Makroni në Beograd: Çfarë mesazhe sjell për dialogun me Prishtinën dhe cila është rëndësia e vizitës?

Emanuel Makron i Aleksandar Vučić Pariz
Burim: Kosovo Online

Ftesa për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe për respektimin e asaj që u ra dakord në këtë proces, si dhe mbështetja për konstruktivitetin që ka treguar deri më tani Serbia, janë mesazhet që bashkëbiseduesit e Kosovo online besojnë se mund të dëgjohet nga presidenti francez Emanuel Makron, i cili po mbërrin sot për një vizitë dyditore në Serbi. Fakti që ai do të jetë sërish në Beograd pas pesë vitesh është një konfirmim i zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Francës dhe Serbisë, si dhe miqësisë personale të ndërtuar nga krerët e dy vendeve.

Shkruan: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Sipas një deklarate nga Pallati Elysee, Makron do të konfirmojë mbështetjen e tij për integrimin evropian të Serbisë gjatë vizitës së tij, dhe ai do të flasë me mikpritësin e tij për ekonominë, kujdesin shëndetësor, energjinë, kulturën dhe inteligjencën artificiale. Edhe pse dialogu me Prishtinën nuk është shpallur zyrtarisht si temë, sigurisht që pritet që edhe kjo çështje të jetë në tavolinë.

Përveç faktit se është logjike që Parisi, si bashkautor i planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të marrë sugjerime se si të zhbllokohet dialogu i thellë në krizë, dhe koha që Makron do të kalojë në Serbi, sipas një prej bashkëbiseduesve të Kosovo online, duhet të përdoret për të paraqitur argumentet dhe interesat e Serbisë në lidhje me Kosovën.

Vetë Makroni, duke folur për çështjen e Kosovës, në tekstin e autorit për “Politika”, para ardhjes së tij në Serbi, ka shkruar se do të mbetet personalisht i përfshirë në zbatimin e Marrëveshjeve të Ohrit, dhe para së gjithash për themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

“Rruga që propozuam drejt normalizimit të nevojshëm ruan thelbin: mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e tyre natyrore me Serbinë, por edhe ekzistencën e garancive për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”, tha presidenti francez.

Makroni arrin në Beograd në mes të njoftimit të Qeverisë së Kosovës se do të hapë urën kryesore mbi Ibër ndërmjet Mitrovicës Veriore dhe Jugore, për të cilën Franca tashmë ka reaguar në një mënyrë me një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila në fillim të muajit dënoi ashpër veprimet e njëanshme gjithnjë e më të shpeshta të autoriteteve të Kosovës në veri të Kosovës, të cilat ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb.

Paraprakisht, kur në Këshillin e Evropës u debatua për pranimin e Kosovës në këtë organizatë, Parisi zyrtar, së bashku me Berlinin dhe Romën, siç raportojnë mediat, duke iu referuar burimeve diplomatike, në një letër drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kanë theksuar se Prishtina nuk i ka përmbushur kushtet e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me anëtarësimin në KE, duke pasur parasysh se nuk është bërë asnjë hap konkret drejt formimit të BKS-së. Në fund, Franca ka kërkuar shtyrjen e vendimit për pranimin e Kosovës në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Aleksandra Kollakoviq, bashkëpunëtore e lartë hulumtuese në Institutin për Studime Politike thotë për Kosovo online se është jashtëzakonisht e rëndësishme që po vjen vizita e dytë e presidentit francez Emanuel Makron në Serbi gjatë mandatit të tij të dytë, dhe ajo përfaqëson vazhdimësinë e interesit të Francës për Ballkanin Perëndimor dhe konfirmimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Francës dhe Serbisë nga 2019 e deri më sot. Ky zhvillim dinamik i marrëdhënieve mes dy vendeve, siç tregon, konfirmon se ka hapësirë ​​për kuptim shtesë të problemit serb në kontekstin e Kosovës, pavarësinë e së cilës Franca e ka njohur.

