Kë haluçinon Marrëveshja Themelore mes KOS dhe Prishtinës?

SPC, Kosovo
Burim: Kosovo Online

Kisha Ortodokse Sërbe ka hedhur poshtë ashpërsisht pretendimet se po zhvillohen negociatat për arritjen e Marrëveshjes Themelore me Prishtinën. Spin apo “fejk njuz“, fill në çështjen se janë “gënjeshtra monstruoze historike” dhe një goditje më shumë ndaj kishës sërbe aty ku I dhemb më shumë-Kosova, thonë bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn.

Shkruar nga Gjorgje Baroviq:

Media të caktuara kanë raportuar se pretendohet se po zhvillohen negociata, në të cilat marrin pjesë patriarku sërb Porfiri dhe mitropoliti Irinej i Baçkës, për arritjen e Marrëveshjes Themelore mes KOS dhe Kosovës. Ky informacion shpejt u bë viral, dhe madje u botua draft i supozuar i një dokumenti të tillë në të cilin "palët e marrveshjes konfirmojnë se KOS dhe Kosova, secila në fushën e vet të veprimit, janë të pavarura dhe të mëvetshme dhe zotohen t’a respektojnë këtë parim në marrëdhëniet e tyre".

Në përgjigje KOS pretendohet se fjala është për shpifje për llogari të "kamarilës së Kurtit".

"Ata që menduan dhe përhapën shpifje të tilla kundër Kishës, dëshirojnë që për llogari të kamarilës së Kurtit, të destabilizojnë më tej popullin sërb në Kosovë e Metohi” bëhet e ditur në deklaratën e KOS.

Arqipeshkvia rashko-prizrenase në mohimin tjetër, ka hedhur poshtë duke thënë se nuk egziston dhe as nuk është në shqyrtim ndonjë “tekst, draft apo propozim” për çështjen e statusit të KOS në Kosovë.

“Asnjë tekst, draft apo propozim që merret me çështjen e statusit të Kishës Ortodokse Sërbe si ‘palë kontraktuese’ në raport me qeverinë e Kosovës, as nuk ka egzistuar, nuk egziston në proçesin e shqyrtimit në cilindo organ të KOS, as në Asamble, as në Sinodin e Shenjtë dhe as nuk i është paraqitur ndonjëherë Shenjtërisë së Tij Patriarkut apo Arqipeshkvisë rashko-prizrenase”, bëhet e ditur nga kjo Arqipeshkvi.

Qëndrim i qartë I KOS

Ish koordinatori i Këshillit Juridik të Mitropolisë malazeze-bregdetare që mori pjesë në negociatat për Marrëveshjen Themelore mes KOS dhe Malit të Zi Arqipeshku dr Vellibor Xhomiq ka thënë për Kosovo onlajn se Kisha Ortodokse Sërbe ka mjaft marrëveshje të nënshkruara që rregullojnë aktivitetin e kishës sërbe në vendet përreth, por që ky “model” në asnjë lloj mënyre nuk është i pranueshëm me Prishtinën për qëndrimin e qartë të KOS rreth Kosovës.

"Përsa i përket degëve, e dinë se kjo në përgjithësi nuk është temë tek KOS. Asnjëlloj negociatash për Marrëveshjen Themelore të supozuar nuk po ndërmerren, as ai model nuk mund të jetë i tillë që le të themi që u aplikua në Mal të Zi, në të cilin mora vetë personalisht pjesë, por edhe në Kroaci, Slloveni, B&H apo Hungari. KOS ka mjaft Marrëveshje Themelore me shtetet dhe e dini se cili është qëndrimi i KOS për Kosovën e Metohinë. Dhe kushdo që di diçka për kishën, qëndrimin e vet për K&M, di se kjo blasfemi është hedhur poshtë për të alarmuar popullin tonë në K&M, ata heronj të mrekullueshëm që qëndrojnë aty poshtë dhe këmbëngulin në besimin e tyre", thekson Xhomiq.

