Incidenti me Osmanin në Shkup: Skandal diplomatik apo mesazh?
Mosmarrëveshje teknike, incident diplomatik apo mesazh politik? Çështja është se nga adresa e kujt ka ardhur dhe tani për tani përmenden tre: Shkupi, Beogradi dhe Prishtina. Pakëndshmëria e përjetuar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani javën e kaluar para kthimit të saj nga Parisi shkoi shumë përtej zonës së kontrollit të pasagjerëve në aeroportin ndërkombëtar në Shkup.
Shkruan: Arsenije Vuçkoviq
“Skandal i paparë“. Të tillë e përkufizuan kryesisht në Prishtinë incidentin me presidenten Vjosa Osmani.
Por kjo ngjarje u bë temë kryesore për politikanët dhe analistët në mbarë rajonin.
Ministrja e punëve të jashtme Donika Gërvalla si pasojë e kësaj ngjarjeje i përcolli notë proteste Qeverisë së Maqedonisë së Veriut e ndërkohë nga ky vend kanë thënë se po punohet shpejt për sqarimin e gjithë rastit dhe se nëse vërtetohet, fajtorët do të përgjigjen. Që rasti i Osmanit u çua në nivel sipëror, këtë e tregoi dhe vizita e djeshme e kryeministrit Albin Kurti në Shkup dhe takimi me kolegun maqedonas Hristian Mickoski.
Pas takimit, Kurti tha se incidentin nuk e shikon si provokim nga autoritetet maqesonase. "Ministria e punëve të jashtme ka dhënë deklaratën e saj në të cilën paraqitet qëndrimi i qeverisë ndërkohë që kemi parë dhe qëndrimin e Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë. Besoj se duhet të synojmë tek e vërteta për të shëruar tensionet. Pra le të zbardhet rasti dhe me këtë po merren organet kompetente“, ka thënë Kurti.
Me tone të qeta ka qenë dhe Mickoski, të paktën në pjesën në të cilën tha se Osmani përherë është e mirëseardhur në Maqedoninë e Veriut.
Në anën tjetër ai kujtoi se dhe vetë ai i respekton procedurat.
"Çelëm dhe tema të cilat janë të rëndësishme për të dy vendet në nivelin politik, veçanërisht ngjarjen e fundit që ndodhi më 2 gusht me presidenten e Kosovës. Në bisedë me të pranishmit, u nënvizua se sipas informacioneve që kemi prej Drejtorisë së Aeroportit, duhej të respektoheshin standartet e qarta dhe procedurat ndërkombëtare kur kemi fluturime komerciale. Madje dhe unë si kryeministër, presidenti dhe të gjithë zyrtarët që kalojnë në zonën VIP, e përdorim atë si të gjithë qytetarët e tjerë të zakonshëm të cilët gjithashtu i nënshtrohen të gjitha procedurave", ka thënë Mickoski.
Dhe tek kjo të vendoset pika mbi "i".
Dhe kështu do të ishte sikur Presidenca të mos kishte shprehur keqardhjen e saj për mënyrën se si u “zgjidh incidenti” dje në Shkup, duke vlerësuar se konferenca për media vetëm sa i kontribuon edhe më shumë propagandës dhe njollosjes së Kosovës.
“Gjatë karrierës së saj politike, e veçanërisht gjatë mandatit të saj si presidente e vendit, ka kontribuar në zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve pozitive me Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, ajo në asnjë mënyrë nuk mund t’a pranojë njollosjen e Kosovës. Kjo situatë mund të kalohet lehtësisht nëse egziston vullnet politik nga Shkupi zyrtar” thuhet në komunikatën e kabinetit Osmani”, është vetëm pjesë e deklaratës gjithëpërfshirëse në të cilën thuhet se Osmani asnjëherë nuk ka kërkuar tejkalim apo shkeljen e procedurave, por respektimin e rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të mbarë botën.
