Kodi civil deri në fund të vitit-kusht për Planin e Rritjes, halë në sy e politikanëve kosovarë

Građanski zakonik ilustracija
Burim: Ilustracija

Kodi Civil i Kosovës, miratimi i të cilit pritet deri në fund të vitit, është një nga kërkesat e Unionit Europian dhe kusht për progresin e Prishtinës në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kthimi në procedurën legjislative, çeli çështjen e ndasive të thella shoqërore e politike në Kosovë. Ndërsa organizatat joqeveritare insistojnë për debat publik kualitativ, kundërshtarët i bashkohen komuniteteve fetare dhe përfaqësues individualë të Lëvizjes Vetëvendosja. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn tregojnë se dispozita më e diskutueshme është ajo që lidhet me njohjen ligjore të komuniteteve të të njëjtit seks, por paralajmërojnë dhe rëndësinë e kodit për komunitetin sërb, sidomos në fushat e pronës dhe trashëgimisë.

 

Shkruar nga: Katarina Saiçiq

Sipas planit legjislativ, miratimi i draftit të këtij ligji është planifikuar për 15 nëntorin, pas së cilës do t'i përcillet parlamentit. Organizatat joqeveritare kërkojnë më shumë kohë për diskutim publik, por "ora po troket".

Puna për Kodin Civil nisi në vitin 2014. Ministria e Drejtësisë së Kosovës nisi procesin e hartimit të Kodit Civil, nën mbështetjen e Unionit Europian. Qëllimi ishte unifikimi dhe harmonizimi i ligjeve të ndryshme që rregullojnë raportet obliguese, të drejtat pronësore, marrëdhëniet familjare dhe trashëgiminë.

Në fund të dhjetorit 2016, u formua grupi i punës, ndërsa projektligji u prezantua më 7 korrik të vitit 2020.

Megjithatë, drejtuesit e katër bashkësive fetare në Kosovë-Bashkësia Islame, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse Sërbe dhe Bashkësia Hebraike-njoftuan kundërshtimin e tyre të përbashkët ndaj dispozitës kontraverse të projektligjit që lidhet me regjistrimin e komuniteteve të të njëjtit seks.

Pasi Kuvendi i Kosovës më 16 mars 2022 nuk arriti të miratonte ligjin në leximin e parë, pasi 17 deputetë të Vetëvendosjes ishin kundër tij ose abstenuan, kritikat vazhduan.

Në momentin kur BE njoftoi se miratimi i Kodit Civil është një nga kushtet që Kosova duhet të përmbushë për përfitimin e fondeve në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, roli u bë më i lart. Ish-ambasadori i Unionit Europian në Kosovë, Aivo Orav tha se Prishtina duhet që sa më parë të miratojë atë ligj. Njëkohësisht, i njëjti legjislacion është i rëndësishëm për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Ndonëse Ministria e Drejtësisë në maj të 2024 ndryshoi pjesën që lidhet me komunitetet e të njëjtit seks, fati i kodit është ende i pasigurt. Ekspertët bëjnë të ditur se Kosova duhet t’a miratojë atë ligj për shkak të raporteve me Brukselin ndërkohë që dëgjohen dhe qëndrime se në atë mënyrë dhe të drejtat e komunitetit sërb në Kosovë, mund të mbrohen më mirë.

Sikurse vlerësojnë, kryeministri kosovar do të tentojë t’a "tërheqë" në nisje të mandatit të ri, që të shmangë pasojat e mundshme negative.

Kodi Civil mes obligimeve europiane dhe rezistencës së brendshme

Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë, Millan Antonijeviq, tha për Kosovo Onlajn se në Kodin Civil egziston pjesë që ka lidhje me komunitetet e të njëjtit seks, por është në hije

të çështjeve që lidhen me pronën, trashëgiminë, barazinë e grave, të drejtat e tyre e çështje të tjera.

