Kush kujdeset më shumë për stabilitet të Ballkanit Perëndimor-BE apo SHBA?
Kriza aktuale në veri të Kosovës dhe aksesi dukshëm i ndryshuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve më me ndikim të Europës në tentativë për të ulur tensionet, veçanërisht kur bëhet fjalë rreth ndikimit në vendimet e marra nga qeveria e Albin Kurtit, imponohet pyetja llogjike-për cilin është më i rëndësishëm stabiliteti i Ballkanit Perëndimor-për Uashingtonin, Berlinin apo për Londrën.
Për bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn të cilët kanë patur rastin të njihen me situatën në rajon dhe politikën e BE dhe SHBA, nuk ka asnjë dilemë se të dy kanë interes që Ballkani të jetë i qetë, e gjithashtu rrëfejnë se egzistojnë mbivendosje në strategji e taktikë.
Gazetari Dragan Biseniq thotë për Kosova Onlajn se BE dhe SHBA kanë qëndrime dhe ambicie të ndryshme ndaj Ballkanit Perëndimor. Biseniq thekson se Brukseli nominalisht dëshiron që Ballkani Perëndimor të anëtarësohet në Union, ndërsa për SHBA, rëndësi të veçantë merr pikërisht për faktin se BE po e vonon prej kohësh përfshirjen e rajonit në anëtarësim.
“BE në shembullin e iniciativës Ballkani i Hapur, ka treguar se edhe ajo dëshiron të ketë të ashtuquajturën Doktrinën e saj Monro, të cilën e ka SHBA, e kjo është se nuk dëshirojnë të përfshihen fuqi të tjera në eterin e tyre. Dhe reaguan shumë armiqësisht ndaj kësaj iniciative e mbështetur prej SHBA. Tani jemi edhe dëshmitarë se po udhëheqin diskutime se cila do të jetë e ardhmja e Ballkanit të Hapur, duke pasur parasysh se disa vende që janë shtylla kurrizore e këtij koncepti, po marrin kthesën qartësisht drejt procesit të Berlinit, pra procesit të BE” thotë Biseniq.
Ky i fundit thotë se Ballkani i Hapur lindi sepse BE në vitin 2018 praktikisht “ngriu” procesin e Berlinit.
"BE beson për shkak se mbështetja e projekteve financiare në shtetet e Ballkanit Perëndimor, duhet të ketë edhe disa të drejta të veçanta. Ose shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë konsideratë të veçantë ndaj BE. Megjithatë, SHBA kanë lloj tjetër pretendimi. Ligji për Prosperitet dhe Demokraci në Ballkanin Perëndimor, i cili tani është duke u përgatitur, ata dëshirojnë të definojnë politikën e tyre, të krijojnë hapësirë dhe mbështetje për veprimin e tyre, ku theksojnë dy gjëra. E para është që SHBA duhet të ketë rol drejtues në rajon, dhe e dyta padyshim që çon në rrugën që SHBA dhe BE të shfaqen konkurrente në raport me Ballkanin Perëndimor. Ky ligj parashikon, ndër të tjera, ndihmë për qeveritë e rajonit. organizatat joqeveritare dhe mediat për të luftuar, siç theksojnë ata, ndaj ndikimit rus dhe kinez në këto vende dhe për të tërhequr rajonin drejt perëndimit” thotë Biseniq dhe e përmbyll duke thënë se nuk duhet të dyshohet ku çdo nga këto subjekte të rinj dëshiron që Ballkani Perëndimor të rregullohet në përputhje me interesat e tyre.
Shkrimtari dhe gazetari Muharrem Bazdul mendon se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm për Bashkimin Europian, sesa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës megjithëse situata ndonjëherë të duket se është e kundërta.
“Çështja në fakt është në kufijtë e masave banale. Imagjinoni sikur jetoni në një godinë me 34 banesa të themi dhe në 30 prej tyre të jetojnë familje të pasura dhe të respektuara, ndërsa në apartamentet e mbetura disa gjysmëkriminelë, të papunë, varfanjakë apo të kësaj bote. E tani, a është më e rëndësishme për qiramarrësit e kësaj godine që fqinjët e tyre të jenë të civilizuar, apo është më e rëndësishme për qiramarrësit e një godine tjetër në të njëjtin qytet, por në një lagje krejtësisht tjetër?” tregon Bazdul.