Që incidenti i të enjtes së kaluar me Osmanin ka shkuar përtej pjesës VIP të aeroportit, këtë e dëshmon arrestimi i djeshëm dhe kallëzimi penal ndaj S. S., shefit të Departamentit për Siguri Personale të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, përmes postimit në profilin e Fejsbukut njofton se ai polic është pezulluar për shkak se është dërguar në aeroport nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi për të kapërcyer keqkuptimin dhe gjithçka përfundoi me probleme edhe më të mëdha pasi filloi të kërcënote të pranishmit dhe kërkoi që Osmani të shoqërohet me automjet deri tek avioni.
E ndërsa analisti nga Maqedonia e Veriut, Mersel Bilali, pretendon se incidenti nuk ishte rastësor, ish-ambasadori në Maqedoninë e Veriut Gjergj Dedaj, beson se kjo ngjarje është-humbje e diplomacisë kosovare dhe “skandal tipik diplomatik ballkanas primitiv”.
"Ky është mossukses i diplomacisë kosovare. Po hetohen disa çarje mes Osmanit, Gërvallës dhe Kurtit. Ministria e Punëve të Jashtme është ajo që e ndjek këtë dhe e mundëson këtë përmes Ambasadës së Kosovës në Maqedoni", tha Dedaj.
Analisti Albert Musliu pohon se ky incident është pasojë e përafrimit të qeverisë së re maqedonase me Sërbinë, të tjerët nuk e përjashtojnë mundësinë e konfliktit ndërshqiptar, i cili, të paktën kur bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut, ka zier më herët se zgjedhjet.
Aspekti politik
Mes tyre është dhe dekani nga Shkupi i Fakultetit të Shkencave Juridike, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë Atanas Kozarev.
Ai në bisedë për Kosovo onlan thotë se incidenti në Shkup me presidenten Vjosa Osmani ka mjaft aspekte dhe që është ai i aspektit politik shfaqet në luftën e hapur mes VLEN dhe BDI.
“Qëllimi i politikanëve tanë është të ndërtojmë marrëdhënie të mira mes dy vendeve, ne jemi fqinjë dhe në këtë kontekst mendoj se ngjarje të tilla mund të hapin vetëm disa kuti të Pandorës të cilat në këto momente nuk janë realisht të nevojshme. Aspekti politik lidhur me këtë ngjarje na tregoi në sipërfaqe se lufta e hapur mes frontit të VLEN dhe “Frontit Europian” BDI është ende e hapur”, beson Kozarev.
Ky i fundit sqaron se incidenti me Vjosa Osmanin shkaktoi problem të madh si për politikanët, ashtu dhe për diplomatët dhe ekspertët e sigurisë.
“E gjitha kjo në një mënyrë hapi dilemën nëse reagimi ishte i justifikuar dhe nëse ai reagim ka ndonjë mesazh që përcillet si në raport me politikanët tanë, me skenën tonë politike, ashtu edhe në Kosovë”, beson ky ekspert.
Duke theksuar aspektin e sigurisë, sqaron se Maqedonia e Veriut dhe siguria e Aeroportit të Shkupit po bëjnë përpjekje të mëdha për të rritur sigurinë për shkak të aktiviteteve të mundshme terroriste dhe se ato procedura vlejnë për të gjithë, përfshirë edhe pasagjerët.
“Nga ai këndvështrim, mendoj se ajo që ka ndodhur, të cilën ne si publik kemi arritur ta mësojmë, është ngjarje që nuk ka asnjë shenjë pozitive, por çel çështje të caktuara që kanë prapavijë politike. Me të vërtetë e kam prekur aspektin e sigurisë, sepse kontrolli i sigurisë i të gjithë pasagjerëve, jo vetëm në aeroportin tonë, por kudo në botë, është çështja numër një, pavarësisht se me kë kanë të bëjnë. Duhet të investojmë shumë në kualitetin e sigurisë, si në vetë aeroportin, ashtu edhe për të gjithë ata që kalojnë apo janë tranzit”, thotë Kozarev.