“Këtë e kemi parë edhe në periudhën paraprake sepse Franca ka insistuar në respektimin e marrëveshjes nga dialogu. Idetë dhe qëndrimet e tij se si mund të zgjidhet problemi i Kosovës dhe Metohisë i ka paraqitur vetë presidenti francez. Në këtë kontekst, duhet të vërehet edhe përpjekja e Francës për të shtyrë diskutimin për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe këmbëngulja e saj për vazhdimin e bisedimeve, dialogun, dhe nga ana tjetër, respektimin e udhërrëfyesit që tashmë është hartuar që përfshin fillimisht Asociacionin e Komunave Serbe, e pastaj disa pika të tjera. Pres që mesazhi i presidentit francez të ketë për qëllim pikërisht atë që duhet të ketë qetësim të situatës dhe respektim të asaj që është rënë dakord dhe vazhdim i dialogut dhe jo përshkallëzimi i dhunës sepse zona e Kosovës dhe Metohija dhe Bosnja e Hercegovina, kur flasim për Ballkanin, njihen si pika potencialisht të rrezikshme për sigurinë”, thotë Kollakoviq.

Drejtori i Zyrës për Diplomaci Publike dhe Kulturore në Qeverinë e Serbisë, Arno Gujon thotë se Kosova është një temë që rëndon marrëdhëniet mes Francës dhe Serbisë, por se falë miqësisë dhe marrëdhënies personale të Presidentit Aleksandar Vuçiq me Presidentin Makron, gjërat janë lëvizur nga pika e vdekur.

“Falë kësaj, për shembull, Prishtina nuk u pranua në Këshillin e Evropës në periudhën e kaluar, sepse Makroni vendosi veton e tij atje. Pse? Sepse Prishtina nuk e respekton atë që është marrë vesh dhe nënshkruar, ndryshe nga Serbia. Natyrisht, për fat të keq nuk mund të presim një ndryshim të madh në politikën e jashtme të Republikës së Francës ndaj Kosovës dhe Metohisë, të paktën tani për tani. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të bashkëpunojmë në nivel ekonomik dhe politik dhe në fusha të tjera. Dhe kjo sigurisht reflekton pozitivisht në pozicionin tonë në Kosovë dhe Metohi, ku së paku mund të bëjmë njëfarë progresi. Kjo pasqyrohet edhe në përditshmërinë e bashkatdhetarëve tanë në Kosovë e Metohi. Dhe ne duhet të vazhdojmë në atë drejtim”, thotë Gujon për Kosovo online.

Gjatë vizitës së presidentit francez Emanuel Makron në Serbi, sipas vlerësimit të historianit Stanisllav Sretenoviq pala franceze mund të sugjerojë rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore serbe në territorin e krahinës jugore serbe dhe rëndësinë identitare të çështjes së Kosovës për Serbinë dhe qytetarët e saj si dhe sa shpesh bashkësia ndërkombëtare shkel parimet e shpallura për hir të interesave të caktuara politike kur e përkrah pavarësinë e Kosovës.

Megjitatë ai tregon se nuk duhet të ketë iluzione se kjo vizitë e Makronit në Serbi do të ndryshojë qëndrimin e përgjithshëm të Francës ndaj çështjes së Kosovës.

“Palës franceze duhet patjetër ti vërët në dukje standardet e dyfishta ku diku mbështetet pavarësia e një krahine të vetëshpallur, si në rastin serb, e diku nuk mbështetet, si në rastin e Ukrainës. Këto janë të gjitha argumentet që mund të thuhen dhe besoj se do ta bëjë diplomacia serbe. Kjo nuk do të ndryshojë qëndrimin e përgjithshëm francez, por Serbia mund të jetë në gjendje të llogarisë në më shumë mirëkuptim nga pala franceze për pozicionin e saj në UNESCO dhe Këshillin e Evropës. Ndoshta është e mundur të ndikohet që pala franceze të paktën të dëgjojë argumentin serb në segmentin e kulturës, rëndësinë historike të Kosovës për Serbinë dhe rëndësinë identitare të Kosovës për Serbinë, dhe ndoshta të marrë mbështetjen franceze atje, së bashku me vendet e tjera latine të Bashkimit Evropian, Italisë dhe Spanjës, për pozicionin serb në UNESCO dhe në Këshillin e Evropës”, ​​thekson Sretenoviq për Kosovo online.