Ky i fundit shton se shumë herë është thënë se Ballkani Perëndimor është “bark i butë” i Europës dhe “gropa e zezë” mes Kroacisë dhe Greqisë pra Bullgarisë.
“Ta zëmë se ulesh në Amsterdam në autoveturë me qëllim që të shkosh në Greqi e deri në Batrovac, askujt mos t’i tregosh pasaportën. Më pas duhet t’a tregosh si në kufirin sërbo-maqedonas dhe në kufirin greko-maqedonas dhe të shkosh deri në Athinë. Pa integrimin e Ballkanit Perëndimor në hapësirën Shengen, ju nuk keni Europën e vërtetë të bashkuar” thotë Bazdul.
Ky i fundit vazhdon se gjithçka ende është mirë, ndërsa problemi i vetëm është kontrolli kufitar. Por nëse destabiliteti mbetet problem sigurie, atëherë, thotë ai, kemi mundësinë e ndalimit të lirisë elementare të lëvizjes. Bazdul thekson se destabilizimi i Ballkanit Perëndimor sipas definimit, është problem i Bashkimit Europian.
“Me SHBA është pak më ndryshe. SHBA përgjigjet se kanë poligon për destabilitet dhe atyre u përshtatet që BE të jetë përjetësisht “punë në progres”. Siç tha Bzhezhinski, Europa e papërfunduar për SHBA është ideale, pasi as Brukseli nuk është konkurrent i vërtetë, as Berlini dhe Parisi. Një BE e vërtetë do të ishte konkurrente e ashpër për Amerikën dhe zhdukja e BE, do të nënkuptonte që Parisi, Berlini, Roma dhe Madridi të bëheshin lojtarë të lirë me tendencë për të kundërshtuar Uashingtonin. Kjo BE “as gocë e as vajzë” për Amerikën është zgjidhje optimale. Dhe pikërisht destabiliteti i Ballkanit Perëndimor është kjo 'këmbë amerikane në derë' thotë Bazdul.
Për të si Dejtoni dhe Kumanova, kanë të përbashkët se në to, është ngulitur destabiliteti sistemik dhe gjenerimi i vazhdueshëm i krizave të reja.
"Amerikanët janë më të shkathët në 'trajtimin' e këtyre krizave sesa europianët, kështu që mund të duket se kujdesen më shumë për stabilitetin. E në fakt, këto kriza janë ato që i duhen Amerikës dhe që e bëjnë atë faktor të domosdoshëm ndikimi në Ballkanin Perëndimor dhe tek Europa në tërësi” beson ai.
Docenti në Fakultetin e Shkencave Politike Stefan Surlliq, thotë se BE dhe SHBA dëshirojnë stabilitet në rajon se janë të përkushtuar ndaj saj, por kanë perceptime krejtësisht të ndryshme për këtë stabilitet.
"Kur bëhet fjalë për SHBA pozicioni i saj është më konfort. Ata janë janë forcë globale dhe në vijim kanë mekanizma presionues që mund të ndihen në terren, megjithatë nuk vuajnë ndonjë pasojë nga ndonjë destabilitet në rajon. Pra, një minimum aksionesh dhe një maksimum përfitimesh kur bëhet fjalë për diplomacinë amerikane në Ballkanin Perëndimor. Kur bëhet fjalë për BE, secila prej pikave të nxehta mund të kërcënojë kontinentin europian dhe të prekë shtetet anëtare” thotë Surlliq.
Ky i fundit shton se problemi për këtë është se SHBA kanë më shumë mirëkuptim për palët e ndryshme e veçanërisht për Beogradin, pasi kuptojnë se zgjidhjet e imponuara nuk do të çojnë në stabilitet të përhershëm në rajon, por vetëm do të prodhojnë formë tjetër të krizës. Kjo krizë mund të shuhet, por nëse impononi ndonjë zgjidhje, ajo do të shndërrohet në ndonjë formë tjetër dhe do të vazhdojë të ekzistojë në Ballkan.