"Këto janë të gjitha çështje që duhet të jenë në tryezë. Çështja e pronës, të themi, i intereson komunitetit sërb. Trashëgimia është gjithashtu një nga çështjet që lidhet me komunitetet e të njëjtit seks, por dhe me shumë çështje të tjera ndaj është mirë që nga Sërbia t’a ndjekim këtë diskutim. Ajo do të lidhet me komunitetin sërb. Nëse Kodi Civil miratohet, do të ketë pasoja për komunitetin sërb dhe komunitetet e tjera minoritare në Kosovë e Metohi", beson Antonijeviq.

Ky i fundit shton se është mirë të apelohet që të drejtat të jenë të vendosura sa më themelisht dhe të jenë të garantuara, por që është po aq e domosdoshme të ndiqen reagimet e Këshillit të Europës për këtë temë.

"E mira është që të ndiqen reagimet e Këshillit të Europës. Këto janë standardet më të larta përsa i përket të drejtave civile që duhet të shkruhen në të gjitha dokumentet e miratuara në vendet që janë anëtare të Këshillit të Europës, sikurse Sërbia, ose në ato që dëshirojnë të ndjekin këto standarde, sikurse në këto momente është Kosova e Metohia", thotë Antonijeviq.

Meqenëse ka zëra kritikë për Kodin Civil, që mund të dëgjohen nga Vetëvendosja, por dhe nga komunitetet fetare në Kosovë, Antonijeviq spegon se arsyeja është për atë që ligji merret me çështje të ndjeshme.

Ndasitë politike dhe çështjet e ndjeshme shoqërore

"Shoqëria duhet të përgatitet për mbrojtjen e të drejtave civile, por edhe për avancimin e të drejtave. Në këtë moment, kemi edhe gjyqet e liderëve të UÇK dhe nuk ka shumë hapësirë në publikun kosovar për çeljen e disa temave që janë më afër qytetarëve. Ende merren me çështje të mëdha kombëtare dhe çështjet e barazisë dhe të drejtave të njeriut, mbeten në hije. Ndaj besoj se egziston ndasi tek Vetëvendosja dhe mungesë guximi për disa levizje vendimtare” ka vënë në dukje komisioneri.

Politologu Ognjen Gogiq thotë për Kosovo onlajn se Kodi Civil në Kosovë do të rregullonte një sërë çështjesh në fushën e të drejtave të njeriut, përfshirë dhe regjistrimin e komuniteteve të të njëjtit seks, me qëllim harmonizimin e legjislacionit të saj me standartet europiane.

Gogiq për Kosovo Onlajn spegon se fjala është për iniciativë të gjerë legjislative.

"Ideja është që Kosova të ketë ligj civil që do të rregullonte një sërë çështjesh në fushën e të drejtave të njeriut dhe që do të konsolidohej në një akt ligjor. Ai do të përfshinte çështjet e pronës, marrëdhënieve obliguese, raporteve familjare dhe trashëgimisë. Një sërë temash përmbahen në atë dokument, por publiku është më shumë i interesuar ndoshta për atë më kontroversin dhe që janë raportet mes komuniteteve të të njëjtit seks, pra regjistrimi i tyre", tha Gogiq.

Ky i fundit shton se fjala është për ligjin dhe iniciativën që Unioni Europian e ka mbështetur prej kohësh.

"Mjaft kohë u investua dhe me konsultime për hartimin e atij teksti, sepse ai dokument mund të zgjidhë mospërputhjet reciproke që egzistojnë në ligje të caktuara. Kjo ide u konceptua shumë më herët dhe u shqyrtua, por u ndesh me rezistencë publike pikërisht për shkak të temës së komuniteteve të të njëjtit seks. Ndaj u tërhoq, iniciativa u pezullua, por tani kjo kthehet në tryezë", tha ai.

