Gjithmonë e më shumë domethënës roli i Estonisë në BE: A vështrohet Kosova nga Balltiku
Në shpërndarjen e re të funksioneve brenda BE, Ballkani Perëndimor do të vështrohet prej Balltikut. Në vend të spanjollit Zhozef Borelli, për vendin e shefes së re të BE për punët e jashtme dhe sigurisë është nominuar kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, ndërsa shefi i Zyrës së BE në Kosovë, diplomati çek Tomash Suniog pritet të zëvendësohet nga ambasadorja e deritashme e Estonisë në BE-Aivo Orav.
Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq
Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn, nga Prishtina e deri në Beograd në mënyrë dyzuese i interpretojnë kuadrot nga Balltiku dhe kur është fjala rreth procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor por dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme-do të ndikojnë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës pasi Estonia është një nga shtetet e para të BE që njohu pavarësinë e Kosovës.
(Jo)paragjykimi
Menaxheri programues i Qendrës për Politikë Europiane Strahinja Subotiq beson se zgjedhja e politikanëve estonezë në disa poste drejtuese të BE, do të rëndojë përparimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës pasi ky vend mbështet padyshim pavarësinë e Kosovës por që zyrtarët e Unionit mund t’a kompensojnë këtë duke emëruar si ndërmjetës kryesor dikë që do të respektojë qëndrimin neutral të BE për këtë çështje.
“Ne nga Qendra Për Studime Europiane së fundi kemi qenë në Estoni dhe në mbarë Balltikun dhe mund të them se janë mjaft të njohur kur diskutohet Kosova, duke pasur parasysh se mbështesin fuqishëm pavarësinë e saj, çka është e mirë për Kosovën dhe keq për Sërbinë. Kanë parasysh se Estonia në këtë drejtim është subjektive. Pritet që Estonia të insistojë që në masë të madhe të kënaqë interesat e Kosovës, pra të Prishtinës dhe shumë më pak të Beogradit çka do t’a vështirësojë dialogun”, ka thënë Subotiq në bisedë për Kosovo Onlajn.
Sipas fjalëve të tij egziston shpresë që Kaja Kallas në pozitën e shefes së diplomacisë europiane pikësëpari do të fokusohej në Rusi dhe se do të delegonte përfaqësues i cili do të udhëhiqte dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
Subotiq thotë se kjo do të vazhdojë praktikën e nisur nga ish-shefi i diplomacisë së BE Zhozef Borelli i cili ndërmjetësues kryesor emëroi diplomatin sllovak Mirosllav Llajçak.
“Nuk e dimë nëse kjo do të ndodhë. E para, duhet të presim që nominimi i Kaja Kallas të kalojë në Parlamentin Europian. E më pas të shikojmë nëse Këshilli Europian do t’a miratojë kandidaturën e saj që do t’a pasonte Llajçakun”, sqaron Subotiq.
Pritet që ndërmjetësi i ri në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës të mos vijë prej Estonisë çka do të mundësonte objektivitet të shërbimit të jashtëm europian.
"Me gjasa shpresoj që të gjendet ndonjë i moderuar që vjen prej Europës Qëndrore që e njeh pak më mirë dhe Sërbinë dhe jo vetëm Kosovën dhe në këtë mënyrë do të përcjellë sinjal si Beogradit dhe Prishtinës që BE është krijesë e cila ka status neutral kur diskutohet Kosova dhe duke marrë në konsideratë se pesë shtete ende nuk e njohin Kosovën. Në këtë këndvështrim besoj se europianët që janë të ulur në funksione të larta nga të gjitha shtetet anëtare të insistojnë pikërisht tek kjo. Pra, që Kaja Kallas të jetë pak objektive sesa ajo do të dëshironte të ishte kur diskutohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës” konkludoi Subotiq.
Pozicioni i BE
Analisti politik nga Prishtina Afrim Hoti thotë për Kosovo Onlajn se politikanët estonezë sikurse Kaja Kallas si shefe e re e punëve të jashtme të BE, por edhe Aivo Orav si shef i ri i Zyrës së BE në Prishtinë, pavarësisht nga ajo se vendi i tyre njohu pavarësinë e Kosovës në “valën e parë", duhet të ndjekin politikën neutrale të Bashkimit Europian për çështjen e dialogut.
"Definitivisht kushdo që të vijë nga Europa ai do të udhëheqë procesin nën mbulesën e Bashkimit Europian dhe në përgjithësi nuk është relevante nëse këta persona vijnë prej Estonisë apo Sllovakisë. Ata duhet të mbajnë pozicion neutral ashtu sikurse deri më tani ka mbajtur BE”, thekson Hoti.
Pyetjes nëse në përgjithësi a shikohet Kosova prej Balltikut, ky analist thotë se politikanët estonezë i njohin shkëlqyeshëm çështjen e Kosovës veçanërisht pas vitit 1999 e më pas me njohjen e saj në vitin 2008.
