Ukshini: Nëse Gjykata Speciale dënon liderët e UÇK, nuk besoj se ndonjë kryeministër do të formonte BKS

Silje Ukšini
Burim: Kosovo Online

Ish diplomati kosovar Sylë Ukshini, thotë se pritshmëritë nga Marrëveshja e Brukselit kanë qenë të mëdha si në Sërbi, ashtu dhe në Kosovë dhe se politikanët në Beograd dhe Prishtinë besojnë tek dialogu që do të çonte deri në normalizim por që vlerëson se egzistonin dy probleme. Përmend dhe gjykimet e liderëve të UÇK në Hagë ku konstaton se nëse ata Gjykata Speciale i dënon, nuk beson se ndonjë kryeministër të ketë kurajën që të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe.

“Kur u nëshkrua (Marrëveshja e Brukselit), punoja në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pritshmëritë kanë qenë të mëdha si në Sërbi ashtu dhe në Kosovë. Mendoj se politikanët në Prishtinë dhe Beograd besonin tek dialogu që do të çonte deri tek normalizimi, por egzistonin dy probleme” tha Ukshini për Kosovo onlajn.

Sikurse thotë, Vetvendosja, atëherë në opozitë, ishte kundër BKS, ndërsa Aleksandar Vuçiq ishte i vetdijshëm se duhet të arrihet marrëveshje finale dhe ky është normalizimi i marrëdhënieve.

Shton se qeveria e mëparshme e Kosovës, nuk pati fuqinë që të zbatonte Marrëveshjen e Brukselit për të cilën Prishtina tashmë është në situatë të vështirë.

“Sinqerisht, nëse Gjykata Speciale vendos që të dënojë krerët e UÇK, nuk besoj se do të ketë ndonjë kryeministër që të ketë kurajën për të formuar BKS, sepse në Kosovë egziston përshtypja se krijimi i Gjykatës Speciale është tradhëti dhe se atë e ka ndërtuar Dik Marti, ndonëse ka qenë raport që e ka paraqitur Konstantin Kosaçov, njeriu i KGB. Parë nga kjo perspektivë, kjo formë gjykimi nuk është madje as përballje me të kaluarën dhe nuk krijon supozime për pajtim mes sërbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Ndaj mendoj se BKS e përdor si instrument që të shmanget mundësia e marrëveshjes finale”, tha Ukshini.

Ndonëse thotë se Marrëveshja e Brukselit është bazë e mirë, vlerëson se BE, Sërbia dhe Kosova humbën “momentin“ pas luftës në Ukrainë, në Gazë dhe tashmë dhe në Lindjen e Mesme.

“Zhvillimet ndërkombëtare nuk na shkojnë në favorin tonë dhe jam pak skeptik për çështjen e përmirësimit të dialogut“, tha Ukshini.