Ky i fundit shton se pas notës diplomatike të përcjellë, të gjithë presin që hetimi të largojë të gjitha spekulimet që vënë në pikëpyetje marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Në këtë dritë shikon edhe vizitën e djeshme të kryeministrit Albin Kurti në Shkup.
“Me vizitën, Kurti i jep shenjë qeverisë sonë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më se normale, se miqësia po thellohet”, vlerëson ky ekspert. Ky i fundit shton se incidenti vetëm sa e thelloi krizën mes partive shqiptare si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Kosovë.
“Opozita në Maqedoni dhe unë besoj në Kosovë e shfrytëzoi këtë moment për të treguar se kush është. Konflikti ka të bëjë me legjitimitetin. Sa kontribuon realisht udhëheqja aktuale e VLEN për të treguar fuqinë e saj me angazhimin dhe përfshirjen e saj në këtë rast banal, i cili mund të jetë projektuar për të marrë një lloj reagimi si ajo që po ndodh këtu në skenën politike. Përditë dëgjojmë akuza mes Frontit Europian dhe VLEN sidomos në lidhje me këtë çështje, madje edhe me çështje: kush qëndron pas sjelljes së presidentit të Kosovës, kush qëndron pas sjelljes së anëtarëve të TAV dhe policëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit për të përfituar. Ju garantoj se policia maqedonase në nivelin më të lartë kujdeset për sigurinë e qytetarëve tanë si dhe të të gjithë të huajve që arrijnë apo janë tranzit përmes aeroportit ndërkombëtar në Shkup”, konkludon Kozarev.
Mes problemeve dhe skandaleve
Nga ana tjetër bashkëpunëtori i Qendrës për politikë europiane Millosh Pavkoviq beson se problemi teknik që pati presidentja Vjosa Osmani në Shkup tembushi skandalin diplomatik mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
“Në thelb kjo është një procedurë teknike që ka rezultuar në mosmarrëveshje diplomatike dhe skandal diplomatik mes Kosovës dhe Maqedonisë” thotë Pavkoviq.
Ky i fundit shton se ajo është procedurë e parashikuar tek të gjitha aeroportet ndërkombëtare.
“Por duket se egziston, më duket mua tendenca tek Vjosa Osmani dhe në përgjithësi me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Ballkan, që thjesht nuk e konsiderojnë se duhet t'i nënshtrohen të njëjtave procedura si të gjithë pasagjerët e tjerë në aeroport. Duke menduar se ndoshta nëse përdorin daljen VIP dhe procedura të veçanta, mund të shmangin edhe kontrollin e bagazheve. Ky është rasti kur bëhet fjalë për vizitat ndërshtetërore të planifikuara më parë. Por, duke qenë se Vjosa Osmani nuk ishte për vizitë zyrtare në Shkup por po udhëtonte nga Parisi për në Prishtinë, sigurimi i aeroportit, sipas procedurave, ka dashur t'i nënshtrohet kontrolleve, të cilat ajo i refuzoi. Pra, ky është thelbi i gjithë problemit. Një problem teknik që u shndërrua në skandal dhe konflikt diplomatik" sqaroi Pavkoviq.
Duke komentuar spekulimet se bëhet fjalë për incident të provokuar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut, por dhe që ishte “influencë sërbe”, Pavkoviq thotë se nuk ka prova për asnjë nga këto pretendime.
“Ne nuk kemi prova për asnjërën nga pretendimet. Ne nuk e dimë as kush ishin zyrtarët konkretë, por duket se ata tentuan të ndiqnin procedurat zyrtare. Vetëm për këtë vështirë të hysh në interpretimin nëse ka pasur ndikim të dikujt. Gjithashtu aty janë edhe ata faktorët shqiptarë dhe ndasia politike mes partive shqiptare që mund të ketë patur ndikim”, beson ky analist.
