Marrëveshja e Brukselit 13 vite më vonë-pritshmëritë ishin të mëdha, sot “gjithnjë e më larg“ prej saj

Hašim Tači, Ketrin Ešton i Ivica Dačić
Burim: Albanian Post


Marrëveshja e Brukselit që u nënshkrua si sot 13 vite më parë dhe në këtë moment quhet “historike”, dha shpresë se do të rregulloheshin marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe para së gjithash, popujve sërbë e shqiptarë në Kosovë. Ndërkaq, as 13 vite më pas, Prishtina nuk formoi Bashkësinë e Komunave Sërbe në të cilën ka lidhje pjesa më e madhe e ketij dokumenti, ndërsa Unioni Europian si garantuese e marrëveshjes, nuk mundi apo nuk dëshironte. Ndaj analistët konstatojnë se pritshmëritë ishin të mëdha, por që vetëm sot jemi “gjithnjë e më larg Marrëveshjes së Brukselit“.

Shkruar nga: Katarina Saiçiq
Bashkësia e Komunave Sërbe u mendua si instrumenti më i rëndësishëm politik për mbrojtjen e të drejtave kolektive të sërbëve në Kosovë. Megjithatë, implementimi i gjashtë pikave që lidheshin me të, menjëherë pas nënshkrimit presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, kërkoi nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së saj.
Ndërsa pala prishtinase "lëshoi trarët", Beogradi përmbushi gjithçka që u nënshkrua. Por as kjo nuk ndihmoi.
Nga kjo distancë kohore, presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq në intervistë për Kosovo Onlajn pranoi se për të është turp të thotë se gjashtë nga dhjetë pikat e marrëveshjes që lidheshin me themelimin e BKS nuk janë përmbushur, ndonëse turpi nuk është i tij, por i atyre që e garantuan atë-Unioni Europian.
Nën konstatimin se kaluan 13 vite e gjysmë gënjeshtra, kujtoi se 19 prilli 2013 nuk ishte i lehtë, por ditë plot kompromise në kushte pothuajse të pamundura, por që marrëveshja e Brukselit ishte e keqja më e paktë që mund të merrej në atë moment.
Kryeministri kosovar Albin Kurti, nuk e përmend shpesh, por qëndrimi i tij është i njohur-është kundër themelimit të saj qysh prej nënshkrimit të marrëveshjes dhe qysh kur ka hypur në pushtet, nuk ka bërë asnjë hap drejt BKS.
Mes këtyre dy qëndrimeve qëndron BE prej të cilës dëgjohen më shpesh thirrjet për përmbushje të marrëveshjes, por pa pasoja konkrete për Prishtinën ku mesa duket e "lexon" atë si leje për të mos bërë asgjë.
Interesi i BE
Menaxherja programuese e Organizatës Joqeveritare “Iniciativa e Re Shoqërore” Milica Andriq Rakiq ka thënë për Kosovo Onlajn se Marrëveshja e Brukselit është pikërisht për BE sepse ajo në masën më të madhe është i interesuar që të zgjidhë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës për të vijuar proçesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.
"Pothuajse të gjithë e përmendin Marrëveshjen e Brukselit. Kjo vazhdon të jetë temë në Beograd, në Prishtinë, por edhe për Unionin Europian. Ndoshta për Unionin Europian më shumë pasi Beogradi dhe Prishtina u ka mbaruar motivimi që të merren me dialog. Beogradi prej dialogut prej shumë kohësh nuk ka fituar asgjë. Prishtina fiton më shumë duke vepruar jashtë tij, i vetmi që ka interes të madh është UE, të paktën në letër. Objektivisht, si Beogradi ashtu edhe Prishtina kanë shumë interes për të asistuar në dialog, por kur shikoni veprimet, në fakt është BE ajo që është më e interesuar për zgjidhjen e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, që të mund të vazhdojë me proçesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor", tha Andriq Rakiq. 

Ndonëse, thotë, të gjithë e përmendin, kjo nuk do të thotë që proçesi i dialogut është në "fazë të mirë", por krejt e kundërta, prej kohësh as nuk funksionon.
Pritshmëritë e mëdha
Ish diplomati kosovar Sylë Ukshini, kujton se pritshmëritë nga Marrëveshja e Brukselit kanë qenë të mëdha si në Sërbi ashtu dhe në Kosovë në momentin kur dokumenti u nënshkrua. 
“Kur u nëshkrua (Marrëveshja e Brukselit), punoja në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pritshmëritë kanë qenë të mëdha si në Sërbi ashtu dhe në Kosovë. Mendoj se politikanët në Prishtinë dhe Beograd besonin tek dialogu që do të çonte deri tek normalizimi, por egzistonin dy probleme” tha Ukshini për Kosovo onlajn duke shtuar se Vetvendosja atëherë në opozitë, ishte kundër BKS, ndërsa Aleksandar Vuçiq ishte i vetdijshëm se duhet të arrihet marrëveshje finale dhe ky është normalizimi i marrëdhënieve.
Sot përmend dhe gjykimet e liderëve të UÇK në Hagë ku konstaton se nëse Gjykata Speciale i dënon, nuk beson se ndonjë kryeministër të ketë kurajën që të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe, sepse “në Kosovë egziston përshtypja se implementimi i Gjykatës Speciale është tradhëti”. 

