Maqedoni e Veriut e heshtur: A ishte lapsus i presidentes së re me të vërtetë "rast fatkeq"?
Në raportet ndërkombëtare, çdo fjalë matet dhe vlerësohet me kujdes para se të flitet, duke qenë se pasojat mund të jenë-të paimagjinueshme. Por Gordana Siljanovska Davkova, presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, dëshmoi të kundërtën-se është shumë më e rrezikshme të heshtësh. Ajo që ajo tha, apo më saktë, ajo që nuk tha, bëri jehonë në rajon, arriti në Athinë dhe Bruksel dhe sipas disave kërcënoi dhe Marrëveshjen e Prespës dhe rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut.
Betimi në Kuvend do të ishte veçse një ngjarje ceremoniale, nëse Siljanovska Davkova nuk do të ishte betuar se do të "mbronte sovranitetin e Maqedonisë", në vend të "Maqedonës së Veriut".
Me këtë, sikurse vlerësoi kryeministri grek Qiriakos Micotaqis, shkeli Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018, me të cilën mosmarrëveshjet me Greqinë rreth emrit të shtetit u zgjidh kështu që Republika e Maqedonisë u bë Republika e Maqedonisë së Veriut.
Për disa ishte lapsus, për disa ishte e qëllimshme por për Athinën ishte sigurisht-e papranueshme.
"Deklaroj kategorikisht se nuk do të pranojmë lapsuse të ngjashëm. Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet bilaterale, si dhe çdo hap i Shkupit drejt Europës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjes. Nga përdorimi korrekt i emrit kushtetues të shtetit fqinj” tha Micotaqis.
Dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë vlerësoi se gjatë betimit shkoi deri në shkelje flagrante të Marrëveshjes së Prespës, nga e cila, siç paralajmëron, varen edhe marrëdhëniet bilaterale mes Athinës dhe Shkupit.
Ndonëse Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se konfirmon përkushtimin e vendosur të vendit për respektimin pa mëdyshje të dispozitave kushtetuese, si dhe të të gjitha detyrimeve të marra ndërkombëtarisht, sikurse është Marrëveshja e Prespës, nga deklarata e Kabinetit të presidentes së re ishte e qartë se nuk ishte lapsus. Në tekst bëhet e ditur se “ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni, si akt i të drejtës personale për vetëvendosje dhe vetëidentifikim”, por për shkak të numrit të madh të reagimeve, si nga opinioni vendas, ashtu dhe nga fqinjët dhe institucionet e BE, do t'i përmbahet aplikimit zyrtar të emrit kushtetues të vendit.
"Rast shumë fatkeq", vlerësoi zëdhënësi diplomatik i BE Peter Stano, duke shtuar se BE pret që Shkupi të respektojë marrëveshjet bilaterale përfshirë ato me Greqinë dhe me mesazhin se qeveria e re tani ka mundësinë të bindë të gjithë në BE se është i përkushtuar për të ardhmen europiane.
Por maqedonasve mesa duket u mjaftuan të bindin Unionin dhe të shkojnë kundër interesave të njerëzve të tjerë në kurriz të tyre.
Thelbësore është që në këtë vend të nisë periudhë e re e politikës së jashtme, e cila do të marrë përsipër interesat kombëtare, thotë për Kosovo Onlajn ish-ambasadori maqedonas Risto Nikovski.
“Më parë duhet të kujtojmë se Maqedonia u kryqëzua në mënyrë të dhunshme dhe të pacivilizuar dhe nën shantazh, çka është sublimuar në mesazh-së pari emrin, pastaj anëtarësimi në BE. Pika e dytë e rëndësishme është se nuk ka marrëveshje të përhershme, qoftë ndërkombëtare apo tjetër. E treta, ish-presidenti amerikan Linkoln tha se asgjë që nuk është bërë siç duhet-nuk përfundon. Pra, shqyrtimi i Marrëveshjes së Prespës dhe marrëveshjes me Bullgarinë, në një mënyrë apo tjetër, është absolutisht i afërt sepse në diskutim është vetëm identifikimi shtetëror dhe këtë askush nuk mund t‘a kontestojë askund”, thotë Nikovski për Kosovo onlajn.
Pyetjes se çfarë pasojash mund të ketë në nivel ndërkombëtar sjellja “sfiduese” e qeverisë së re, konkretisht e presidentës dhe nëse është lajthitje për opinionin publik apo njoftim për kthesë në politikë, ai përgjigjet se thënia është kthesë serioze dhe radikale në politikën e jashtme maqedonase.
“Deri më tani, në gjashtë, shtatë vitet e fundit, shteti maqedonas është poshtëruar, fyer, përafërsisht ‚pështyrë‘. Gjithçka duhet të ndryshojë”, qartësoi Nikovski.
Ky i fundit spegon se mesazhi i presidentës së re i është dërguar Uashingtonit, Brukselit, Sofjes dhe Athinës, por shton gjithashtu se nuk ishte vetëm mesazhi i saj, por mesazhi i një numri të madh votuesish në vend, ndaj edhe ata të cilëve u është adresuar gjithashtu duhet t‘a kuptojë atë.