Është e nevojshme të insistohet, siç thotë ai, në situata specifike, të mbrohet populli serb në Kosovë, të ndalohet arrestimi i serbëve për shkak të pikëpamjeve të tyre politike dhe të zgjidhen çështjet specifike në të mirë të të gjithë qytetarëve.

“Pala serbe ndoshta do të insistojë në zbatimin e asaj që është rënë dakord dhe kjo duhet të fillojë me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe”, thotë Sretenoviq, i cili kujton se Makron vjen për vizitën e dytë në Serbi në pesë vjet, e cila tregon se Serbin e sheh si partner të barabartë.

Dimitrije Milliq, drejtor programi i organizatës "Rruga e Tretë e Re", beson se ndër temat që do të diskutojnë sot dy presidentët do të jenë edhe ato që kanë të bëjnë me situatën në Kosovë, çështjën e urës mbi Ibër dhe në përgjithësi, çështjën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në kuadër të Integrimi evropian i Serbisë.

Siç shton ai, Emanuel Makron në Serbi sigurisht që nuk do të kritikojë politikën e Beogradit ndaj dialogut, pasi në përgjithësi kritikat e Makron ndaj Serbisë për Kosovën nuk mund të dëgjoheshin.

“Ka më shumë gjasa që të dëgjojmë një qëndrim afirmativ për rolin më konstruktiv të Serbisë, ndërsa, nëse ka ndonjë lloj kritike dhe sugjerimi, besoj se do të shkojë më shumë në drejtim të Prishtinës, duke qenë se tashmë mund të dëgjoje një ton të tillë në ditët e mëparshme nga shtetet franceze. Ne kemi një fjalim nga të dy liderët tashmë në ditën e parë të vizitës dhe do të mund të dëgjojmë diçka më në detaje lidhur me çështjen e Kosovës, dhe gjithashtu do të thoja se do të ketë histori më të thella përtej asaj që publiku do të shoh”, thotë Milliq për Kosovo online.

Përveç çështjes së Kosovës, bashkëbiseduesit e portalit tonë pajtohen se tema kryesore e bisedimeve mes Makronit dhe Vuçiqit do të jetë bashkëpunimi ekonomik dhe blerja e avionëve “Rafale”.

“Sipas programit të paralajmëruar të vizitës së presidentit francez, përveç Beogradit, ai do të vizitojë edhe Novi Sadin dhe qendrën e IT-së atje dhe do të diskutojë për marrëdhëniet mes të rinjve dhe çështjen e inteligjencës artificiale. Çelësi i marrëdhënieve Francë-Serbi është transferimi i njohurive, përvojave dhe teknologjive, dhe tema të rëndësishme do të jenë bashkëpunimi energjetik, shëndetsor dhe kulturor, në kuadër të të cilit Makron do të vizitojë galerinë e Matica Srpska”, thotë Kollakoviq.

Ajo thekson se ardhja e presidentit francez në një kohë kur ai ka një situatë politike jashtëzakonisht të komplikuar në vendin e tij dhe vetëm një ditë pas hapjes së Lojërave Paralimpike dhe përkujtimit të 80-vjetorit të zbarkimit në Normandi, është një mesazh i fortë në kuptimin politik, gjeopolitik, gjeostrategjik dhe në favor të Serbisë.

