Marrëveshja e Uashingtonit dhe fjalët e Trampit përmes prizmit të Osmanit: Fituan pikë apo humbën golin?

Osmani i Tramp
Burim: Društvena mreža "X"/Vjosa Osmani

Takimet e Vjosa Osmanit në Amerikë kishin për qëllim thellimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA njoftoi Presidenca e Kosovës, ndërsa përshtypja e analistëve të shumtë nga Prishtina është se dhënia e deklaratave "të papërgjegjshme dhe të pasakta", bëri që topi i Osmanit të mos shënojë gol. Duke pretenduar se Marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar dhe se fjalët e Donald Tramp për parandalimin e konfliktit mes Sërbisë dhe Kosovës i referohen kërcënimeve aktuale, sipas bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, Osmani tentoi të shkrinte marrëdhëniet me SHBA dhe vetes t’i sigurojë rrugë drejt mandatit të ri, por çështja është nëse i’a arriti kësaj.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Drejt Osmanit kanë ardhur një sërë kritikash nga Prishtina si pasojë e deklaratës se Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020 ishte zbatuar, ndaj drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk e zbatoi këtë marrëveshje dhe se deklarata e Osmanit nuk është e saktë.

"Nëse Marrëveshja e Uashingtonit do të ishte zbatuar, Kosova sot do të kishte pak gaz dhe do të shndërrohej qendër për shpërndarjen në veri të Shqipërisë, Mal të Zi dhe Sërbi, si dhe qendër shumë e rëndësishme për infrastrukturën rrugore e hekurudhore rajonale. Përveç kësaj, do të kishim mbyllur çështjen e menaxhimit të ujërave në Liqenin e Ujmanit me Sërbinë. Qeveria e Kosovës as nuk e mori në konsideratë dokumentin e fizibilitetit që SHBA përgatiti për këtë çështje, duke e hedhur në plehra", tha Peci.

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, gjithashtu dënoi Osmanin, duke deklaruar se “ëndërron me sy hapur për mandatin e dytë, ndërsa në realitet është e njëjta që së bashku me Albinin (Kurtin), sfidoi marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 në Uashington”.

Kujtojmë, Vjosa Osmani në fillim të janarit 2021, deklaroi se pas ardhjes në pushtet të administratës së Xhozef Bajden, Prishtina duhet të insistonte në rishqyrtimin e marrëveshjes së nënshkruar gjatë administratës së Donald Trampit sepse besonte se marrëveshja e e cila në emër të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë e nënshkroi ish-kryeministri Avdullah Hoti (LDK), ka pjesë dëmtuese.

Bashkëpunëtori i Qendrës për Politikë Europiane nga Beogradi Millosh Pavkoviq, ka thënë për Kosovo Onlajn nga Marrëveshja e Uashingtonit janë përmbushur gjithsej dy apo tre artikuj ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë ngelur në letër.

“Tek përmbushja vihet re atë që Sërbia ndërpreu fushatën për çnjohjen e Kosovës, ndërsa njëkohësisht për një vit hoqi dorë nga aplikimet për anëtarësim në organizmat ndërkombëtare e pastaj njohjen famoze të Kosovës nga ana e Izraelit, si dhe pikën në lidhje me mos-sigurimin e teknologjisë 5G që ka të bëjë me Huauei. Ajo çka nuk është përmbushur dhe ishte me të vërtetë ishte mjaft e rëndësishme për procesin e normalizimit, është ndërtimin e hekurudhës Beograd-Prishtinë, autostradën e Paqes Nish-Prishtinë dhe vendosja e trafikut ajror mes Beogradit dhe Prishtinës. Këto gjëra janë të gjitha që në terren do të kontribuonin në një lloj normalizimi ekonomik që mund të çonte në normalizim më të gjerë politik”, tha Pavkoviq.

Ky i fundit konstaton se është e qartë se nga perspektiva e Prishtines, njohja e Izraelit dhe vazhdimi i fushatës për anëtarësim në organizmat ndërkombëtare, janë gjërat më të rëndësishme dhe vendimtare.

“Nga perspektiva e tyre, është përmbushur e gjithë marrëveshja e Uashingtonit nëse është përmbushur. Dhe nuk është përmbushur anëtarësimi i Kosovës në ‘mini Shengen’ pra tek Ballkani i Hapur, për të cilin Prishtina u zotua në marrëveshje. E gjithë kjo mund të kishte mundësuar procesin e normalizimit, por rreth këtyre gjërave tashmë pas pesë vitesh, askush nuk flet”, thekson Pavkoviq.

