Festivali „Mirdita, dobar dan“-tenton dialog, pasohet nga diskordancat
Organizatorët atë e konsiderojnë si vend të dialogut dhe simbol të bashkëpunimit dhe komunikimit mes Prishtinës dhe Beogradit, kritikët atë e shikojnë provokim, minim të rendit kushtetues të Sërbisë dhe ekran të turbullt për promovim të pavarësisë së Kosovës. Festivali “Mirdita, dobar dan” mbahet prej dhjetë vitesh dhe çka është e sigurtë, indiferenca nuk është fjalë që shkon tek ajo.
Održavanje festivala u Beogradu godinama unazad prate protesti i incidenti, a ove, i pre nego što je počeo, rasplamsala se oštra diskusija povodom planiranog termina održavanja koji je podrazumevao i Vidovdan. Organizatori, Inicijativa za ljudska prava, potom je odlučila da 28. juna ne bude javnih događaja u okviru festivala.
Ministar unutrašnjih poslova Ivica Dačić apelovao je danas da se festival otkaže, jer je reč o skupu visokog rizika.
Mbajtja e festivalit në Beograd vite më parë është shoqëruar me protesta dhe incidente dhe këto dhe para se të fillonte, kanë ndezur diskutim të ashpër për datën e planifikuar të mbajtjes, ku nënkuptojnë dhe Vidovdanin. Organizatorët, Iniciativa për të Drejtat e Njeriut, më pas vendosën që më 28 qershor të mos ketë ngjarje publike në kuadër të festivalit.
Ministri i brendshëm Ivica Daçiq apeloi sot që festivali të anulohet, pasi bëhet fjalë për tubim të rrezikshmërisë së lartë.
Vitet e mëparshme përveç protestave para hapësirës ku mbahej manifestimi, pati raportime për bombë, për të cilën rezultoi false. Në rastin tjetër, përkundër asaj çka kordoni policor ishte dislokuar para vendit ku mbahej festivali, një nga demonstruesit mundi të hynte në hapësirë dhe të ngjitej në skenë dhe të kap mikrofonin duke shënuar rastin se të ftuarit dhe organizatorët e festivalit u spërkatën me ujë.
Ministri i Kulturës së Sërbisë, Nikolla Sellakoviq, vlerësoi dje se organizimi i festivalit "Mirdita, dobar dan" në Vidovdan, paraqet më shumë se provokim dhe theksoi se është absolutisht i bindur se diçka e tillë në Beograd, veçanërisht në festën më të shenjtë, nuk duhet të mbështetet dhe as të mbahet. Ky festival, sipas vlerësimit të tij, është veçse hallkë e zinxhirit me qëllim të “riformimit të plotë identitar dhe rishikimit të asaj çka është Kosova e Metohia”.
“Qëllimi i këtij projekti, i cili financohet edhe prej të ashtuquajturës Ministri e Sporteve të Republikës së Kosovës, është që të poshtërohet shteti i Sërbisë dhe populli sërb dhe trashëgiminë tonë kulturore e fetare në Kosovë e Metohi, t’a paraqesin si pjesë të ndonjë lloj trashëgimie kulturore kosovare”, deklaroi kryetarja e partisë Zavetnici Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, ndërsa kryetari i Autoritetit të Përkohshëm të qytetit të Beogradit, Aleksandar Shapiq, tha se përderisa është në krye të kryeqytetit sërb, Qyteti i Beogradit nuk do të japë asnjë lloj pëlqimi për mbajtjen e "Mirditës" dhe se të gjitha hapësirat që eventualisht mund të përdorin do të jenë ekskluzivisht private.
Sofija Todoroviq nga Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut thotë për Kosovo Onlajn se kritikat që këtë vit vijnë për llogari të manifestimit nuk janë të motivuara me datën tek e cila ra dhe për oponentët e festivalit, çdo datë me të cilën do të mbahej, do të ishte fatkeqe.
“Nuk u zgjodh Vidovdani. Festivali mbahet nga 27 deri më 29 kështu që nuk mundemi të flasim se është zgjedhur një datë, kjo me të vërtetë nuk do të ishte e drejtë dhe as e saktë. Nga ana tjetër, javën që kaloi informuan se më 28 qershor nuk kemi aktivitete publike. Festivalin e kemi ndryshuar tashmë dy herë si pasojë e zgjedhjeve kështu që çdo datë është e pafat. Një vit kur kemi patur festival në maj, mendoj se atëherë Partia “Zavetnici” doli me historinë se sesi atëherë kishte një festë të madhe dhe se ne e bërëm ‘sërish qëllimshëm’. Tani nuk do të ketë ngjarje publike më 28 qershor ndërkohë ende egziston e njëjta sasi keqkuptimi dhe pavërtetësie që po shpërndahen rreth festivalit. Kështu që mendoj se nuk ka qenë arsyeja e Vidovdanit”, thotë Todoroviq.
Kjo e fundit shton se si çdokush që respekton besimin e vet, kulturën dhe traditën, nuk është e sigurtë se është mirë që të “abuzohet me festat fetare për të arritur synimet politike dhe axhendën dhe të cënosh një grup njerëzish”.
