Troshanovski: Për revokim të marrëveshjes së Prespës, nevojiten të dy palët

Tošanovski
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Institutit për demokraci Marko Troshanovski bën të ditur se qeveria e re në Maqedoninë e Veriut nuk mundet të vendosë në diskutim zbatimin e marrëveshjes së Prespës pasi për revokimin e saj nevojitet pëlqimi i të dy palëve.

“Sipas mënyrës sesi është fiksuar vetë marrëveshja, nuk mund të rishikohet apo të revokohet njëanshmërisht, duhet të egzistojë dhe pëlqyeshmëria e të dy palëve dhe në këtë kuptim nuk mund të tërhiqemi thjesht nëse këtë e dëshirojmë. Këtë e them thjesht formalisht, ligjërisht. Mendoj se në periudhën e ardhshme do të shihen mjaft momente të tilla, të cilat formalisht dhe juridikisht nuk mund të kenë asnjë efekt duke pasur parasysh natyrën ndërkombëtaro-juridike të Marrëveshjes së Prespës”, ​​thotë Troshanovski.

Ky i fundit thekson se fjalimi në inaugurimin e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut nuk është i rregulluar me Marrëveshjen e Prespës dhe është në një zonë gri.

“Ajo nuk është ende personazh publik zyrtarisht i ligjshëm dhe procesi është në vazhdim derisa ajo nuk e ka marrë të tillë status. Kjo vijon të jetë në domenin e komunikimit qytetar dhe në këtë kuptim, siç bën të ditur Marrëveshja e Prespës në nenin 7, përdorimi i termit lejohet. Megjithatë bëhet fjalë për ecje në linjë të hollë, çka në të ardhmen do të duhet të bëhet më shumë kujdes dhe me tepër rezervë. Qeveria e mëparshme, pas euforisë fillestare pas Marrëveshjes së Prespës, pothuajse rrallë përdorte mbiemrin apo titullin e plotë kushtetues në kushtet e brendshme. Por duke pasur parasysh qëndrimet e këtij grupi politik ndaj Marrëveshjes së Prespës, si fqinjët ashtu edhe komuniteti ndërkombëtar do të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të ndjeshëm ndaj interpretimeve të tilla, do të thosha, interpretim kreativ i marrëveshjes”, shton ai.

Siç tha ai, dhe arsye e vogël është e mjaftueshme që Greqia, Bullgaria dhe komuniteti ndërkombëtar të kritikojnë Maqedoninë e Veriut.

“Siç di politika ndërkombëtare, të dobëtit bëjnë atë që duhet dhe të fortët bëjnë atë që munden. Dhe arsyetimi apo arsyeja e vogël që do t'i jepet Greqisë, Bullgarisë dhe komunitetit ndërkombëtar, mendoj se do të përballet me kritika nga ana e tyre, të cilat do të intensifikohen nëse kjo praktikë do të vazhdojë. Në këtë kuptim, duke pasur parasysh se Greqia në çdo moment mund t’a shfrytëzojë këtë shkelje të marrëveshjes si bazë për të vënë veton për disa kapituj të mëvonshëm, nëse vazhdojmë negociatat me BE, mendoj se nuk është më e mençura t'i drejtohemi zgjidhjeve kreative për hir të pikëve të politikës së brendshme, sidomos kur konsolidoni pushtetin si në nivel qëndror dhe lokal, ashtu edhe në nivelin e presidentit të shtetit” ka thënë Troshanovski.