Xhomiq: Gënjeshtra për negociatat mes KOS dhe Prishtinës janë përqëndruar ndaj kishës dhe sërbëve në Kosovë

Velibor Džomić
Burim: Kosovo Online

Ish koordinatori i Këshillit Juridik të Mitropolisë malazeze-bregdetare që mori pjesë në negociatat për Marrëveshjen Themelore mes KOS dhe Malit të Zi Arqipeshku dr Vellibor Xhomiq ka thënë për Kosovo onlajn se Kisha Ortodokse Sërbe ka mjaft marrëveshje të nënshkruara që rregullojnë aktivitetin e kishës sërbe në vendet përreth, por që ky “model” në asnjë lloj mënyre nuk është i pranueshëm me Prishtinën për qëndrimin e qartë të KOS rreth Kosovës.

“Mbarë ky konstruksion, kjo gënjeshtër monstruoze e historike për Marrëveshjen Themelore të supozuar mes KOS dhe të ashtuquajturës Republika e Kosovës është në funksion të luftës kundër Kishës Ortodokse Sërbe, vështirëson pozitën e sërbëve në Kosove e Metohi të klerit dhe institucioneve të KOS në K&M“, ka thënë Xhomiq.

Pretendimet për negociatat e supozuara për të arritjen e Marrëveshjes Themelore për të janë “shpërqendrim i vëmendjes nga çështjet e tjera" por edhe në funksion të luftës ndaj Patriarkut sërb Porfiri, Asamblesë dhe Sinodit të KOS.

"Përsa i përket degëve, e dinë se kjo në përgjithësi nuk është temë tek KOS. Asnjëlloj negociatash për Marrëveshjen Themelore të supozuar nuk po ndërmerren, as ai model nuk mund të jetë i tillë që le të themi që u aplikua në Mal të Zi, në të cilin mora vetë personalisht pjesë, por edhe në Kroaci, Slloveni, B&H apo Hungari. KOS ka mjaft Marrëveshje Themelore me shtetet dhe e dini se cili është qëndrimi i KOS për Kosovën e Metohinë. Dhe kushdo që di diçka për kishën, qëndrimin e vet për K&M, di se kjo blasfemi është hedhur poshtë për të alarmuar popullin tonë në K&M, ata heronj të mrekullueshëm që qëndrojnë aty poshtë dhe këmbëngulin në besimin e tyre", tha Xhomiq.

Ky i fundit u bëri thirrje të gjithëve të mos përhapin lajme false për KOS dhe tha se "nëse nuk mund t'i ndihmojnë sërbët dhe KOS në Kosovë, të mos hakmerren".

Xhomiq thotë se problemet kryesore të sërbëve në Kosovë janë "çështja e qëndrimit dhe mbijetesës".

"Për çfarë mund të flasim nëse sërbja jonë nga Gjakova nuk mund të lëvizë lirisht. E drejta për jetë, egzistencë, arsim, punë. Këto janë çështjet kryesore në këtë moment. Sigurisht, KOS egziston prej shekujsh në Kosovë e Metohi, me shtet-pa shtet, nën kushte pushtimi dikur dhe sot. Ajo qëndron dhe është e themeluar në besimin e gjallë tek Zoti Jezu Krisht i ringjallur, në Ungjill, në traditën tonë gjithëpërfshirëse", theksoi Xhomiq.

Shton se këto janë të rëndësishme, por jo elementët më të rëndësishëm për KOS sepse ajo "qëndron".

Kujton se të rëndësisë së barabartë janë dhe kleri dhe monasticizmi, kishat dhe manastiret, por edhe koret dhe këshillat kishtare.

Si shembull janë shërbesat fetare në Kaçanik-e para herë qysh prej vitit 1999, por dhe fakti që populli besimtar më herët ka marrë pjesë në pastrimin e portës e cila ishte lënë pas dore plotësisht.

"Në vend që të jetë lajm, ata lëshojnë lajme false dhe gjithçka me synim që të mohohet Asambleja, Sinodi dhe Patriarku sërb. Dhe kjo është e qartë. Fatkeqësisht, këta njerëz nuk dinë për Zotin, as për shpirtin, por për dredhinë. Ndaj kësaj janë përgjigjur dhe disa parti politike dhe disa shoqata qytetare. Besoni tek Zoti dhe kishën tuaj, e cila ishte, është dhe mbetet në Kosovë e Metohi", ka thënë Arqipeshkvi Vellibor Xhomiq.