aktori për të dalë në zgjedhje. Ata nuk janë njohur me pasojat e situatës së 24 shtatorit në Banjskë. Nga ana tjetër besoj se bashkësia ndërkombëtare do të ushtrojë një lloj presioni mbi Prishtinën që zgjedhjet të mbahen në rrethana të kundërta me ato në të cilat janë mbajtur zgjedhjet e mëparshme. Pra, jo në kontejnerë, por në vendvotime legale” tha Markoviq.
Mesazhet se dorëheqja e kryekomunarit do të ishte zgjidhja më e mirë, vijnë edhe prej zyrtarëve të BE, ndërsa Markoviq me këtë nuk pajtohet duke theksuar se prej fillimit të krizës, më e logjikshme do të ishte që kryetarët e komunave të vetë tërhiqeshin nga këto pozicione e kështu të çelnin hapësirën për mbajtjen e ciklit normal zgjedhor.
“Është e qartë se partitë dhe pushteti dhe opozita, nuk dëshirojnë të rrezikojnë humbjen e votave duke u bërë thirrje kryekomunarëve të tyre që janë zgjedhur në veri, të dorëhiqen, pasi kjo në sytë e publikut do të ishte një lloj humbjeje. Nëse Vetëvendosja do të ftonte zotin Erden Atiq kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut që të jepte dorëheqjen, kjo do të paraqitej si tërheqje, pra lëshim ndaj palës sërbe”, tha Markoviq.
Publikimi i udhëzimit administrativ për shkarkimin e kryekomunarit ishte manovër politike e Prishtinës për të fituar kohë.
“Ligji për Zgjedhjet dhe ligji për vetëqeverisjen vendore, përcaktojnë në mënyrë precize mënyrat e zëvendësimit të kryekomunarit në nivel vendor. Prishtina donte të blinte kohë për të gjetur mënyrën që do t'i përshtatej më së miri dhe në dritën e nevojës për të ndryshuar kryekomunarët në veri. Sërish i kthehemi argumentit se Prishtina nuk ka dashur ta ndryshojë pushtetin aktual politik në veri dhe për këtë, tentoi t’a zgjidhë problemin në atë mënyrë administrative”, thotë ai.
Problem tjetër spegon Markoviq, është se në vetë udhëzimin administrativ thuhet se gjoja vlen për gjithë Kosovën.
“Kjo mund të ketë implikime politike edhe në komunat tjera dhe supozoj se partitë opozitare në nivel vendor, në mbarë Kosovën, do t’a shfrytëzojnë këtë mundësi. Supozoj se kjo është një lloj kurthi për Vetëvendosjen dhe pushtetin aktual në Prishtinë” thekson ai.
Analisti politik nga Prishtina Alen Meta beson se në të ardhmen e afërt përmes presionit ndërkombëtar por edhe përmes dialogut, të arrihet marrëveshje çka do të jetë zgjidhje e kënaqshme për të dy palët në lidhje me zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.
Meta për Kosovo onlajn thotë se në zgjedhjet e prillit u zgjodhën kryekomunarë dhe këshillat komunalë në veri nën mbështetjen e përqindjes së vogël të zgjedhësve pasi sërbët i bojkotuan.
"Pas ngjarjeve të fundit të 24 shtatorit situata në veri ka ndryshuar në rrënjë. Shikojmë dhe reagimin e Listës Sërbe e cila ka ofruar gatishmëri për pjesmarrje në zgjedhje, pavarësisht bojkotit të mëparshëm. Ngaqë jam përkrahës i pluralizmit politik, shpresoj që të gjithë banorët e këtyre katër komunave të kenë më shumë mundësi në zgjedhjet e ardhshme. Padyshim, nëse nuk shkohet drejt përçarjes së Listëës Sërbe apo krijimi i partive të tjera në këto katër komuna, LS do të ketë shanset më të mira për të fituar”, thotë Meta.
Ky i fundit beson se zgjidhja më e shpejtë dhe më e mirë deri tek zgjedhjet e reja, është nënshkrimi i peticionit në të cilin së paku 20% e votuesve të regjistruar në secilën nga këto katër komuna, do të kërkonin zëvendësimin e krykomunarit.
“Në varësi të rrjedhës së situatës dhe gatishmërisë së 20% të votuesve për peticion, ky proces mund të nisë shumë shpejt, por në çdo rast kjo varet edhe nga presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës apo Sërbisë. Gjithësesi nuk pres që procesi zgjedhor të përfundojë deri në pranverën e vitit 2024” tregon Meta.

komentet