“Ky nuk është kuptimi i Vidovdanit, kurrë nuk ka qenë. Për mua është e rëndësishme të ndalet rruga në të cilën mendoj se disa njerëz ndodhen prej kohësh dhe elementë të caktuar ekstremistë në shoqërinë tonë dhe kjo është që çdo segment i besimit sërb, kulturës dhe traditës përdoret për qëllime destruktive, për të proklamuar rrënimin e diçkaje, shkatërrimin e diçkaje si diçka që ne do të na sjellë ndonjë fitore të merituar. Mendoj se kjo nuk është rruga tek e cila duhet të shkojmë”, bën të ditur Todoroviq.
Rreth asaj sesa ky festival për 10 vite egzistence arriti qëllimin e vet të promovimit të bashkëpunimit mes Beogradit dhe Prishtinës, bashkëbiseduesja jonë tha që po dhe shumë bile.
“Numër i madh i të rinjve falë këtij festivali vizituan si Sërbinë dhe Kosovën nga të gjitha komunitetet. Sasia e krijimtarisë kulturore dhe artistike që kemi shfaqur në festival në dhjetë vitet e fundit është e pabesueshme dhe imagjinoni sikur të mos ishte 'Mirdita' asgjë nuk do të ishte shfaqur. Numri i vizitorëve të festivalit po rritet nga viti në vit, numri i njerëzve që janë kuriozë dhe duan të dinë më shumë po rritet. Dhe kjo për mua është e rëndësishme. A mjafton ky numër dhe a jemi më të zhurmshëm se ata që janë kundër festivalit? Jo. Por kurrë nuk ka qenë qëllimi ynë që ata t'i mposhtim dhe për këtë arsye mendoj se është e rëndësishme t'i kthehemi asaj që në fakt është qëllimi themelor i egzistencës së këtij festivali. Shumë bashkëpunime lindën nga ky festival, artistë, njerëz që u njohën tek vetë festivali më vonë krijuan së bashku. Do të dëshiroja që të vazhdojmë në atë drejtim, por në rrethana të lumtura ku do të ketë më shumë mirëkuptim”, thotë Todoroviq.
Duke folur për “Mirdita, dobar dan” sociologu i kulturës Zoran Avramoviq thotë për Kosovo Onlajn se kultura dhe arti përherë janë të mirëseardhur dhe ky është komunikimi më i mirë mes popujve ku kurrë kanë patur bashkëpunim të zgjeruar por dikur ka dhe funksione fshehja e diçkaje që është nën të dhe në rastin e këtij festivali, sikurse thotë, ajo që është nën dhe nga e cila largohet vëmendja, është situata në Kosovë, ku sërbët cënohen pothuajse përditë.
"Është e lehtë të kalosh përmes qëllimeve themelore të këtij festivali. Pra, ai duhet të shërbejë si ndonjë mbulesë për atë çka ndodh në Kosovë. Pra, ngjarja kulturore duhet disi t'i largojë mënjanë ato gjëra politike dhe kombëtare që po u ndodhin sërbëve në Kosovë. Në sipërfaqe do të donin të kemi diçka çka është kulturë, çka është art, që është bashkëpunim dhe për mendimin tim, ai festival duhet të errësojë dhe të mbulojë të gjitha problemet që kanë sërbët në Kosovë. Kjo për mua është një nga funksionet e fshehta të këtij festivali. Nga ana tjetër, ne mund të zotohemi vërtet në parim për bashkëpunimin kulturor të të rinjve. Kjo nuk është e diskutueshme”, thotë Avramoviq.
Në disa rrethana të tjera, sikurse thekson Avramoviq, bashkëpunimi kulturor mes të rinjve është i mirëseardhur, por çdo kohë, thotë ai, ka specifikat dhe karakteristikat e veta.
“Para disa vitesh, ndoshta në ndonjë atmosferë tjetër, kjo mund të kishte përmbushur funksionin e vet artistik e kulturor apo funksion bashkëpunues. Megjithatë, në këto ditë, kur kemi pogrom dhe një lloj terrori ndaj sërbëve në krahinën kosovare, në këtë pjesë veriore, disi nuk është shumë e dëshirueshme dhe nuk kontribuon në bashkëpunim, përkundrazi mendoj se është hakmarrëse. Nëse keni nga njëra anë ndalimin e ndonjë shfaqjeje teatrore në Kosovë, cili është arsyetimi për ndalimin e saj? Nuk ka justifikim. Dhe kërkoni që diçka e tillë të mbahet këtu. Ky lloj reciprociteti nuk është tamam i mirë, por ndonjëherë thjesht duhet të përgjigjesh në atë mënyrë”, thotë Avramoviq.
Përsa i përket periudhës në të cilën do të mbahet festivali, i cili fillimisht parashikonte zhvillime në Vidovdan, bashkëbiseduesi ynë thotë se mendon se zgjedhja asaj date ka qenë krejtësisht e gabuar.