“Estonia është ndër ato shtete që e njohën Kosovën në valën e parë. Dhe kjo u duk pasi qeveria kosovare gjithashtu vendosi marrëdhënie shumë të ngushta diplomatike me Estoninë. Në këtë kuptim ndoshta si pasojë e situatës së ngjashme pasi Estonia ka qenë pjesë e Perandorisë Ruse, Federatës Ruse dhe duket se si pasojë e kësaj janë mjaft të ndjeshëm dhe shumë aktiv kur është fjala të drejtimin dhe forcimin e procesit dhe për çështjen e Kosovës”, ka thënë Hoti.
Faktorët rëndues
Bashkëpunëtori i Qendrës për Hulumtim Shoqëror Nikolla Perishiq vlerëson se zgjedhja e Kaja Kallas për shefe të re të diplomacisë europiane është në pikpyetje të madhe për Sërbinë për faktin se vjen nga vendi që qëndrimi rreth pavarësisë së Kosovës nuk vihet në diskutim.
"Kjo është pikpyetje e madhe aq më tepër që vjen nga një shtet mjaft antirus. Jo rrallëherë kryesisht dhe pa arsye, Sërbinë e perceptojnë si shtet që është i afërt me Rusinë dhe vetëm për këtë atëherë kanë qëndrim apriori negativ ndaj gjithçkaje që Sërbia paraqet dhe interesat e ndryshme që ajo ka. Ky është akoma më faktor i rëndë në këtë moment dhe nuk duhet të pritet që ajo do të udhëheqë politikë favorizuese ndaj Sërbisë”, thekson Perishiq për Kosovo onlajn.
Kujton se në zgjedhjen e zyrtarëve europianë që merren me tema konkrete, sikurse djalogu mes Beogradit dhe Prishtinës është thelbësorë eksperienca e tyre dhe njohja në gjenezë të problemit.
“Nevojitet të kenë eksperiencë sesi do të dinin për tu përshtatur në situata të caktuara, të kenë gjenezën e konfliktit dhe gjithçka që ka ardhur në situatë të tillë. Kjo është ajo që u jep atyre përparësi dhe në fakt u jep autoritet në rastin e drejtimit të negociatave dhe propozojnë zgjidhje të caktuara. Megjithatë, ne shikojmë se në institucione të ndryshme europiane, vijnë politikanë karriere që kanë përfunduar karrierën e tyre politike në shtetet nga vijnë dhe tani me të vërtetë dëshirojnë të përmirësojnë karrierën e tyre”, bën të ditur Perishiq.
Së bashku me Kaja Kallas nga Estonia, duhet të vijë edhe shefi i ri i misionit të BE në Prishtinë, dhe Perishiq thotë se çështja është se sa i njohin këta politikanë problemet jo vetëm të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe të Ballkanit Perëndimor.
“Çështja është se sa e njohin ata, atë temë, por definitivisht politika e Bashkimit Europian ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë dhe këtë e shikojmë në bazë të dëshirës së BE për t'ia zgjatur mandatin Llajçakut i cili i udhëheq negociatat. Por nga ana tjetër, dëshirojnë të fokusohen tek shtetet baltike në përbërjen e re të institucioneve europiane për shkak të situatës në Ukrainë. Pas takimit të Bajdenit me përfaqësuesit e shteteve balltike, shikojmë se ata janë më të përfaqësuar në aleancat e ndryshme të udhëhequra nga Perëndimi”, thekson Perishiq.
Ky i fundit vlerëson se zyrtarëve të BE nga Estonia, u duhet kohë e caktuar që të njihen me kontekstin e çështjes së Kosovës.
"Me shumë gjasa që ata t’a krahasojnë atë me disa nga problemet dhe temat e tyre, por nuk janë të njohur me të gjithë kontekstin, se si është situata në Kosovë dhe ndoshta do t'u duhet të kalojnë njëfarë njohjeje me atë temë, çka mund të ngadalësojë negociatat dhe marrëveshjet për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës e Metohisë” konkludon Perishiq.
Diplomaci e butë apo e ashpër
Anëtari i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ish ambasadori Sreqko Gjukiq vlerëson për Kosovo Onlajn se zgjedhja e drejtuesve të Bashkimit Europian nga Estonia-shtet që ka njohur Kosovën, nuk do të jetë deçizive për Sërbinë pasi përfaqësuesit e BE kanë për detyrim që të përfaqësojnë politikat e Unionit dhe jo ato të shteteve të tyre dhe se shembujt e Zhozef Borellit dhe Mirosllav Llajçakut janë konfirmimi më i mirë.