Ky i fundit shton se asnjë incident i ngjashëm diplomatik nuk është regjistruar në rajon në të kaluarën e afërt.
“Interesant është fakti që nuk ka pasur shembuj të tillë në të kaluarën e afërt. Pra kjo nuk është diçka që ka ndodhur. Tani lind pyetja përse Vjosa Osmani u soll kështu, përse dëshironte të shmangte kontrollin dhe kështu shkaktoi skandal diplomatik. Thelbi është se kryesisht qeveritë tentojnë të mbajnë marrëdhënie të mira dhe të mos krijojnë skandale dhe probleme të tilla për njëra-tjetrën. Kjo ndodhi dhe tashmë dëmi u bë”, thekson Pavkoviq.
Konventa e Vjenës
Bashkëpunëtori i Qendrës për Stabilitet Social, Sërgjan Barac, thotë se çështja thelbësore është respektimi i Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.
Ai thekson se ky dokument nuk vlen “për shtete me pavarësi të cunguar”.
“Kur flasim për Konventën e Vjenës, flasim edhe për shtetet që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, për shtetet që njihen. Këtu po flasim për një shtet me shtetësi të cunguar dhe flasim për presidentin e një shteti të cunguar që nuk i ka të gjitha elementet e shtetësisë, prandaj edhe nuk mund të respektohen keto privilegje në kapacitet të plotë”, thekson Barac për Kosovo onlajn.
Sipas fjalëve të tij në bazë të raportimeve dhe deklaratave në aeroportin e Shkupit shkoi deri në “keqkuptim” mes Osmanit dhe zyrtarve dhe se kjo ngjarje më pas u shndërrua në incident.
“Me gjasa ka pasur keqkuptim të vogël në lidhje me rëndësinë e Vjosa Osmanit që ajo dëshiron ta ketë për vete dhe atë që ka vlerësuar zyrtari i Aeroportit të Shkupit dhe kjo me të vërtetë nuk ka patur shenjë pra kishte privilegjet diplomatike që do të thotë se janë të fshehta të dhënat e torbës, e as asaj në atë mënyrë nuk i’u kërcënua privilegji por i’u kërkua veçse të kontrollonin torbën e saj. Ajo me sa kemi parë, refuzoi dhe pati zënkë, e cila mund të jetë lloj incidenti diplomatik, sepse atëherë shkon përtej praktikës së vendosur”, beson Barac.
Osmani fajëson sigurimin për incidentin, i cili, thotë, ka reaguar jodiplomatikisht.
“Do të konkludoja se ka pasur tolerancë, ndoshta, nga zyrtarët e Vjosa Osmanit, të cilët reaguan në atë mënyrë, do të thoja, jodiplomatike dhe i vendosën në pozitë ku përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut ende duhet të mbrojnë zyrtarët dhe institucionet e tyre. Megjithatë, ata përfaqësojnë shtetin e tyre dhe tregojnë se shteti i tyre ka forcë të caktuar. Mund të nxjerrim analogji nga ngjarjet e kaluara që më pas janë zbardhur. Kryesisht kanë qenë keqkuptim, pra humbet në përkthim”, spegoi Barac.
Pyetjes nëse ky incident mund të interpretohet ndryshe, ky hulumtues nuk e përjashton mundësinë se janë çështje “të lojërave mes shqiptarësh” rreth asaj se kush është figura qëndrore në Maqedoninë e Veriut.
“Mund të jetë baza e tezës se dikush përcolli mesazhin për t’i tërhequr vëmendjen se nuk është kaq e mirëpritur. Nga ana tjetër, gjithë procesi doli jashtë kontrollit. Këto janë veçse lojërat e tyre. A është përfshirë Kurti, dikush tjetër dhe a ka dashur të përcjellë mesazh se kush është kryesori në Maqedoninë së Veriut për sa i përket faktorit shqiptar? Këtë do të doja t’a lija nëse kjo ishte lojë vetëm mes tyre, e le ta mbarojnë vetë”, konkludon Barac.