“Tek BE nuk ka të tillë nivel ndjeshmërie sepse vendet drejtuese besojnë se problemi nuk mund të zgjidhet nëse nuk shkohet tek një zgjidhje përfundimtare gjithëpërfshirëse. E kjo zgjidhje kërkon shkurtime të thella. Për këtë arsye ata besojnë se nëse, le të themi, Sërbia njeh Kosovën, kjo do të thotë realisht zgjidhje e problemit. Sepse çdo gjë tjetër, çfarëdolloj nënvarianti nuk sjell zgjidhje të përhershme. Në këtë moment, sipas marrëveshjes bazuar në propozimin franko-gjerman, nuk kërkohet njohja e pavarësisë, por po ashtu theksohet se Sërbia pritet të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare, përfshirë KB” thotë ai.
Në këtë kuptim vendet drejtuese të BE, shprehet Surlliq, mendojnë se problemi nuk mundet të zgjidhet pa ndonjë shkurtim, duke mos kuptuar kompleksitetin e problemit.
“E dyta, ajo që pritet prej BE, është që prej tyre vjen ndonjë dekoratë nëse zgjidhet diçka në terren. Ky lloj deluzioni që politikanët, por në përgjithësi edhe publiku, krijojnë në Ballkan-ejani të jemi mirë, të bëjmë diçka. dhe në këmbim marrim prej BE, për shembull, lëvizje të përshpejtuar drejt anëtarësimit, por askush nuk e ka premtuar një gjë të tillë”, thekson bashkëbiseduesi ynë.
Ai thotë se stilet e ndryshme të BE dhe SHBA që rreth kësaj si të shkohet deri tek stabiliteti rajonal, ndonjëherë e ndërlikojnë situatën në terren dhe prodhojnë kriza. Ai thekson se SHBA i respekton më shumë të dyja palët, ndërsa BE përgjithësisht vjen me një zgjidhje të përfunduar politike për të cilën pritet të pranohet prej të gjithëve. Këtë mund t’a shikojmë në shembullin e veriut, ku vendet drejtuese të BE thonë se kjo histori është e mbyllur, që sërbët në veri duhet të integrohen plotësisht në institucionet egzistuese dhe se Beogradi nuk ka përse të pyetet për ndonjë gjë dhe të jetë si një lloj ndërmjetësi.
"Nga ana tjetër diplomacia amerikane u konsultua edhe me Beogradin dhe prodhoi vendime dhe presione kyçe ndaj Prishtinës bazuar në mesazhet dhe konsultimet që kishte me Sërbinë. Dhe këtu mund t'i shihni këto finesa. Natyrisht, SHBA dhe BE për temat kyçe, pavarësia e Kosovës, nuk kanë mendim të njëjtë. Por ka rreth kësaj sesi të arrihet tek qëllimi final. Mendoj se SHBA kanë instrumente të lehta dhe të fuqishme presioni ashtu sikurse nuk kanë pasoja afër territorit të tyre”, thotë Surlliq.
Ky i fundit nuk beson se politika e SHBA do të orjentohet drejt pranisë formale në rajon.
“Atyre u përshtatet kjo panoramë në të cilën BE drejton dialogun dhe blen meritën më të madhe në rast të arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, por në thelb, roli që u përshtatet është se nuk ka zgjidhje pa praninë e tyre dhe koordinimin me ta. Kapaciteti i SHBA mund të rritet vetëm brenda këtij roli, por në asnjë mënyrë që ata të marrin zyrtarisht nga BE drejtimin e procesit. Kjo nuk është në interes të tyre" thotë ai.
Ai vë në dukje se as BE dhe as SHBA nuk janë të interesuara për të hapur një tjetër vatër zjarri.
“Për ta do të ishte më e përshtatshme nëse do të arrihej marrëveshje e atillë që Beogradi mund t’a paraqiste si fitore politike, por që në të njëjtën kohë mund t’a detyronte të jetë më afër Perëndimit. Do të ishte ndonjë situatë “win-win”. Të fitosh Sërbinë si aktor kyç rajonal, nëse jo me kapacitet të plotë, atëherë të paktën si partner të sigurt dhe të qëndrueshëm. E kjo është e pamundur pa marrëveshje rreth normalizimit që mund të zbatohej në terren dhe që Beogradi mund t’a paraqiste si ndonjë përfitim politik. jo si humbje” përmbyll Surlliq.

komentet