Ndonëse thotë se Marrëveshja e Brukselit është bazë e mirë, vlerëson se BE, Sërbia dhe Kosova humbën “momentin“ pas luftës në Ukrainë, në Gazë dhe tashmë dhe në Lindjen e Mesme.
“Zhvillimet ndërkombëtare nuk na shkojnë në favorin tonë dhe jam pak skeptik për çështjen e përmirësimit të dialogut“, tha Ukshini.
Kurti nuk do t’a implementojë kurrë BKS
Historiani Stefan Radojkoviq nuk ka dilema që Prishtina nuk dëshiron të zbatojë dispozitat e Marrëveshjes Themelore të Brukselit dhe se prej qeverisë së Albin Kurtit nuk mund të pritet as t’i përafrohet palemë të implementohet Bashkësia e Komunave Sërbe. 
"Do të thoja se atë më shumë e përmend Sërbia, ndërsa në masën më të vogël Unioni Europian ndonëse ajo do të duhet të jetë garant i zbatimit të së parës nga mjaft marrëveshje që në fakt u arritën duke nisur nga prilli i vitit 2013 dhe u plotësuan në vitin 2015. Duket se Prishtina nuk ka ndërmend t’a zbatojë Marrëveshjen e Brukselit dhe jo vetëm që nuk e përmend, por po bën gjithçka që ajo të humbasë çdo kuptim, por edhe që situata në terren të ndryshojë aq saqë dokumenti të mos jetë më i rëndësishëm, por vetëm gërmë e vdekur në letër", tha Radojkoviq për Kosovo Onlajn.

Vërehet se ndonëse Unioni Europian insiston tek Marrëveshja e Brukselit kur bëhet fjalë për kredibilitetin e saj, duke marrë parasysh situatën në BE, problemet e sigurisë dhe politikës së jashtme që ka, mund të thuhet se ajo Marrëveshja e Brukselit është "mjaft poshtë" në listën e prioriteteve të Unionit Europian.
"Ata do të insistojnë, këtu do të ketë disa, e thënë kushtimore, diplomaci raketore nga ana e  përfaqësuesit të Unionit Europian, Peter Sorensen, por gjithnjë e më pak është leva dhe nxitje, qoftë duke ndëshkuar apo shpërblyer që ju të motivoni Prishtinën që ajo të tentojë që të mbajë fjalën e marrëveshjes. Kjo do të thoshte që Sërbia shpirtmirë, mund të tërhiqet nga ato marrëveshje. Nëse do të donte, do të kishte, e parë ligjërisht, çdo e drejtë kështu do të bëhej", thekson bashkëbiseduesi ynë.
Radojkoviq ndërkaq vlerëson se kjo është dhe çështje vlerësimi politik, sepse Kurti nuk i intereson Marrëveshja e Brukselit, ashtu sikurse nuk ishte i interesuar për Misionin UNMIK gjatë mandatit të tij të plotë.
“Kurti në përgjithësi i përmbahet mjaft strikt ideologjisë që përhap. Prej tij dhe qeverisë së tij, nuk mundet të pritet që ai të afrohet ndonjëherë, pale më të bëjë ndonjë hap në drejtim të themelimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe. Iluzionuese është të besosh se diçka e tillë do të ndodhë dhe duhet veçse të ndjekësh deklaratat e tij prej viti 2004 e deri më sot dhe të kuptosh se ai është shumë konsistent në zbatimin e politikës së tij si në raport me faktorët ndërkombëtarë ashtu dhe ndaj popullsisë sërbe në Kosovë dhe Metohi”, tha Radojkoviq.
Sot, 13 vite pas nënshkrimit, konstaton “se jemi gjithnjë e më larg nga Marrëveshja e Brukselit”.
"Anëtarësimi në BE është gjithnjë e më larg, nuk kemi lëvizur prej pikës së vdekur. Unioni makar të përmbushte një pjesë të premtimeve duke dhënë statusin e kandidatit për anëtarësim dhe gjithçka tjetër mund të konsiderohet e pakuptimtë. Kështu që mund të thuhet se jemi gjithnjë e më larg Marrëveshjes së Brukselit” konkludoi Radojkoviq.