Regjistrimi i komuniteteve të të njëjtit seks si dispozita më e diskutueshme

Kur është fjala për komunitetet e të njëjtit seks, Gogiq vëren se ky ligj parashikon mundësinë e regjistrimit civil të çifteve, asgjë më shumë se kaq. 

"Ai nuk e barazon komunitetet e të njëjtit seks me martesën, që ende definohet si raport mes mashkullit dhe femrës. Megjithatë, kjo është problematike për disa qarqe konservatore në Kosovë. Idenë e bojkotuan dhe pjestarët e komuniteteve fetare, sepse këtë e konsiderojnë të papranueshme", bën të ditur Gogiq. 

Megjithatë, bën të ditur, se një nga arsyet e miratimit të këtij ligji është se Kosova dëshiron të harmonizojë legjislacionin e saj me standardet europiane. 

"Kjo është shndërruar në arritje europiane dhe përgjithësisht do të ketë përparësi. Kështu që me gjasa do të tentojnë që t’a bisedojnë këtë temë dhe këtë në fillim të mandatit të qeverisë së re. Përherë disa nga çështjet më të jo popullore zgjidhen në nisje të mandatit, kështu që tani dhe qeveria aktuale e Albin Kurtit mund të përballojë njëfarë rezistence në publik, por qëllimi është që ai kod të kalojë dhe hyjë në rendin ligjor, ndoshta edhe para fundit të vitit. Kur të vijë koha për zgjedhje të reja, kjo nuk do të jetë më temë. Është e mundur që t’a miratojnë atë kod tani në këtë formë nën mbështetjen e Unionit Europian. Kjo është e lidhur me detyrimet që ka Kosova në procesin e anëtarësimit dhe në një farë mënyre i bën përshtypje Europës me ato dispozita", konkludon Gogiq. 

Miliona euro në lojë për mospërmbushjen e detyrimeve

Gjithësesi ky ligj mund të ketë pasoja serioze në Kosovë. Presidenti i Aleancës së Biznesit të Kosovës, Agim Shahini, sqaron për Kosovo Onlajn se përse Kodi Civil është një nga ato ligje që duhet të miratohen që Prishtina të marrë fonde nga BE në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

"Unioni Europian u shpërndau të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor disa qindra milionë euro ndihmë në kuadër të Planit të Rritjes. Kosova ka rreth 882 milionë në dispozicion. Deri më tani kemi marrë diçka më pak se 60 milionë, por vetëm tani jemi në situatë ku deri për Vitin e Ri, do të humbasim edhe 135 milionë sepse, për të marrë këto fonde, duhet të përmbushim disa kritere dhe një prej tyre është miratimi i Kodit Civil", tha Shahini.

Ai kujtoi se Kosova së fundmi humbi 45 milionë euro nga Plani i Rritjes sepse duhej të përmbushte 13 kritere, por përmbushi vetëm shtatë. 

"Nga e gjithë paketa e destinuar për Kosovën, gjithsej 882 milionë euro, deri më tani kemi marrë vetëm 7%. Kemi ende 111 kritere për të përmbushur. Nëse Qeveria punon me këtë ritëm, do t'i humbasim të gjitha ato fonde. Me shumë gjasa ato para do t'u shpërndahen vendeve të tjera që do t'i përmbushin kriteret", bën të ditur Shahini. 

Megjithatë, vlerëson se situata nuk është e lehtë sepse ai Kod Civil është mjaft i diskutueshëm për shoqërinë, pasi, sipas Shahinit, është mjaft i përparuar për mentalitetin e vendeve ballkanike. 

"Dhe vijon të jetë diçka e re dhe inovative për vendet ballkanike, me të cilën qytetarët nuk janë mësuar. Megjithatë, ligje të tilla janë miratuar në disa vende të Bashkimit Europian. Diçka patjetër duhet të ndryshohet, por gradualisht. Ende nuk e dimë se çfarë saktësisht do të ndodhë me atë ligj", konkludon Shahini.