Loja e kukafshehtit e qeverisë kosovare rreth shpronësimeve në veri

Vlada Kosova
Burim: Kosovo Online

Thënia "Mba ujin ndërsa mjeshtrat ikin", ndoshta përshkruan më së miri sesi në Kosovë trajtohet kur është fjala rreth shpronësimeve të trojeve në komunat me shumicë sërbe. Kur u desh të fitohej favori i deputetëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës që Kosova të anëtarësohej në këtë organizatë, zyrtarët më të lartë kosovarë e bindën reporteren Dora Bakojani se do të respektonin detyrimet që ajo kishte vendosur para Prishtinës dhe të cilat pjesërisht lidheshin dhe me shpronësimet. Kur dryni në portat e Strasburgut mbeti i kyçur, kjo u harrua.

“Kemi detyruar Kosovën që të sigurohet që shpronësimet të bëhen në respektim të ligjit”, tha Bakojani më 16 prill të këtij viti, kur APKE diskutoi rreth asaj nëse Kosovës duhet t'i jepet drita e gjelbër për hyrje në Këshillin e Europës.

Bakojani përsëriti vazhdimisht se autoritetet kosovare duhet të investojnë përpjekje të mëdha për t'ua speguar arsyet e shpronësimit, palëve të prekura direkt dhe mbarë publikun e gjerë dhe pikërisht kjo ka munguar më 31 maj kur Qeveria e Kosovës miratoi "vendimin final" rreth shpronësimeve të pronave të paluajtshme të pronarëve në Lleposaviq dhe Zubin Potok, në përputhje me, sikurse u tha me vendimet e shkallës së parë të gjyqësorit.

Pesë ditë më pas qytetarët e këtyre dy komunave ende nuk e dinë se për cilat parcela ka lidhje vendimi i qeverisë.

Avokat Nebojsha Vllajiq i cili përfaqëson qytetarët e Lleposaviqit dhe Zubin Potokut pronat e të cilëve ishin nën goditje vitin e kaluar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpronësimet, thotë për Kosovo onlajn se rreth vendimeve të reja të qeverisë të cilat morën emërtesën "definitive”, mësohet nga mediat ndërsa vetë ai ende nuk e ka parë ashtu sikurse rreth këtij vendimi nuk janë informuar as qytetarët që kanë patur parcelat e tyre.

"Mëngjesin e sotëm kam telefonuar dhe Komunën e Lleposaviqit dhe të Zubin Potokut për të parë nëse ndonjëri nga personat prona e të cilëve ishte në fjalë, ka marrë ndonjë zgjidhje, askush nuk ka marrë asgjë. Ata patjetër do të kontaktojnë menjëherë komunat e tyre dhe do të vendosin se çfarë të bëjmë. Afati ligjor është shumë i shkurtës, bëhet fjalë për disa ditë dhe kjo është dashur të dorëzohet tashmë, besoj se do të jetë së shpejti”, thotë Vllajiq.

Siç shton ky i fundit, ka mundësi që vendimi të publikohet sot në Fletoren Zyrtare, kur do të bëhet e ditur nëse në të hyjnë parcelat e pronarëve që kanë filluar kontestimin para gjykatës për shkak të shpronësimit dhe në cilat raste Gjykata Themelore rrëzoi vendimin paraprak të Qeverisë.

“Na duhet të shikojmë tabelën për të parë numrat e parcelave kadastrale dhe të konstatojmë se cilat janë ato. Megjithatë, duke e ditur se objektet dhe bazat që ka dashur të ndërtojë qeveria i ka tashmë të ndërtuara, mund të konstatohet se bëhet fjalë për të njëjtat parcela”, bën të ditur Vllajiq.

Ai tha dhe se egziston mundësia e ankimimit të këtij vendimi të fundit të qeverisë.

“Kjo është vetëm një nga zgjidhjet që qeveria në Prishtinë, sipas mendimit tim, nën presion ka marrë atë procedurë që po zhvillohet ku është vënë në dukje të respektimit të të drejtave dhe objektivitetit, por mendoj se deri tek kjo nuk do shkohet. Nëse qeveria do të dëshironte të bënte çfarëdo veprimi, ka në mbarë këto vende tokë të mjaftueshme komunale apo shoqërore ku këto baza mund të ndërtohen, e nuk është dashur të prekej prona private. Mendoj se ky është gabim i madh dhe të gjithë mund t’a shikojnë nga jashtë”, konkludon Vllajiq.

Qeveria e Kosovës, kujtojmë, nisi në janar të vitit që shkoi shpronësimet në komunat e Lleposaviqit dhe Zubin Potokut kur një pjesë e truallit në ato komuna u shpall “pronë të paluajtshme me interes të veçantë publik, e cila është e nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”, kështu që më 10 maj të vitit 2023 retroaktivisht u mor vendimi rreth shpronësimeve të trojeve. Ndërkohë nga Policia e Kosovës u konfirmua se disa nga ato “projekte infrastrukturore me interes publik” në fakt lidhen me ndërtimin e stacioneve policore.

Vendimi i ri i qeverisë së Kosovës për shpronësimet në dy komuna në veri, sipas vlerësimit të Dushko Çelliq, docent në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës së Kosovës, u dërgoi të njëjtin mesazh sërbëve dhe komunitetit ndërkombëtar-se në Kosovë nuk egziston sundim i ligjit në asnjë segment, as në fushën e të drejtave pronësore.

Duke qenë se nuk ka informacione të mjaftueshme për vendimin më të ri, Çelliq bën të ditur se duket se bëhet fjalë rreth vendimeve finale për shpronësimin e atyre parcelave për të cilat gjykata nuk ka vendosur, por që janë në një njësi.