Pretendon se fjala është për “gënjeshtër monstruoze historike” orjentuar kundër patrikut, Sinodit dhe Asamblesë së KOS, por dhe popullit sërb në Kosovë.

“Mbarë ky konstruksion, kjo gënjeshtër monstruoze e historike për Marrëveshjen Themelore të supozuar mes KOS dhe të ashtuquajturës Republika e Kosovës është në funksion të luftës kundër Kishës Ortodokse Sërbe, vështirëson pozitën e sërbëve në Kosove e Metohi të klerit dhe institucioneve të KOS në K&M“, thotë Xhomiq duke bërë thirrje se "nëse nuk mund t'i ndihmojnë sërbët dhe KOS në Kosovë, të mos hakmerren".

Xhomiq thotë se problemet kryesore të sërbëve në Kosovë janë "çështja e qëndrimit dhe mbijetesës".

"Për çfarë mund të flasim nëse sërbja jonë nga Gjakova nuk mund të lëvizë lirisht. E drejta për jetë, egzistencë, arsim, punë. Këto janë çështjet kryesore në këtë moment. Sigurisht, KOS egziston prej shekujsh në Kosovë e Metohi, me shtet-pa shtet, nën kushte pushtimi dikur dhe sot. Ajo qëndron dhe është e themeluar në besimin e gjallë tek Zoti Jezu Krisht i ringjallur, në Ungjill, në traditën tonë gjithëpërfshirëse", theksoi Xhomiq.

Çështje logjike

Njohësi i mirë i (jo) shanseve kosovare gazetari dhe shkrimtari nga Graçanica Zhivojin Rakoçeviq thotë në bisedë për Kosovo onlajn se “në terren“ nuk egzistojnë madje as “sinjale” për negociata të supozuara mes KOS dhe Prishtinës për Marrëveshjen Themelore. Thekson se “nuk mundesh të bisedosh për të drejtat kur ato u janë marrë”.

“Sa është e njohur këtu në terren, nuk egziston as treguesi më i vogël se këto negociata apo 'sinjale', aktivitete diplomatike po zhvillohen në atë fushë se është e mundur të diskutohen disa kontrata, dokumente, letra... Nga ana tjetër, pyetja kryesore është çështje logjike. Çfarë duhet të bëjë ajo dhe çfarë duhet të bëjë KOS. Kjo është pyetja e parë me të cilën si KOS dhe populli sërb në Kosovë e Metohi përballen", thekson Rakoçeviq.

Kujton se Kosova është pika qëndrore për KOS sipas të cilës është “absolutisht e pamundur” të mendohet për Marrëveshjen Themelore me Prishtinën.

Kur themi KOS, nënkuptojmë një mijë vite vazhdimësi dhe jetë, prani e pandërprerë, ku Kosova e Metohia janë pika qendrore. Këto nuk janë numra të vdekur, por përvojë e gjallë prej së cilës KOS nuk doli si humbëse. Ndaj është absolutisht e pamundur të mendohet për ndonjë Marrëveshjeje Themelore", theksoi Rakoçeviq.

Kujton se në bazë të planit të Ahtisaarit, i cili më vonë u shndërrua në Kushtetutën e Kosovës, Kishës Ortodokse Sërbe i’u mundësuan disa "të drejta të zgjeruara", por problemi thelbësor është se ato nuk zbatohen në masën më të madhe dhe se i njëjti model vlen edhe për të drejtat e sërbëve në Kosovë.

"Nuk mund të bisedohet për të drejtat kur të gjitha të drejtat tuaja janë marrë apo u kërcënohen në mënyra të ndryshme. Çfarë lloj bisede do të ishte nëse ndonjë paramizë do të adhurohej mbi eshtrat e Virgjëreshës së Hostankës apo të shembej eremita e Shënjt Pjetrit Korishkit pranë Prizrenit apo të vihej në diskutim egzistenca jote. Nga këto anë është mjaft e pakuptimtë të flasësh madje edhe për plane dhe ide, por njohuria është e tillë faktikisgt nuk egziston", theksoi Rakoçeviq.