“A ka qenë e qëllimshme apo jo, por nëse gjykojmë ngjarjet sipas pasojave të tyre, atëherë mund të konkludojmë se kjo me të vërtetë është një lloj provokimi, sepse Vidovdani është festë sërbe dhe askush nuk duhet të përzihet në atë festë. Këtu sërbët e festojnë vdekjen e tyre për liri, e cila vazhdon prej 1389, kështu që është absolutisht e gabuar që kjo të lidhet, sidomos me këtë ngjarje sërbo-shqiptare që është ende nën barrën e plagëve të mëdha”, thotë Avramoviq.
Ai thotë dhe se çështja për analizë është se cilat janë rezultatet e këtij manifestimi që mbahet prej dhjetë vitesh.
“A është bërë diçka aty apo jo? Ajo çka do të doja të theksoja veçanërisht është sfondi organizativ. Kush marrin pjesë në të gjithë këtë ngjarje? Aty mbi të gjitha janë qendrat e fuqive perëndimore ose financierë perëndimorë, nuk e di kush mund të jenë, por e sigurt është që janë ata. Këto janë disa institucione, organizata që vijnë nga shtetet e NATO-s që janë më të pajtuara me këtë status të Kosovës dhe për këto raporte mes sërbëve dhe shqiptarëve. Mendoj se ky festival ka mbështetjen e autoriteteve kosovare dhe se është në interes të tyre që përmes kulturës të fshehin atë çka bëjnë në politikë. Pala e tretë e këtij rrethi organizativ, është një sektor i sërbëve keqdashës, aktorë sërbë, këta janë të ashtuquajturat organizata joqeveritare, gjithashtu jodashamirës të sërbëve, dashamirës të shqiptarëve. Kur e shikoni këtë trekëndësh, nuk mund të kesh paqe në shpirt dhe në mendime, as nuk mund të kesh pamje të paqtë tek e ardhmja”, mendon Avramoviq.
Sipas vlerësimit të drejtorit egzekutiv të Institutit për punë europiane Naim Lea Beshiri festivali “Mirdita, dobar dan” është një nga festivalet më rë rëndësishme në rajon që merret me pajtimin dhe sikurse thotë, pavarësisht asaj se në cilën datë do të organizohet, ai shkakton reagime kontroverse mbi të gjitha tek njerëzit e orjentuar djathtas “të cilët janë kundër modernizimit të Sërbisë dhe paqes në rajon”.
“Me të vërtetë nuk e di përse organizatori në këtë moment vendosi që t‘a bëjë në atë pjesë të qershorit, mundet prej disa arsyeve procedurale, është absolutisht e parëndësishme që është më 28 qershor. Në atë ditë u dorrëzua dhe Millosheviqi e kështu që njerëzit i bashkangjitën edhe asaj njëfarë simbolike. Pas të gjithave kishte shumë konflikte në rrugë kur ajo u organizua në maj, kështu që vetë data nuk diktohet nga sjellja e të djathtës por nga urrejtja e tyre personale ndaj festivalit”, thotë Beshiri.
Sikurse shton, Iniciativa e të rinjve për të drejtat e njeriut, si organizator i festivalit, bën punë fenomenale të përafrojë të rinjtë nga Beogradi dhe Prishtina, artistë, gazetarë dhe njerëz të tjerë nga fusha të ndryshme që në një farë mënyre të tejkalojë të kaluarën e luftës prej viteve ‘90 dhe si mund të krijojmë lidhje që në të ardhmen të krijojnë paqe afatgjatë mes popujve, mbi të gjitha mes sërbëve dhe shqiptarëve, por edhe të tjerëve që jetojnë në këtë zonë.
“Ky është një nga festivalet më të bukura që egziston në rajon, i cili tubon të rinj, artistë nga fusha të ndryshme, të gjithë ata njerëz të mirë që duan me të vërtetë t'i shohin fëmijët e tyre të jetojnë në ndonjë mjedis më të qetë që do të promovojë prosperitet dhe paqe në të ardhmen dhe të mos prosperojë në urrejtje dhe konflikte të ndërsjellta. Nëse marrim parasysh sasinë e parave dhe njerëzve që përdorin në sektorin civil për të përafruar njerëzit, krahasuar me paratë e shpenzuara nga shteti, partitë politike dhe politikanët për të kërcënuar paqen dhe ndezur përleshje në rajon, Nisma e rinisë për të drejtat e njeriut dhe festivali i tyre 'Mirëdita', nuk mundi të bënte më shumë seç kishte bërë deri tani” bën të ditur Beshiri.
"Mirëdita" sikurse beson, është mundësi për qytetarët që të rreshtohen si në skenën politike në Sërbi ashtu edhe në sektorin civil: a jeni për pajtim dhe nëse dëshironi që të vazhdojmë të shikojmë luftëra dhe që njerëzit të emigrojnë në masë të madhë nga Sërbia dhe Kosova.
“Kjo është mundësi për të gjithë të deklarohen qartë dhe t’i themi 'jo' dhe të përmendim qartë atë që ndodhi në vitet '90 dhe të largohemi prej saj. Kjo është e vetmja mënyrë sesi shoqëritë të vazhdojnë më tej”, beson Beshiri.
komentet