Ekonomia, edhe sipas Sretenoviqit, do të mbizotërojë në diskutimet gjatë vizitës së Makronit dhe thekson se Franca aktualisht punëson rreth 12 mijë punëtorë serbë në kompanitë e saja në Serbi.

“Sigurisht që mund të jetë më mirë, vendet e tjera evropiane, veçanërisht Gjermania, punësojnë dukshëm më shumë punëtorë serbë. Por kjo tendencë është në rritje. Investimet franceze kanë kaluar një miliard euro, janë rreth 1.3 miliardë euro dhe kjo duhet të vazhdojë. Së fundmi, investimet franceze kanë pasur disa çështje që dy presidentët do t'i zgjidhin me siguri, siç është çështja e aeroportit Nikola Tesla, e cila ka pasur ulje-ngritjet e saj. Do të shohim që do të zgjidhet me vendosjen e një pllake në aeroport nga dy presidentët. Ndoshta do të diskutohet metroja e Beogradit, e cila përfshin disa investime kineze, dhe pala franceze është shumë e kujdesshme ndaj kapitalit kinez dhe sigurisht që do të kërkohen garanci nga pala serbe se ato investime do të përshtaten me legjislacion të mirë në fushën e investimeve“, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Temë, shton ai, ndoshta do të jetë shitja e avionëve luftarakë francezë “Rafale”, për të cilat ende nuk ka konfirmim se Serbia do t'i blejë.

“Përmendet se për ata avionë janë rezervuar rreth tre miliardë euro. Nëse një ‘rafal’ kushton më shumë se 100 milionë euro, atëherë sipas asaj përllogaritjeje, Serbia do të merrte rreth 25 avionë. Shtrohet pyetja nëse një numër i tillë avionësh është i domosdoshëm, por nga ana tjetër, me ata avionë dhe me investime franceze vijnë njerëz, material për mirëmbajtje, inxhinierë, njohuri franceze që Serbisë i duhen dëshpërimisht. Prandaj, çdo investim është i mirëpritur”, thotë Sretenoviq.

Ai rikujton gjithashtu se të dy presidentët kanë paralajmëruar se do të bisedojnë për energjinë dhe ndoshta një lloj bashkëpunimi në drejtim të shfrytëzimit të energjisë bërthamore dhe se Franca ka kompaninë më të mirë elektrike EDF, e cila aktualisht është kompania më e fortë për prodhimin e energjisë elektrike.

Sretenoviq tregon se presidenti Makron dhe presidenti Vuçiq kanë ndërtuar një miqësi personale që do të thotë shumë në marrëdhëniet ndërkombëtare sot. Gjithashtu, vizita e presidentit francez vjen në kuadrin e marrëdhënieve të mira, në rritje dypalëshe franko-serbe dhe bazohet në traditën shekullore të marrëdhënieve të mira franko-serbe.

Gjatë vizitës së Makronit, siç thekson Milliq, kësaj radhe pritet që më shumë të diskutohet edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe për çështjen e energjisë, e cila ka u shfaq si një çështje e re në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Francës që nga vizita e fundit e presidentit të Serbisë në Francë në fillim të këtij viti.

“Me siguri do të ketë lidhje me rishikimin në lidhje me energjinë bërthamore, duke qenë se është një temë që Franca e ka diskutuar me shumë vende të tjera, si Kazakistani, i cili së shpejti do të ketë një referendum për ndërtimin e një termocentrali bërthamor në territorin e saj pikërisht me ndihmën franceze. Është sigurisht edhe çështja e armatimeve, e cila ka lindur me temën e blerjes së ‘rafaleve’ nga Franca, ndonëse ende nuk është konfirmuar se do të nënshkruhet patjetër një kontratë për këtë çështje. Ajo që mund të shohim në mediat ndërkombëtare është se po diskutohet dhe se po mundohen të heqin pengesat që ekzistojnë. Është një kornizë tematike që do të përfshijë edhe çështjen e inteligjencës artificiale, si dhe të energjisë së gjelbër”, thotë Milliq.