Sqaron se KOS dhe sërbët në Kosovë përballen me "tri nivele problemesh të vazhdueshme".

"E para është zhdukja e shtetit të Sërbisë në çdo formë të mundshme si qëllim i Prishtines. Niveli i dytë është niveli i sulmit ndaj KOS i cili është aq i gjerë në thellësi saqë varion nga eremita e Shën Pjetrit Korishkit diku në kodrat e malit të Sharrit, deri tek rrezikimi i të drejtave pronësore të manastireve më të mëdha dhe pamundësia e mbërritjes së patriarkut në K&M", thotë Rakoçeviq.

Si “nivel të tretë” të rrezikut të komunitetit sërb në Kosovë, thekson “njerëzit e pafajshëm në burgje".

"Ky nivel i tretë është veçanërisht i rrezikshëm sepse në fakt minon në thelb vetë jetën në K&M. Dhe ajo jetë i thotë vetes: 'A po më vjen radha?. 'Nëse dimë që dikush nga mjedisi ynë i ngushtë është i pafajshëm, tre vjet burg, atëherë themi: "O Zot, a po më vjen radha? Çfarë do të bëhet me mua?". Vjen në situatën kur keni këto tre të reja, të gjitha ato thashetheme, parathënje, informacione që udhëtojnë nga anë të ndryshme, në fakt godasin më të dobëtit dhe ndikojnë më rëndë në pasiguritë e tyre” thekson Rakoçeviq.

Thotë se sërbët nga Kosova për këtë kanë zhvilluar “një lloj rezistence”.

“Në zonat e getove ku jetojnë sërbët në K&M është zhvilluar një lloj rezistence që thjesht thotë: ‘Është koha e tyre dhe unë nuk duhet të dëgjoj gjithçka që vjen nga të gjitha anët. Dhe do të arrij disi të selektoj informacionin që më kërcënon dhe që në një moment mendon nëse mbijetesa jonë është e mundur”, sqaron Rakoçeviq.

Goditje ndaj unitetit të kishës

Për profesorin e Fakultetit Filozofskog në Beograd dhe sociologun Vladimir Vulletiq thotë se pretendimet për përgatitje për firmosjen e Marrëveshjes së Themelit mes KOS dhe qeverisë në Prishtinë, supozoj se është tentativë për prishjen e unitetit të kishës sërbe dhe raportin e saj ndaj Kosovës.

Thotë se Marrëveshja Themelore në thelb nuk është çështje kishtare, por politike.

"Kur shikoni se kush është caktuar si negociatori i supozuar i KOS, atëherë do të shikoni se ky vazhdim, do t’a quaja, luftë speciale jo vetëm ndaj patriarkut, por edhe ndaj unitetit të kishës. Në çdo mënyrë, tentohet që dhe tek kleri, veçanërisht mes popullit besimtar të krijohet përshtypja se kisha është e ndarë, e përçarë, se punon kundër interesave të sërbëve dhe Sërbisë. Dhe kjo është vetëm një nga mënyrat që kjo luftë speciale të vijojë", tha Vulletiq për Kosovo Onlajn.

Kujton se KOS me kujdes të veçantë merr përsipër gjithçka që ndodh në Kosovë.

"Kjo është në çdo kuptim, si historik ashtu edhe në aktualitetin politik, diçka për të cilën KOS është veçanërisht e interesuar. Nuk është e vështirë, kur ke situatë të tillë të tentosh të destabilizosh kishën pikërisht që për të është çështja më e rëndësishme", preçizoi Vulletiq.