“Mund të konkludojmë se ky i ashtuquajturi vendimi final me gjasa ka lidhje me pjesët e kompleksit që më herët janë uzurpuar dhe tashmë dëshira është që me këtë vendim të legalizohet në një farë mënyre ajo situatë. Megjithatë pasi ato parcela tashmë janë ndërtuar apo janë ne ndertim, baza të së ashtuquajturës Policisë së Kosoves, këtu as nuk mund të flitet për ndonjë legalizim të shpronësimit, pra uzurpim të mëparshëm, por këtu e kemi fjalën për uzurpim. Çfarëdolloj punimi para se gjërat të kthehen në gjendjen e tyre fillestare, siç themi ne juristët-para se të kryhet 'restitutio in integrum', pra para se të prishen të gjitha objektet apo pjesët e tyre të ndërtuara aty, çfarëdolloj veprimi tjetër që do të pasonte, do të thoshte praktikisht vazhdim të uzurpimit”, spegon Çelliq.

Ky i fundit kujton se një nga detyrimet e Kosovës që kanë lidhje me anëtarësimin në Këshillin e Europës, ishte që të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me shpronësimin e pronave sërbe të paluajtshme në veri të Kosovës, do të sillte aty-këtu gjendje ligjore.

“Ata padyshim që nuk vepruan dhe kjo tani është një sfidë shtesë për të gjitha ato vende që njëzëri votuan rreth propozimit të pranimit të së ashtuquajturës Kosovë në Këshillin e Europës, ndonëse ajo nuk përmbush as kushtin formal sepse Kosova nuk është shtet. Mesazh i veçantë për popullsinë sërbe është se pas sagës së pasuksesshme në lidhje me pranimin e të ashtquajturës Kosovë në Këshillin e Europës, Prishtina do të vijojë t‘ju hakmerret sërbëve e kështu që do të vijojë të cënojë sistematikisht më shumë të drejtat e tyre njerëzore, të drejtën e pronës apo dhe të drejtave të tjera”, thotë Çelliq.

Kjo, shton ai, duhet të lidhet me ndërprerjen e funksionimit të të vetmes bankë në sistemin serb, pra Bankës të Kursimeve Postare, bastisjen në Thesar, arrestimet e rastësishme dhe arbitrare dhe përcaktimin e masave të paraburgimit afatgjatë që shërbejnë si zëvendësim i dënimit.

“Fatkeqësisht, në këtë periudhë deri në zgjedhjet në Kosovë, nuk pres asgjë tjetër veç eskalim të mëtejshëm kur është fjala për rrezikimin e të drejtave të njeriut të sërbëve”, thotë Çelliq.

Drejtori programues i OJQ Centar për përfaqësim të kulturës demokratike nga Maqedonia e Veriut Aleksandar Rapajiq thotë se në vendimin final të Qeverisë së Kosovës rreth shpronësimeve të pronave të paluajtshme në komunat e Lleposaviqit dhe Zubin Potokut mund të shikohet si vijim i presionit ndaj komunitetit sërb apo dhe si mënyrë në të cilën Albin Kurti dëshmon se nuk dëshiron të përmbushë asnjë kusht të bashkësisë ndërkombëtare.

“Hapat e mëtejshëm do të jenë vijimi i shpronësimeve dhe vazhdimi i ndërtimit të bazave dhe ndërtimit të qendrave policore. Kemi njoftim se do të ndërtohet qendra policore në pjesën veriore të Mitrovicës dhe sikurse shikojmë bazat ende vijojnë të jenë aty. Postblloqet që kanë qenë vetëm kontrolluese me avash po shndërrohen në baza, kështu që mendoj se mesazhi ndaj komunitetit sërb është shumë i qartë se presioni do të vijojë të jetë”, thotë Rapajiq për Kosovo Onlajn.

Përsa i përket bashkësisë ndërkombëtare, bashkëbiseduesi ynë bën të ditur se Kurti sipas saj ka qëndrim negativ dhe kështu dëshmon një lloj krenarie.  

“Një nga kërkesat jozyrtare të BE ishte zgjidhja e problemit të shpronësimeve në veri. Ashtu sikurse u tha se kushti për shkarkimin e kryekomunarëve u përmbush me zgjedhjet e pasuksesshme, ashtu edhe me këtë vendim ai thotë se kushti u përmbush edhe përsa i përket shpronësimeve. Ai tregon se nuk dëshiron të përmbushë asnjë kusht të bashkësisë ndërkombëtare dhe tregon njëfarë krenarie ndaj tyre”, thotë Rapajiq.

Vendimi i Qeverisë Kosovare, sikurse beson ai, nuk është përgjigje ndaj asaj çka kërkesa e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Europës nuk gjendej në rendin e ditës së Komitetit të Ministrave të KE pasi Kurti, siç thotë ai, edhe para këtij vendimi nuk ka marrë vendime në harmoni me bashkësinë ndërkombëtare.

“Ky është kontinuitet prej vitesh që kjo qeveri merr vendime pa konsultime me përfaqësues të Pesëshes”, thotë Rapajiq.

Rreth asaj sesi vendimi i fundit i qeverisë do të ndikojë në rastet në të cilat vendimi fillestar gjyqësor për shpronësim është rrëzuar, bashkëbiseduesi ynë thotë se kjo pritet të shihet.

“Shikojmë se stacioni policor në Zubin Potok vazhdon të egzistojë. Të shikojmë nëse do të ketë largim të atyre objekteve dhe ndalim në ato vende të ndërtimeve për të cilat gjykata ka dhënë verdiktin”, bën të ditur Rapajiq.