“Të reduktosh në emrin Maqedoni, nuk është vetëm emri ynë historik i hershëm, por edhe sipas Kushtetutës. Kështu që disa manipulime se është shkelur Kushtetuta nuk janë të sakta. Neni 123 i Kushtetutës thotë se fjalët Republika e Maqedonisë përmendet në betim dhe se nuk ka përshkrim tjetër”, thotë ai.
Nga ana tjetër kryetari i Instutit për demokraci Marko Troshanovski bën të ditur se qeveria e re në Maqedoninë e Veriut nuk duhet t’a vendosë në diskutim zbatimin e marrëveshjes së Prespës pasi për revokimin e saj nevojitet pëlqim nga të dy palët.
“Sipas mënyrës sesi është fiksuar vetë marrëveshja, nuk mund të rishikohet apo të revokohet njëanshmërisht, duhet të egzistojë dhe pëlqyeshmëria e të dy palëve dhe në këtë kuptim nuk mund të tërhiqemi thjesht nëse këtë e dëshirojmë. Këtë e them thjesht formalisht, ligjërisht“, thotë Troshanovski për Kosovo Onlajn.
Thekson se fjalimi në inaugurimin e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut nuk është i rregulluar me Marrëveshjen e Prespës dhe është në një zonë gri.
“Ajo nuk është ende personazh publik zyrtarisht i ligjshëm dhe procesi është në vazhdim derisa ajo nuk e ka marrë të tillë status. Kjo vijon të jetë në domenin e komunikimit qytetar dhe në këtë kuptim, siç bën të ditur Marrëveshja e Prespës në nenin 7, përdorimi i termit lejohet. Megjithatë bëhet fjalë për ecje në linjë të hollë, çka në të ardhmen do të duhet të bëhet më shumë kujdes dhe me tepër rezervë. Qeveria e mëparshme, pas euforisë fillestare pas Marrëveshjes së Prespës, pothuajse rrallë përdorte mbiemrin apo titullin e plotë kushtetues në kushtet e brendshme. Por duke pasur parasysh qëndrimet e këtij grupi politik ndaj Marrëveshjes së Prespës, si fqinjët ashtu edhe komuniteti ndërkombëtar do të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të ndjeshëm ndaj interpretimeve të tilla, do të thosha, interpretim kreativ i marrëveshjes”, shton ai.
Siç tha ai, dhe arsye e vogël është e mjaftueshme që Greqia, Bullgaria dhe komuniteti ndërkombëtar të kritikojnë Maqedoninë e Veriut.
“Siç di politika ndërkombëtare, të dobëtit bëjnë atë që duhet dhe të fortët bëjnë atë që munden. Dhe arsyetimi apo arsyeja e vogël që do t'i jepet Greqisë, Bullgarisë dhe komunitetit ndërkombëtar, mendoj se do të përballet me kritika nga ana e tyre, të cilat do të intensifikohen nëse kjo praktikë do të vazhdojë. Në këtë kuptim, duke pasur parasysh se Greqia në çdo moment mund t’a shfrytëzojë këtë shkelje të marrëveshjes si bazë për të vënë veton për disa kapituj të mëvonshëm, nëse vazhdojmë negociatat me BE, mendoj se nuk është më e mençura t'i drejtohemi zgjidhjeve kreative për hir të pikëve të politikës së brendshme, sidomos kur konsolidoni pushtetin si në nivel qëndror dhe lokal, ashtu edhe në nivelin e presidentit të shtetit” ka thënë Troshanovski.
Analisti Bllagojçe Atanasovski ka thënë për Kosovo onlajn se së shpejti do të shikohet nëse ishte shpërthim i presidentes së re të Maqedonisë së Veriut ishte vetëm ekses në raport mes Shkupit dhe Athinës, apo do të vendoset politikë e re e jashtme shtetërore.
“Këtë do t’a shikojmë shumë shpejt pasi reagimet e fqinjit tonë jugor ishin të shpejta dhe në nivelin më të lartë nga kryeministri i Greqisë Qirjakos Micotaqis i cili tha se shpreson që qeveria e ardhshme të respektojë Marrëveshjen e Prespës, pra dispozitat e kësaj marrëveshjeje, sikurse vetë ai tha dhe elaboroi. Dhe pavarësisht kësaj çka ishte kundërshtar i Marrëveshjes së Prespës, vendosi t‘a respektojë për hir të vazhdimësisë ligjore shtetërore të Greqisë dhe këtë pret dhe prej qeverisë sonë të ardhshme të porsakonstituar" thekson ai.
Atanasovski thekson se do të shkohet deri në kthesë politike nëse dëshmohet se kjo do të bëhet “trend” në komunikimin e presidenten e re.
“Ka ende disa deklarata disonante nga kabineti i saj, ka pasur njoftime se presidentja do t‘a respektojë emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut si legaliste, por do t‘a përdorë në bisedë. Çfarë do të thotë kjo dhe a do të pranohet nga elita politike greke dhe kryeministri grek, nuk e dimë. Por në raportet mes Maqedonisë dhe Greqisë sigurisht që mund të ndodhin probleme të caktuara të cilat nuk i kemi pasur në pesë vitet e fundit pas Marrëveshjes së Prespës“ theksoi Atanasovski.
0 komentet