“Tek opinioni ynë kjo ka lidhje dhe madje dhe në pjesën e establishmentit politik. Megjithatë, çdo përfaqësues i Bashkimit Europian apo çdo lloj organizate tjetër ndërkombëtare apo të vendit të tyre, operon në kuadër të mandatit që ka. Pra, kushdo qoftë ndërmjetësues, ai duhet të veprojë në përputhje me politikën e BE. Kemi patur Llajçakun nga Sllovakia, Borellin nga Spanja. Të dy këto vende nuk e njohin Kosovën e Metohinë por ata kanë operuar saktësisht nga pozita e BE që kërkoi normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohjen në praktikë mes Beogradit dhe Prishtinës”, thotë Gjukiq.
Sipas fjalëve të tij shumë më tepër do të vendosin karakteret e këtyre përfaqësuesve të zgjedhur të BE dhe kjo nëse do të përfaqësojnë veglat e diplomacisë së butë apo të ashpër.
Ai thekson se ish kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, konsiderohet përfaqësuese e “diplomacisë së ashpër”, por këtë do t’a praktikojë vetëm në kuadër të politikës së BE.
“Përmes kësaj ajo mund të udhëhiqet. Nuk ka ku të shkojë. Ashtu sikurse Llajçak vepronte në kuadër të politikës së Unionit Europian dhe jo në kuadër të polityikës së vendit nga vinte”, sqaron Gjukiq.
Ky diplomat thotë se Sërbia nuk ka raporte të veçanta me Estoninë ashtu sikurse dhe me vendet e tjera balltike dhe për këtë meritë ka dhe Sërbia dhe këto shtete pasi asnjë palë sikurse thekson, nuk është përpjekur të vendosë marrëdhënie më të ngushta dhe më të gjera diplomatike.
Megjithatë, edhe kjo nuk duhet të ketë rëndësi të veçantë sepse në BE ndryshojnë politikanët, por jo politika e saj e përvijuar.
“E gjithë kjo mund të shikohet përmes ndonjë prizmi tjetër, pasi ato vende balltike janë në periferi të Federatës Ruse, kanë me Rusinë përvojë negative, politikë tjetër në raport me tonën, por sërish merr Llajçakun dhe vendin e tij. Nuk është ky prioriteti. E rëndësishme është ajo çka dëshirojmë të arrijmë dhe nëse qëndrimi ynë në negociata mund të justifikojmë, që t’a mbrojmë, të këmbëngulim në politikën tonë. Njerëzit ndryshojnë pozicionet, por politika nuk ndryshon nëse njerëzit ndryshojnë, ose ndryshon vetëm në detaje” përmbyll Gjukiq.
Vështrimi prej Balltikut
Bashkëpunëtori i Qendrës për Stabilitet Shoqëror Sërgjan Barac vlerëson se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës dhe çështja e Kosovës shikohet edhe prej Balltikut por që për Sërbinë do të ishte shumë më mirë që për postin e shefes së diplomacisë europiane të mos zgjidhej kryeministrja estoneze Kaja Kallas.
“A e shikon prej Balltikut? E shikon, por nuk e shikon në mënyrën në të cilën do të donim që t’a shikonte. Mendoj se do të ishte pak më mirë që dikush tjetër të vinte në këtë pozicion. Ata e njohën Kosovën dhe ndodhen në zonën që prej këndvështrimit të tyre ndihen shumë të kërcënuar. Për këtë arsye janë shumë të bindur ndaj partnerëve perëndimorë apo atyre që diktojnë ritmin apo drejtimin dhe mendoj se ndoshta do të jetë edhe më keq për interesat e Sërbisë. Por shpesh kur shpresojmë kështu, mund të shkojmë më mirë. Ndoshta mohoj veten, ndoshta nuk do të jetë më e ashpër në krahasim me ata që e kuptojnë qëndrimin tonë”, thotë Barac për Kosovo Onlajn.
Sipas fjalëve të tij, pavarësisht se të gjithë zyrtarët e BE duhet të zbatojnë politikë të përbashkët, ata ende janë njerëz që ose vetë ose vendet e tyre kanë qëndrimet e tyre të politikës së jashtme.
Shton se Estonia njohu Kosovën dhe ka pranuar narrativën se aty janë vrarë vetëm shqiptarë ndaj do të kenë shumë më tepër mirëkuptim për ta.
"Por thelbësore në fund të ditës kursi që do të vendoset nga Brukseli dhe çfarë do të miratohet me konsensus si politikë zyrtare e Bashkimit Europian ndaj Kosovës. Për tani nuk është kurs mjaft i mirë për Sërbinë ndonëse ka pasur ndryshime të buta, mikro ndryshime, ku e kanë presionuar por dhe shumë më pak Albin Kurtin. Ishte më e dukshme përtej Atlantikut dhe mendoj se permes tij presioni ishte më domethënës” konkludon Barac.
komentet