Delegacioni i Listës Sërbe bisedoi me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA në Prishtinë
Delegacioni i Listës Sërbe kryesuar nga kryetari Zllatan Ellek, është takuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me të ngarkuarën me punë Ana Pratipati. Në takim është biseduar për situatën politike në Kosovë, pozitën e popullit sërb dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti sërb.
Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe, gjatë takimit është biseduar rreth situatës politike në Kosovë, pozitën e popullit sërb, sfidat me të cilat komuniteti sërb ndeshet, si dhe mundësitë për përmirësimin e gjendjes së tyre, ruajtjes së të drejtave bazike dhe krijimin e kushteve të mira për jetesë.
Përfaqësuesit e Listës Sërbe vurën në dukje rëndësinë e zgjidhjes së problemeve me të cilat ndeshet populli sërb, si dhe në nevojën për angazhim të vazhdueshëm të komunitetit ndërkombëtar me synim ruajtjen e qetësisë, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.
Në takim u theksua rëndësia e vijimit të dialogut dhe komunikimit për të gjitha çështjet me rëndësi thelbësore për popullin sërb në Kosovë, nën theksin e veçantë në gjetjen e zgjidhjeve konkrete që do të kontribuonin në përmirësimin e jetës së tyre të përditshme.
“Lista Sërbe në përputhje me programin e vet dhe mandatin që mori prej qytetarëve, mbetet e përkushtuar në ruajtjen e të drejtave dhe interesave të popullit sërb, ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit dhe krijimin e kushteve për jetë dinjitoze dhe të sigurtë të sërbëve në Kosovë e Metohi” bëhet e ditur në njoftim.
0 komentet