Andriq Rakiq: BE ka shumë interes që të zgjidhë marrëdheniet mes Beogradit dhe Prishtinës

Milica Rakić Andrić
Burim: Kosovo Online

Menaxherja programuese e Organizatës Joqeveritare “Iniciativa e Re Shoqërore” Milica Andriq Rakiq ka thënë se Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar si sot 13 vite më parë, vazhdon të jetë temë si në Beograd, ashtu dhe në Prishtinë, por më shumë edhe për Unionin Europian ku sikurse thotë, në masën më të madhe është i interesuar që të zgjidhë marrëdhëniet e tyre për të vijuar proçesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

"Pothuajse të gjithë e përmendin Marrëveshjen e Brukselit. Kjo vazhdon të jetë temë në Beograd, në Prishtinë, por edhe për Unionin Europian. Ndoshta për Unionin Europian më shumë pasi Beogradi dhe Prishtina u ka mbaruar motivimi që të merren me dialog. Beogradi prej dialogut prej shumë kohësh nuk ka fituar asgjë. Prishtina fiton më shumë duke vepruar jashtë tij, i vetmi që ka interes të madh është UE, të paktën në letër. Objektivisht, si Beogradi ashtu edhe Prishtina kanë shumë interes për të asistuar në dialog, por kur shikoni veprimet, në fakt është BE ajo që është më e interesuar për zgjidhjen e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, që të mund të vazhdojë me proçesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor", tha Andriq Rakiq për Kosovo Onlajn.

Ndonëse, thotë, të gjithë e përmendin, kjo nuk do të thotë që proçesi i dialogut është në "fazë të mirë", por krejt e kundërta, prej kohësh as nuk funksionon.

Vëren se arsyet për të cilat Beogradi dhe Prishtina asistojnë në dialog, janë totalisht të kundërta, çka i merr domethënien e këtij proçesi dhe pakëson efektivitetin e tij.

Bën me dije se Unioni Europian këmbëngul vazhdimisht tek dialogu, në të cilin ka mbështetjen e vendeve të Pesëshes, si dhe të KFOR, por pavarësisht kësaj-nuk ka efekt.

"Kurti në katër vitet e fundit, ka fituar shumë më tepër me veprime jashtë dialogut dhe nuk ka shumë pasoja kur e bën këtë, ndaj nuk ka arsye të asistojë në dialog në ndonjë nivel serioz, veçanërisht jo në zbatimin e atyre pjesëve të Marrëveshjes së Ohrit që kanë lidhje me vetëqeverisjen e komunitetin sërb. Dhe ndërsa është kjo kështu, e ndërsa ai arrin të ndryshojë realitetin në terren jashtë dialogut pa pasoja serioze-atëherë përse do t'i afrohej dialogut? Do të vijonte të zbatojë politikë që derimë sot ka qenë mjaft efikase sipas synimeve të tij dhe i jep shumë më tepër rezultate sesa dialogu", spegon Rakiq Andriq.

Kjo e fundit shton se problemi me këtë qasje që është afatshkurtër dhe nëse Kosova dëshiron të bëhet pjesë e BE, do të duhet të merret me të gjitha aspektet e dialogut.