Dhe analisti politik Shkelzen Maliqi thotë se Marrëveshja e Uashingtonit nuk u zbatua sepse menjëherë pas nënshkrimit të saj, qeveria u ndryshua, në pushtet erdhi Albin Kurti si kryeministër dhe Vjosa Osmani si presidente, e cila ishte kundër kësaj marrëveshjeje.

"Praktikisht nuk u zbatua, por shumë nga idetë e përfshira në atë marrëveshje, janë ende valide. Do të duhej të investoheshin shumë e madhe të hollash në Kosovë e Sërbi dhe tani me gjasa nuk do të jenë. Rrethanat tashmë janë të reja", tha Maliqi për Kosovo Onlajn.

Ndërkohë, qysh prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit, sikurse vëren, Unioni Europian në një farë mënyre, e ka përfunduar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës duke “zyrtarizuar marrëveshjen ndërkombëtare për të cilën presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Kosovar Albin Kurti u dakordësuan pa firmë” ndonëse punonin në të që ajo mos të realizohej.

Në deklaratën e presidents kosovare se Marrëveshja e Uashingtonit është zbatuar dhe se tani duhet të shkohet më tej, bashkëpunëtori i Rrugës së Tretë të Re Petar Doniq, e shikon si "pozicionim politik".

“Ata me gjasa duan të thonë se këtë ojesë të Marrëveshjes së Uashingtonit ndonëse kjo nuk është e vërtetë e kanë përmbushur, apo të paktën e kanë përmbushur në masën më të madhe dhe tani duhet të kalojnë në diçka tjetër. Ky është pozicionim politik në këtë moment, në kuptimin: ja ne jemi jemi nxënës të mirë”, tha Doniq për Kosovo Onlajn.

Marrëveshja nga Shtëpia e Bardhë, shton ai, ishte de facto jetëshkurtër, sepse u arrit afër fundit të mandatit të parë presidencial të Donald Tramp, pas të cilit erdhi Xhozef Bajden.

“Dhe nga ana amerikane, shumë pika kanë humbur potencial dhe frymëmarrje të caktuar dhe objektivisht duhet të mendojmë për ndonjë marrëveshje të mëtejshme nëse ideja është t’a arrijmë”, thotë Doniq.

Mesazhi tjetër që Osmani përcolli gjatë qëndrimit në SHBA ku shkaktoi polemika, është se bazuar në deklaratat e presidentit amerikan Donald Tramp, është e qartë se ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në ndaljen e destabilizimit të rajonit tonë "në javët e fundit".

Ndaj kësaj reagoi ashpër Riçard Grenell, ish-i dërguari special i Amerikës për dialogun mes Beogradit dhe Prishtines, duke thënë se është e turpshme që Vjosa Osmani të manipulojë me fjalët e presidentit Donald Tramp. Grenell kujtoi se Tramp do të ishte nominuar për çmimin Nobel për Paqen për shkak të angazhimit në vendosjen e paqes dhe normalizimin ekonomik mes Kosovës e Serbisë gjatë viteve 2019-2020 e veçanërisht përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit në Shtëpinë e Bardhë.

“Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Të pretendosh se diçka e re po ndodh tani është absurde”, tha Grenell.

Sipas mendimit të Maliqit, deklaratat e Osmanit rreth kontributit të Trampit ishin kërkim për “rrugëdalje” personale, sepse ajo do të dëshironte të merrte mandat të ri.

“Prej një viti, ajo e ka kritikuar Kurtin pak nga pak. Gjithashtu tenton të ripërtërijë raportet SHBA dhe Perëndimin në përgjithësi, megjithëse kjo nuk duhet të bazohet tek interesat e saja personale, por në bazë të interesave të Kosovës dhe të të gjithë qytetarëve të saj” thotë Malqi.

Pavkoviq bën të ditur se duke folur për meritat e Tramp, presidentja kosovare në fakt dëshironte që veten t’a impononte si partnere potenciale dhe të tentonte të shkrinte raportet mes administratës aktuale të SHBA dhe Prishtinës, por që rreth kësaj nuk ia doli, sepse fjalët e saj u pritën me rezistencë të ashpër nga Riçard Grenell.

“Këtu fokusi nuk ishte nëse kishte vërtet indicie se do të kishte konflikt të armatosur në Kosovë, por Osmani dëshironte që këtë histori t’a shfrytëzonte dhe krijonte një lloj raporti me Shtëpinë e Bardhë. Sigurisht, përherë egziston mundësia që ajo që është larg publikut të egzistojë pas kulisave dhe që ne për këtë të mos dimë, por që mendoj se fokusi këtu ishte ende tentativë për të ndërtuar çdo lloj lidhjeje mes presidents aktuale të Kosovës dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, për atë deklaratë”, tha Pavkoviq.