Duke komentuar mundësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore mes KOS dhe Prishtinës dhe çfarë do të duhej të përmbushej para se kjo të ndodhte, Vulletiq beson se kjo lloj marrëveshjeje "nuk ka shumë lidhje me kishën".

"Kisha ka qëllimet e veta, politikën e vet që është e pavarur. Kanë ndryshuar shumë pushtete, kanë egzistuar mjaft korniza shtetërore dhe kisha përherë ka pasur qëndrimin e vet dhe raportin dhe ndaj Kosovës e Metohisë dhe ndaj mënyrës së organizimit. Ndaj, kjo në thelb nuk është çështje kishtare" thekson Vulletiq.

Ky i fundit spegoi se vetëm pas "sqarimit politik" apo marrëveshje mund të hyjë, sikurse tha, në një lloj bisede dhe negociate se si do të zgjidhen çështje të caktuara problematike.

"Në thelb, kisha nuk ka autoritet dhe prej këndej është çudi që dikush në këtë lloj spinon dhe tenton të godasë kishën se ajo paragjykon diçka politikisht. Kjo në vetvete është e pakuptimtë", beson Vulletiq.

Thekson se më e rëndësishmja është ruajtja e statusit të KOS në Kosovë.

“Më e rëndësishmja është ruajtja e statusit të KOS dhe vetëm për këtë që të ruhen ato çka janë monumentet tona kulturore. Sepse ajo që shikojmë dhe mendoj se këto tentativa do të jenë të pakuptimta, e çojnë në pikëpyetje KOS dhe lindjen e ndonjë kishe ortodokse 'alternative'. Por që tentativa të tilla ka patur dhe në vende të tjera ku kanë qenë ndoshta dhe më të dukshme, por që pa sukses”, beson ky analist.

Shton se për kishën është më e rëndësishme që kleri dhe populli besimtar të jenë të sigurtë.

“Të rrojnë në përputhje me ato çka janë të drejta universale të njeriut dhe ajo që lidhet me fenë”, ka thënë Vulletiq.

Sulmet ndaj KOS të çojnë në lidhjen dhe me zhvillimet në Sërbi.

“Problemi për shumë që tani mendojnë rreth asaj se çka ndodh këtu, është qëndrimi i KOS që insiston tek uniteti. Për shumë këtu dhe këtë e shikojmë, përçarja do të ishte në interesin e tyre. KOS është në shënjestër jo sepse mbështet njërën ose tjetrën parti politike, por sepse insiston tek uniteti” ka thënë Vulletiq.

Modeli i Vatikanit apo i Malit të Shenjtë

Historiani Aleksandar Guxhiq nuk ka dilema që për të gjithë pozitën e rënduar nevojiten të sigurohen garanci për funksionimin normal të KOS në Kosovë dhe kjo sipas vështrimit të Vatikanit apo Malit të Shenjtë.

"Nuk është fjala për ndonjë dokument sikurse është Marrëveshja Themelore, por për ruajtjen e mbijetesës së thjeshtë sesi Kishës Serbe ashtu edhe të popullit në Kosovë dhe Metohi", thekson Gudžić për Kosovo Onlajn.

Shton se rol kyç mund të luajë me bashkësinë ndërkombëtare.

"Nuk finalizohet çdo marrëveshje me autoritetet në Prishtina ndaj se ato janë kampione në mosrespektimin e ligjeve dhe Kushtetutës së tyre. Këtu nevojitet ndihmë ndërkombëtare dhe kjo jo vetëm nga dnga vendet e demokracive perëndimore që i shohin me sy të mirë lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, por edhe nga ato shtete që nuk e shokojnë me sy të mirë pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës", thotë Guxhiq.

Sipas fjalëve të tij, për KOS duhet të sigurohet zgjidhje e përhershme që ka rezultuar e suksesshme në botë.

"Këto janë shembuj të Vatikanit apo të Malit të Shenjtë që kanë dhënë rezultate", pohon Guxhiq.