Protokollet dhe leximet e gabuara
Këtë tezë e konfirmon dhe gazetari dhe analisti nga Maqedona e Veriut Xhelal Neziri.
Në bisedë për Kosovo onlajn thekson se incidenti i javës së kaluar nuk është i vetmi që ka patur Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit dhe se problemi kryesor është tek “interpretimet e ndryshme” mes protokollit të sigurisë dhe leximit të të drejtave ndërkombëtare dhe konventave nga kabineti i Osmanit.
Neziri shpreh bindjen se gjhithçka u zgjidh në takimin mes kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës Hristijan Mickoskit dhe Albin Kurtit.
“Mendoj se në takim gjithçka u qartësua. Nuk e di nëse takimi u organizua pikërisht për këtë rast, por egzistojnë fakte dhe dokumente që mund të zbardhin rastin në kohë mjaft të shkurtër. Kurti dhe Mickoski thanë se do të presin raportin final kompetent por mendoj se në këtë takim gjërat u qartësuan. Ai incident nuk ka qenë i pari gjatë udhëtimeve të presidents përmes aeroportit të Shkupit. Ne nga jashtë mundet të gjykojmë apo vlerësojmë sesi t’i shmangim të tilla incidente dhe si t’i ndalim ato zhvillime në të ardhmen kur të bëhet fjalë për udhëtimet e zyrtarëve kosovarë përmes aeroportit të Shkupit“, ka thënë Neziri.
Sipas fjalëve të tij kjo nuk është hera e parë që Osmani ka probleme në aeroportin e Shkupit.
“Si qeveria kosovare dhe ajo maqedonase e dinë që ky incident nuk është rasti i parë. Presidentja do të ndeshet me të njëjta incidente sa herë kur udhëton me fluturime komerciale përmes aeroportit të Shkupit. Por dallimi është në atë se deri më sot rreth incidenteve nuk kanë raportuar mediat. Gabimi i skuadrës së PR të presidentes kosovare pasi ajo publikisht u ankua se u ndesh me pengesa nga ana e forcave të sigurisë së aeroportit. Egzistoi paqartësi e madhe apo konflikt mes asaj çka është në protokollin e sigurisë së aeroportit dhe leximit të të drejtave ndërkombëtare, konventave dhe urdhëresës nga ana e kabinetit të presidents së Kosovës. Dhe këtu është mbarë problemi. Si Mickoski dhe Kurti kanë dijeni për të tilla situata, analizuan të gjitha dokumentet dhe faktet dhe mendoj se se ky incident dhe ai i mëparshmi nuk do të kontribuojnë në shembjen e raporteve të mira politike dhe ekonomike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës“, ka thënë Neziri.
Prandaj, thotë ai, ky incident nuk përmban mesazhe të fshehta.
Mund të nënkuptohen, thotë ai, vetëm si rezultat i konflikteve brenda skenës politike kosovare.
“Kohët e fundit Kurti dhe Osmani nuk kanë qenë në marrëdhënie të mira, por ka pasur edhe raportime se kjo ka qenë pasojë e konflikteve të brendshme mes BDI dhe VLEN. Pra nëse ky incident përsëritet dhe del në publik ndoshta interesi nuk ka qenë dërgimi i mesazhit nga Kosova në Maqedoni dhe anasjelltas, por rezultat i konflikteve politike, pavarësisht nëse janë në Maqedoni apo Kosovë. Nuk besoj se ky është mesazh nga Prishtina zyrtare për Shkupin. Për arsye tjetër, Mickoski dhe Kurti kanë marrëdhënie stabile edhe para se Mickoski të bëhej kryeministër. Besimi mes tyre është në nivel të kënaqshëm dhe nuk besoj se ky incident është mesazh i qeverisë së Kosovës për qeverinë e Shkupit”, konkludoi Neziri.
komentet